Veliaj paguan gjobën e së moshuarës që revoltoi rrjetin (ishte denoncuar nga banorët e pallatit)

11 Mars 2016, 18:02Sociale TEMA
Veliaj paguan gjobën e së moshuarës që revoltoi rrjetin

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas fotos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një e moshuar është gjobitur nga Policia Bashkiake për shitjen e ca tufave qepë dhe sallatë.

Sipas Bashkisë, ajo është denoncuar nga banorët e pallatit pasi iu bllokonte shkallët.

Bashkia ndërkohë bën me dije se gjoba për të moshuarën, është paguar nga vetë Erion Veliaj.

“Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë.

Bashkia e Tiranës po punon çdo ditë për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e qytetit. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të përurojë nesër tregun e parë të këtij lloji në Njësinë Administrative nr. 3, si dhe po publikon edhe hartën e 16 tregjeve (bashkëlidhur) që ndodhen në gjithë qytetin e Tiranës.

Lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit, të cilët kërkonin lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

31 komente në “Veliaj paguan gjobën e së moshuarës që revoltoi rrjetin (ishte denoncuar nga banorët e pallatit)”

  1. Kritiku says:

    Veliaj nuk duhet qe te paguante gjoben. Ketu tregon qe eshte njeri i dobet. Gjoba duhet te sherbeje qe njerezit te ndergjegjesohen dhe te shkojne ne vendet e caktuara per te shitur prodhimet e tyre. Ne cilin vend te Europes eshte pare ndonje qe te shesi ne rruge, vend e pa vend dhe aq me keq duke i vendosur edhe ne toke? Injoranca e katundareve nuk duhet qe te mbeshtetet por te denohet.
    Ata qe gjoja ngrejne zerin se po denohet dikush qe ka dale per buken e gojes, duhet qe te ishin te paret qe te bertisnin per moslejimin e tregtimit vend e pa vend. Po per sigurine e konsumatorit perse nuk bertasin keta injorante? Ku eshte pare qe te tregtohet qumeshti, veza, gjalpi, gjiza, etj, ne rruge ashtu pa asnje kriter higjenik? Atyre qe u vjen keq qe u vihen gjoba injoranteve, duhet t’ju themi qe nuk jemi ne Afganistan.

    1. Luljeta says:

      Plaka, qe as duhet te shese ne te ftohte, por varferia e detyron, i ka bio, ndersa farmacite qe kane ambiente te ngrohta, shesin helme te skaduara duke vene me ne rrezik jetet njerezore!

    2. Kritiku says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur

      1. Kritiku says:

        Kush te dha leje qe te hysh ne mes te njerezve, ty shpellar? Pale, perdor te njejtin emer ketu, ashtu si edhe une.

    3. fukarai says:

      O zotri i shkolluar e kush u be merak per sigurin shendetsore per konsumatorin???qellimi eshte te mbledhin nga xhepi i fukarenjve dhe qindarken e fundit duke deshperuar deri ne kulem njerzit…

      1. Kritiku says:

        Ti qe je “fukara” duhet te jesh edhe i pazhvilluar mire nga ana intelekti. Mos-lenia e tregtimit vend e pa vend eshte mase edhe per kujdesin e konsumatorit, por keto gjera ti nuk i kupton. Mos je gje edhe ti nje nga ata katundaret qe shesin plera duke i reklamuar si mall i mire?
        Mos u fusni ne diskutime per gjera qe jane shume larg perceptimit te intelektit tuaj. Shko e puno dhe mos u merr me gjera qe nuk te takojne.

        1. Nizam says:

          O kikirik ik skerbythu ti me strandartet e tua dhe mos mbro nje pederast si ai djali i mamase. Varferia qe kane sjelle pushtetaret qe ti mbron i kane detyruar njerezit te shesin ne rruge. Po shqiperia do revolucion popullor jo politik si u be ne 1997-98″ pa ta shihni ju do kete me kesi lloj tifozlliqesh te felliqura!

    4. @Kritiku says:

      Ti je i sigurt qe tregjet e percaktuara nga bashkia i plotesojne kriteret higjienike? Ne c’menyre e garanton bashkia nivelin e higjienes tek tregjet e saj? Ne rast se nuk i ploteson kushtet higjienike a duhet te gjobitet bashkia se ciles i paguhet nje takse? Te pretendosh kritere higjienike per barishtete e rritura ne toke eshte absurde sepse minimalisht ato duhet te lahen perpara se te perdoren per gatim. Ti me sa duket pretendon qe barishtet te shkulen te lara nga toka. Tipike e njerezve si Veliaj qe nuk kane punuar kurre ne jeten e tyre por i kane perfituar gjerat qyl e me mashtrime. Shitesi i fiqve a e mban mend ne c’kushte higjienike i shiste fiqte.

      1. Kritiku says:

        Informohu me mire, perpara se te besh pyetje. Tregetia ka rregulla dhe ato duhen zbatuar. Edhe barishtet, qe i quan ti, duhet te jene te kontrolluara, perpara se te shiten. Ne momentin qe ti u ofron nje mall dikujt tjeter duhet qe te jesh njekohesisht edhe i pergjegjshem per pasojat qe mund te vijne nga demi shendetesor qe mund ti krijosh konsumatorit. Shitesi i nje malli ka detyrim ligjor edhe moral. Ne kushtet qe te gjithe i dime, qe fshataret shqiptare jane shume te papergjegjshem nga ana higjenike, ç’do lloj malli qe ata ofrojne duhet qe tu nenshtrohen perpara kontrollit nga organet perkatese. Duke ditur qe fshataret shqiptare jane njekohesisht edhe “katile” duke perdorur lloj-lloj pesticidesh qe ata vete nuk e kane idene, se çfare demi shendetesor sjellin ne konsumimin e produkteve te nxjerra, eshte nje detyrim urgjent per ndalimin e shitjeve te prodhimeve te pakontrolluara. Fshatare te qelbur qe shkojne dhe marrin shishet plastike neper kazanet e plererave dhe i perdorin per te futur qumeshtin dhe kete ata e shesin ne mes te rruges, jashte te gjitha kushteve higjenike, duhen ndaluar dhe gjobitur rende. Kush merr pergjegjesine per tere ato semundje qe jane hapur kohet e fundit nga konsumimi i ushqimeve komplet te pakontrolluara? Kush e lejon nje injorant qe ther ne ane te rruges gjene e gjalle dhe ndot ambientin, por edhe nuk ka marre akoma “vulen” e veterinerit, eshte po aq kriminel sa edhe vete “shitesi” i mallit. Te luash me shendetin e konsumatorit te ben po aq kriminel sa edhe dikush qe vret dike me arme zjarri.
        Behuni nje here njerez qe duan te jetojne si njerez dhe pastaj komentoni!

  2. Klimax says:

    Mos valle edhe sheshi publik ku u gjobit e moshuara do marri emrin e saj??!!

    1. xxxx says:

      Ik ore b…q… mos na hap barkun me cinizmin tend skerbythje grekofile

    2. enter"" says:

      Klimax, kesaj here nuk jam dakort me ty. Minimalisht duhet te thuash nje bravo Erionit per gjestin.
      Se dyti, nese ka nje treg njerezit duhet te shkojne ne treg.
      Se treti…ishte denoncuar nga banoret e pallatit.

      Keshtu qe ne kete pike mos ju kundervu Rilindjes.
      Rilindje nuk do te thote te serviresh te mirat ne pjate argjendi, rilindje do te thote te fillosh nga vetja.

  3. Genti says:

    me vjen per te vjell nga bashkia. Une do i blej te gjith mallin gruas!! ajo mund te jete gjyshja ime dhe nuk do doja ta shikoja kurr ne ate gjendje nje gjyshe qe zgjedh te punoj dhe jo te lyp

  4. Ubs says:

    Te vjen të qash nga trishtimi qe na ka zene. Kjo është Shqipëria jone!

  5. qamushi21 says:

    O Kritik,robt ku ti kesh……

    1. Kritiku says:

      Ore “qamush”, dole nga shpella? Kush te dha leje? Ben trimin nga ekrani i kompjuterit? Te te kisha perballe do te tregoja se sa te vlente lekura.

  6. Beri says:

    O Qamo po çke or derbardhë

  7. Miri says:

    Urime policise se Veliut te Partise!
    Tani e mbushet arken e shtetit plot.
    Kjo plaka eshte hajdute me e madhe se Beso i Tajvanit.
    Ato ndertesat pa leje dhe parate qe Dr Kosova ju merrte njerezve,i gjetet,apo thjesht i kishit per te genjyer popullin ne fushate?
    Keshtu eshte kur shatlatanet dhe drogaxhinjte zgjidhen kryetare bashkie ne Tirane dhe Kavaje.
    Kjo plaka gjobitet dhe Besos se Tajvanit,nuk i preket qimja,jo me te gjobitet per vjedhjet dhe envazionin fiskal qe ben cdo vit.

    1. Edmond says:

      ne asnje vend te qyteteruar dhe me rregulla te rrepta sanitare per te mbrojtur shendetin e konsumatoreve nuk shiten mallra ushqimore ne …. pragun e shtepise. Kur shitjet behen direkt nga prodhuesi, ky i fundit eshte kontrolluar nga ana sanitare dhe ka nje leje nje vjeçare shitjeje. Kjo pamje ne France do te quhej : commerce sauvage (tregeti e eger ose barbare)! Po sikur nga nje produkt i asaj nones te helmohej nje femije dhe te ishte femija juaj? Thjeshte kjo tregeti duhet te jete e ndaluar por meqenese jemi akoma ne vitin 1912 i vendosim vetem taksa! Kjo eshte thjeshte idiotizem!

  8. Claus says:

    Shihni cfare pamjeje!
    Nje e moshuar qe ka ardhur nga fshati duke mberdhire ne keto dite te lageshta Marsi dhe nje koktul me simbolin e Erjonkes ne koke qe dikur ka shitur fiq, por qe ajo policia komuniste e ka lejuar te shiste i qete se vete Erjonke jetimi donte te mbante shtepine dhe veten me buke!

    Shikoni cinizmin dhe hipokrizine e ketyre qe quhen te majte, qe i kane marre votat nga keta njerez dhe ne fund i gjobisin pa meshire.
    Tek ajo plake ka vendosur ta zbatoje ligjin Veliaj? Keto jane pamje migjeniane me kete xhandar bashkiak qe ha buke nga gjobat qe vene nen hyqmin e Veliajt.
    Nuk eshte per tu habitur qe pas ketij koktuli, do te vije koketuli tjeter per ti vene gjobe se nuk ka dhene fature dhe pas ketij koketuli do te vije nje tjeter per ta gjobitur per mungese higjiene dhe me pas nje koketul tjeter per takse mbi fitimin etj,etj,etj.
    Ku ti gjesh ato produkte se jane prodhim vendas, qepe dhe lakra, qe do ja kisha blere pa dyzimin me te vogel, por te qeverisesh ne kete forme si tagrambledhes mesjete eshte me te vertete kriminale.
    Eshte nje Foto, eshte nje pamje qe te pikon ne zemer. Ndersa sot Veliaj vendosi nje sistem te ri rrogash per bashkine, sigurisht te rritura. Ja kjo eshte klasa e re qe po krijohet, nje klase kriminale qe duan tu marrin shpirtin dhe leckat nje shtrese qe mezi e nxjerr buken e gojes.
    Po per ato fiqte a kishe marre leje ne Komitetin ekzekutiv te asaj kohe Erjonke `99-i?
    Te pakten kjo plake i ka ato qepe nga kopeshti i saj, por ato fiqte ato kohe me siguri qe i ke vjedhur mbi ndonje avlli se ne pallat ke banuar i nderuar kryebashkiak me Bachelor per marredhenie nderkombetare qe nuk do te thote ASGJE.

  9. Ina says:

    Me vjen mire qe bashkia po ben punen e duhur pa bere dallime tek individed. Cilidoqofte personi qe gjobitet ai ose ajo duhet te ndjeki rregullat per te miren dhe shendetin e te gjithe te tjereve.
    Higjena dhe mbajtja e perimeve ne temperature dhe vende te papershtatshme eshte rrezikshmeri e madhe per shendetin, sidomos per femijet.
    Nese dikush ka zgjedhur ti paguaje asaj gjoben qofte edhe Erion Velian, I lumte per humanizmin qe ka treguar. Boll u moret dhe sharje e debate lart e poshte si gjoba qe nuk ka piken e rendesise. Por merruni dhe analizoni shkaqet dhe arsyet, gjithashtu dhe rrugezgjidhjen, alternativat per problemet sociale qe kesaj pjese te shoqerise.
    Propozoni alternative dhe jo merrni neper goje dhe shani nenpunesit civile te cilat paguhen per kete gje.
    Nese 50 veta do ishin helmuar nga bakteri ecoli I sallates qe shet gjyshja a do te behej me ky debat? Jo do debatohej pse u la gjyshja te shesi rrugeve.

  10. nuri says:

    E ka paguar me parate e MAMIT.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    @ kritiku e pame zemergjeresine e veliut
    Per protestuesit te treni
    Te nxjerresh te tjeret jashte nga shtepite
    Dhe ti paguash me gjysem cmimi
    Con njehere qafdwrrin i BE gjoben pastaj ben sikur e paguan
    Yyy u shofshi rrace kriminele KOmuniste Soorrrost.

    1. Kritiku says:

      Kur nuk i kupton gjerat, mos komento kot. Tek treni, ose me mire ish-treni, vendimi per te larguar njerezit eshte marre qe ne kohen e largqoftit(Berisha+Basha), ashtu si edhe demshperblimi i vendosur ne ate kohe.
      Mos i fut hundet aty ku nuk i kupton.

  12. Denko77 says:

    Po mamit te Erionit i vuri njeri gjobe se po shiste fiq!? Nese po, duhet t’ja kete paguar Edi…

  13. robespjeri nga fjeri says:

    e mer e!
    qani hallin e places ju!
    ajo del shet merr pare dhe ik!
    njiher e nji koh,ishte viti 1999 zbrita nga trageti ne Bari. atje kontrolli doganor ishte rrumpall.
    nji plak me e moshume se kjo ne foto,me shami te bardh ne kok,e lodhme nga udhtimi me target,ihte ul ne nji thes te modh. nji burr si bicim intekektuali me mirsjellje dhe perulsi butsi pak hallexhishtce ju lut atyre italjonve qe kontrollonin pasportat qe ta fusnin plaken pa rradh se ishte e vjeter.
    e lejun plaken pa rradh per mirsjellje moshe dhe kur plaka iku kaloji doganen mori edhe thesin qe ishte I mush plot me hashash.
    ajo e shkreta s dinte gjo patjeter,po njerzit e vet qe e prisnin maton dhe ai ndermjetsi gjoja I panjohur qe nderhyni ke milicat per me e fut pa rradh,e dinin gjithcka.
    nese plakaq kapej ajo e shkreta duke qe ishte victim.
    ja pra “nji histori me plak”,pranej mos I qani hallin dynjos se cdo njeri I qan vet hallet e tij. s ka mo komunizem qe shteti fuste hundet edhe ne krevat te ciftit kur martohej
    tash mbreti e sht vet individi,
    cdo njeri e din vet se ca bo.
    ligji esht mbi te gjith,qoft fmij gru apo plak.

  14. ardit says:

    Me hap barkun ky Erioni dhe keta Marketingsat e tij. Kujton se i mbush njeriun mendjen.
    Cudi dhe plaka qe si ka pare tregjet pafund te Erionit se ai i ka postuar dhe ne twitter dhe ne harte interaktive ne Google Maps. Pike e zeze. Ky fluturon me preshe ne bythe, do ta beje si Franca shqiperine dhe harron qe sbehen gjerat me shkop magjik por duhet te vijne GRADUALISHT. Kjo plaka psh sdo dali me rrugeve vetem kur te jete ne gjendje te mire ekonomike, qe te kete dyqanin apo marketin e saj, dhe per sa kohe qe do te jete e varfer, ajo do dale, ska rruge zgjidhje tjeter. Tregje skam pare, dhe ska hapesire ne Tirane se vellai i madh i Erionit i beri pallate.

    Nese do te rregulloje estetiken e rrugeve Erioni, te filloje nga trotuaret inekzistente, nga gropat, nga trafiku i tmerrshem qe po e shkaterron kete qytet, nga smogu (qe rregullohet vetem duke rregulluar transportin publik) etj.

  15. Los Vjerda says:

    Zoteria me kapele republika duhet te jete hafija. Nga paraqitja eshte nje ish sigurims dhe enverist. Njje kapele te tille nuk vihet ne koke per mode, dhe nuk eshte rastesi. Keto lloj kapele, mbajtesit jane te detyruar ti vene ne koke. Eshte nje si karte identiteti pa emer dhe mbiemer me te cilen hafijet, sigurimset, sekretaret e partive, zyrtaret e sigurimit, hetues, police, kryetare koperativash, kryetare te frontit demokratike, operative sigurimi lagjesh e zonash industriale, prokurore, gjykates etj etj. (verini perpara te gjitheve nje ish. Une nuk i vura per te mos renduar shkrimin) identifikojne dhe gjejne lehtesisht njeri tjetrin dhe njihen kollaj nga organet e rendit e mekanizma te tjera. .Me te tilla kapala i ndesh edhe jashte Shqiperie. Mbajta e kesaj kapele nga te siperpermendurit eshte e detyruar. Ajo indirekt i mban ato te lidhur edhe me njeri tjetrin. Me kujtohen mbledhjet e fshehta te komunisteve mbas fitores se demokracise. Te tilla specie me te tilla kapela ne koke pershkonin arteriet e qytetit me destinacion final apartamentet sekrete ku beheshin mbledhjet e partise. Me te tilla kapele kujtoj komunistet e sigurmset e thekur L.SH, R.SH, V.F, M.SH. etj etj.

  16. Los Vjerda says:

    Zoteria me kapele republika duhet te jete hafija. Nga paraqitja eshte nje ish sigurims dhe enverist. Njje kapele te tille nuk vihet ne koke per mode, dhe nuk eshte rastesi. Keto lloj kapele, mbajtesit jane te detyruar ti vene ne koke. Eshte nje si karte identiteti pa emer dhe mbiemer me te cilen hafijet, sigurimset, sekretaret e partive, zyrtaret e sigurimit, hetues, police, kryetare koperativash, kryetare te frontit demokratike, operative sigurimi lagjesh e zonash industriale, prokurore, gjykates etj etj. (verini perpara te gjitheve nje ish. Une nuk i vura per te mos renduar shkrimin) identifikojne dhe gjejne lehtesisht njeri tjetrin dhe njihen kollaj nga organet e rendit e mekanizma te tjera. .Me te tilla kapala i ndesh edhe jashte Shqiperie. Mbajta e kesaj kapele nga te siperpermendurit eshte e detyruar. Ajo indirekt i mban ato te lidhur edhe me njeri tjetrin. Me kujtohen mbledhjet e fshehta te komunisteve mbas fitores se demokracise. Te tilla specie me te tilla kapela ne koke pershkonin arteriet e qytetit me destinacion final apartamentet sekrete ku beheshin mbledhjet e partise. Te tille kapele mbante L.SH, R.SH, V.F, M.SH. etj, etj.

  17. king says:

    Ju komentuesa nuk e dini pse ja ka paguar gjoben kesaj nene ,sepse ja asht dhimsur se edhe e ema e tij ja ka ber dasmen ,dhe e dyta edhe Velia ka shitur Fiq

  18. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Xhaxhi Eri I ben te gjitha per te miren e popullit te Tiranes.
    Vetem se qenka e kunderta e Robin Hudit .
    Ai ua merrte leket te pasurve dhe jua jepte te varferve , kurse Erioni grabit njerezit e dobet , ata me te pafuqishmit pra rreth 80% e popullsise ne menyre qe sipas tij t’ju rregulloje jeten e atyre qe e votuan , pra rreth 70% e popullsise. Ne fakt llogarite sikur nuk dalin ne rregull po nejse.
    Rrofsh o Erion.
    – Faleminderit per parkingjet qe po I paguajme sa frengu pulen , sikur te jemi ne mes te Parisit.
    – Faleminderit per taksat qe po I shton. Na ver edhe ca taksa te tjera se pak sikur jane.
    – Faleminderit per ato shtepite e atyre njerezve te shkrete tek treni qe do t’jua marresh pronat sa per nje cope buke. Sipas teje jeta dhe pasuria e atyre njerezve nuk vlen perpara nje bulevardi qe dashke te ndertosh . Turp !!! Po sikur te kishte shtepine gjyshja jote atje ?
    – Faleminderit per bileten e autobusit urban qe sipas teje e indeksove me inflacionin , por po te degjosh lajmet inflacioni ka vajtur afer 0.Pse nuk I indekson prape biletat , sepse me nivelet e tanishme duhet te behet 200 leke te vjetra.
    – Dhe qershia mbi “torten e hidhur” deri me sot , faleminderit per kete nenen e shkrete qe dridhet se ftohti duke shpresuar te nxjerre buken e gojes , dhe policet e tu trima jane ne krye te detyres me bllokun e gjobave. Kot u harxhove qe e pagove gjoben vete. Jo per gje por tani do behet rruge kjo dhe do vijne te gjithe me flete-gjobat qe t’jua paguash ti. Do te harxhohen edhe leket qe ke fituar nga shitja e fiqve.

    Basha=Veliaj=Rama=Berisha=Meta , te gjithe duan te rrjepin njerezit e shkrete per tu pasuruar vete. Ndryshimi I vetem eshte se secili ka metoden e vet te te rrjepurit te njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje