OBT do ndihmojë Shqipërinë për hartimin e planit kombëtar të turizmit 

10 Mars 2016, 19:33Turizëm TEMA
OBT do ndihmojë Shqipërinë për hartimin e planit

 

Shqipëria i ka kërkuar Organizatës Botërore të Turizmit, mbështetje për hartimin e planit kombëtar të turizmit. Plani kombëtar i turizmit dhe strategjia e zhvillimit të turizmit janë dy dokumente strategjike, detyrime ligjore, që rrjedhin nga ligji “Për turizmin”. Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi është takuar me  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, z. Tabel Rifai, me  te cilin kane shkembyer disa ide rreth zhvillimit te sotem ekonomik te shqiperise dhe vecanerisht zhvillimit te turizmit Aktualisht. Strategjia për zhvillimin e turizmit është në proces rishikimi.  Gjate takimit u shkembyen ide edhe per te asistuar Shqiperine e në drejtim të hartimit te kkogarive kombetare ne fushen e Turizmit (Tourism Satellite Account), I cili është një instrument i ri statistikor i projektuar për të matur ndikimin e turizmit në ekonominë e një vendi.

 

Duke qënë se turizmi është i vështirë dhe kompleks për t’u matur statistikisht pasi përmban në vetvete një amalgam industrish të tjera si: transporti, hoteleria, bar dhe restorante, produkte kulturore karakteristike etj., lindi nevoja dhe u përcaktua rëndësia e projektimit të një metode që të analizojë të gjitha bashkëveprimet e këtyre industrive me turizmin. Për këtë është quajtur Llogari Satelitore (TSA)pasi merr në shqyrtim të gjithë aktorët që ndër veprojnë.

1 komente në “OBT do ndihmojë Shqipërinë për hartimin e planit kombëtar të turizmit ”

  1. Odetka says:

    O Mero na ntrashe, mor burre. TSA eshte aplikuar ne Shqiperi qe ne 2008 nga Pango. Ne UNOBT (OBT eshte term i vjeter) ne Madrid ishim te perfaqsuar (te zgjedhur), dergoheshin sistematikisht te dhenat. Impakti i turizmit ne GDP ishte minor, sot eshte i paperfillshem. TSA jep vetem nr e turisteve por per shkak te “turizmit politik ne te zeze” sllogaritet ndikimi ne GDP por lehtazi ai ne xhepat politike malokare apo kokedhimare
    Ti ke dhe ke te pyesesh mor gazetar investigator i kategorise superiore! Ka nje jete ne politikat e Turizmit. Pyete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje