Një ndër aktoret më në zë për momentin, e njohur si Dilara nga seriali “Fate të kryqëzuara” është plotësisht e dashuruar, madje ajo është në një romancë me një djal nga Shkupi.
Mësohet se dashuria e tyre është në fazat e para dhe për koçidencë, edhe i përzgjedhuri i saj është me profesion aktor.
Ertan Shabani, djaloshi nga Shkupi që i ka vjedhur zemrën aktores turke, ka pak kohë që punon dhe jeton mes dy qyteteve, Shkupit dhe Stambollit. Dy vitet e fundit ai ka qëndruar intensivisht në Stamboll, duke u shpërngulur për shkak të një tragjedie që i ka ndodhur atij, ku ka humbur bashkëshorten. Dhe sipas burimeve të “Panorama plus”, ai e ka vuajtur shumë këtë tragjedi.
Duket se të njëjtën histori të trishtë ka përjetuar edhe aktorja në jetën reale. Ebru Ozkan (Dilara) nuk ka qenë gjithmonë me fat në jetën e saj. Ja si është shprehur ajo për jetën e saj: “Kam lindur në Ankara, kam një histori të trishtuar, më braktisën në moshë të re, duke jetuar në një fshat të vogël jashtë Ankarasë. Kam kaluar një fëmijëri të vetmuar e për këtë gjë i dua shumë njerëzit, nuk kam pasur asgjë për të ngrënë, jam ushqyer me pemë të egra, nuk mund ta harroj atë periudhë asnjëherë në jetë”, thekson ajo.
E pyetur se si shkon jeta e saj në këto momente, ajo thotë: “Bukur, jam e lumtur të paktën. Kam shpresa të mëdha, por jo ambicie, kështu që nuk zhgënjehem. Dashuria më bën ajo që jam, ndikon në kiminë time dhe në periudha të ndryshme shkakton çrregullime kimike. Mendoj se dashuria është hallka kryesore e jetës”.
E pyetur nëse ka kërkesa në filma, sepse nuk ka shumë role, ajo është përgjigjur: “Jooo, për shkak se rrallë shfaqem në projekte, vdesin të më kenë, ndoshta nuk kam shumë bukuri, por kam stil, shije e klas”. /albeu.com/
pune turqish,varu kkkkkkkkk………..