Flamur Noka merr në mbrojtje Kreshnik Spahiun: Ky është arrestim politik

4 Mars 2016, 11:21Politika TEMA

Partia Demokratike ka dalë në mbrojtje të Kreshnik Spahiut.

Flamur Noka ka thënë për mediat, se arrestimi i tij është politik.

“Shteti ligjor nuk ekziston më në këtë vend. Të arrestosh për protestë do të thotë të kthesh frymën e diktaturës dhe po vret frymën e protestës. Kjo qeveri është në panik. Është e papranueshme. Nuk ka vend në botë që ndodh kjo gjë që të arrestohet një kryetar partie në zyrë sikur të ishte një kriminel, sikur të ishte një vrasës.

Për fat të keq kjo po ndodh rëndom në vend. Arrestohen qytetarë të lirë dhe personalitete, ndërkohë që trafikantë dhe kriminelë janë në Parlament. Nuk besoj se keni parë në këto tre vite të arrestohet qoftë edhe një kriminel.

Arrestimi është për motive të pastra politike dhe kjo ndodh vetëm në shtetet ku ka diktatura të pastra. Kreshnik Spahiu është arrestuar për arsye se ka zhvilluar një protestë para velinës së Edi Ramës”, tha Noka.

Ai iu është shmangur ndërkohë pyetjeve të gazetarëve, për sulmet dhe akuzat e PD-së kohë më parë ndaj Kreshnik Spahiut.

Kujtojmë që PD bëri një betejë të egër ndaj Spahiut kur ky ishtë zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri sa e shkarkoi atë.

5 komente në “Flamur Noka merr në mbrojtje Kreshnik Spahiun: Ky është arrestim politik”

  1. angjelini says:

    Spahia nuk eshte krytar partie pasi nuk ka marre vota per ta quajtur te tille. Ai eshte nje mbeturine si ti Ndoka. Ju jeni aleanca kunder popullit shqiptar. Aleanca e hajduteve. Te poshter, vrases dhe kriminel. Kush ju jep te drejte te bllokoni bashkine. Populli I tiranes nuk ju votoj te poshter. Fashiste.

  2. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    DOLE TE MALOK AJO ESHTE SORRA E ZEZE E JUAJA TURP O QOBAN DELESH

  3. qytetar says:

    SKANDALOZE !!! ARRESTIME SI NE KOHEN E PPSH , AFMIK KHNDRA PARTISE . TURP ,KESHTH NUK SHKOHET NE VOTIME .

  4. anduel brahimi says:

    mire ja bete se na cau trapin (tere diten me flamur ne dore)

  5. zabiti says:

    Ke pa ti qe ky Malok kolosiani te jete i qut?
    Dhe e di pse: Sepse neser kur Noka te jete
    atje ku e meritone prapa Hekurave,te ngrihet
    Ceta me 6 a 7 vete e Ka**nikut te bejne kete qe
    beri Noka per Spahiun.E more dreq vetem per mbrapshtina
    ju punone Truni.Fundja jane specie te te njejtit Habitat(malor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje