Mijëra vetë në Indonezi u mblodhën për të ndjekur eklipsin e plotë diellor, ngjarje që ndodhte për herë të pas 33 vitesh në këtë vend. Ajo çfarë ka bërë përshtypje ështe se autoritetet kanë shpërndarë rreth 4 000 palë syze për të pranishmit, ndërkohë që herën e fundit kur vendi përjetoi një eklips të tillë në 1983, qeveria i pati paraljmëruar njerëzit të qëndronin brenda nga frika se fenomeni mund të kishte impakte negative në shëndetin e njerëzve, apo të shkaktonte verbëri.
Sipas NASA-s, eklipsi i ardhshëm diellor do të ndodhë në 2017 dhe do të jetë i dukshëm nga SHBA.