Alarmi: Ja lojërat që nuk duhet të luani në Facebook! Iu vjedhin të dhënat

4 Mars 2016, 17:14Lifestyle TEMA

Duhet të bëni kujdes me lojërat që bëni në Facebook pasi mund t’iu vjedhin gjithë të dhënat.

Ekspertët e një faqeje informatike paralajmërojnë se janë disa lojëra që duhen evituar në FB.

“Lojëra të tipit: cilës kafshe i ngjani, sozia i cilit aktor jeni, çfarë do bësh në jetë, dhe variante të tilla lojërash janë shkaku i vjedhjes së të dhënave. Duke klikuar në këto lojëra përdoruesit dalin nga Facebook dhe hyjnë në një platformë tjetër. Kështu me një klikim të vetëm ata i japin të drejtë atij aplikacioni që të hyjë në të dhënat e përdoruesit”, thuhet në njoftimin e ekspertëve.

Ndaj nëse nuk doni të rrezikoni, më mirë t’i evitoni këto lojëra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje