“El Castillo de Matrera” në Villamartin të Spanjës është një kështjellë e shekullit të të IX, por kohët e fundit ajo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të restaurimit të saj. Rrënojat kështjellës antike kanë tashmë një fasadë të re, minimaliste të suvatuar dhe në ngjyrë të bardhë. Projekti i arkitektit Carlos Quevedo është kritikuar mjaft nga ekspertët, megjithatë nuk kanë qenë të paktë ata që edhe e kanë lavdëruar. Pamja unike ka bërë që një pjesë e kritikëve ta cilësojnë si një vepër “neo-brutaliste.”
Restaurimi eshte kryer mbi kritere te mirfillta shkencore. Urime arkitektit.