Siç e dini, politika jonë është para një vendimi shumë të vështirë.
Ajo duhet të dekriminalizohet.
Asaj i duhet të vendosë që kriminelët, trafikantët e drogës, tutorët e prostitutave, vrasësit, grabitësit, hajdutët dhe gjithë soji i tyre, të mos bëhen më deputetë, kryetarë bashkishë, drejtora etj.
Nuk është gjë e lehtë të bëhet kjo, kur ky soj është shpërndarë si vaji në lakra në të gjitha strukturat politike. Fillimisht ky soj vetëm paguante rryshfet për politikën ndërsa politika e përdorte atë si armë në zgjedhje e pastaj e braktiste.
Por dalëngadalë, u rrit nevoja për krah të armatosur dhe para cash. Duheshin rrahur kundërshtarët, duheshin shqyer e mbrojtur kutitë e votimit, sipas rastit.
Pastaj ky soj nuk ofroi thjeshtë paratë dhe ushtarët e dhunës, por u ofrua edhe vetë.
Ata u futën nëpër struktura partiake, politika u miqësua me ta, ata filluan të ishin garancia dhe mbrojtja e saj dhe dalëngadalë u bënë njësh.
Paralelisht me këtë ngjizje të krimit me politikën, erdhi edhe degradimi i shoqërisë dhe asaj demokracie të zbehtë që po rritej.
Nga njëri preces zgjedhor në tjetrin, ne filluam ta shesim votën gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më hapur, gjithnjë e më lirë.
Ne filluam t’ia japim votën atyre që, edhe pse e dinim se janë trafikantë dhe banditë.
Ne i votonim edhe pse e dinim se ato para që po na jepnin na i kishin vjedhur po neve, shumë më shumë. Sepse gjithnjë e më shumë nuk kishim e nuk kemi besim tek askush.
Tani ata duhen ndarë. Por ky operacion është i dhimshëm, aq sa unë nuk besoj se këtë ndërhyrje mund ta bëjë vetë pacienti.
Unë mendoj se sërish këtë duhet ta zhbëjmë ne, ne që e lejuam të bëhej. Po po, ne! E di që do të thoni se kush na pyet neve, por unë them se vetëm ne mund ta bëjmë.
Ne i njohim të gjithë ata që na sjellin partitë për të votuar.
Dhe, ne vend që të pranojmë paratë tyre të qelbura erë gjak e erë drogë, t’ua refuzojmë edhe paratë, edhe votën.
Vetëm kështu dekriminalizohet politika, dhe shteti pas saj.
Ke te drejte po pse nuk e filloni ju qe ne si popull t’ju mbeshtesim
Me qarte& Shkurt: MOS dil ne votime o DELE se do mbetesh dele FeRME!!
Politika do te dekriminalizohet me se s’ben;jo prej vullnetit te saj por prej pahirit te shqiptareve,proces I cili ka filluar,per te mos u ndalur,qysh me 23 qershor 2013.
Politika dhe mediat klienteliste te inkriminimit te tyre te integruar,ne xhep e nder te shqiptareve,nuk kane nga ia mbajne me,,,,sepse shqiptaret ,ne shumice te cilesuar,po binden e po bejne cdo dite e me mire ushtrimin e sovranitetit te tyre,te pergjegjshmerise se tyre kombetare dhe historike.Kush nuk e sheh dhe e nuk do t’a pohoje kete,,,,eshte pjese evidente e gangsterizmit politik,shteteror dhe mediatik te pas-nentedhjetes.
Gezoju M.Kikia , se shqiptaret e gjeten vete rrugen e mbrothesise se tyre,duke kaptuar mijra halle,poshterime e mundime te tranzicionit me kriminal dhe me antikombetar qe mund te gjendet ne modelin e shndrimit te sistemit ne vendet ish-komuniste.
Une e di qe mediave u pervlon bythen ky relitet social e kombetar,ne shendoshje,,,,po kujt I plasi per llapaqenet,pa din e pa iman,,,,qe I thone vetes medie.
Z.KIKIA,shume drejt.Un qe po ju shkruaj jam futur ne burg 24 ore pse desha te mos firmosej proces-verbali fallco i votimit ne 1996-ten.Tre falanga B-shiste qendronin te koka,shanin,kercenonin me liber shtepie kryetaren e komisionit-femer e nderuar.Kete fryme poshteruese,vjedhjen e çdo gjeje ,vrasjet mafioze… ne kete vend e rrenjosi AI,SB.Kjo qe thoni ju mund te behet me lista te hapura,me sist.maxhoritar,etj.E.Mallakastrioti