Rrjeti televiziv Gjerman ARD ka realizuar së fundmi një reportazh në lidhje me krizën e emigrantëve në pikën kufitare të Idomeni-t mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Deri pak kohë më parë vështirë se ndokush e njihte këtë fshat të vogël në kufirin Greko-Maqedonas, nis reportazhi i ARD. Megjithatë, tashmë e gjithë vëmendja e botës është përqëndruar aty, duke e kthyer Idomeni-n në epitomën e krizës Europiane të refugjatëve. Imazhet e mijëra njerëzve të dëshpëruar dhe kufirit të bllokuar kanë bërë xhiron e mediave në të gjithë globin.
“Po fshatarët?” – është një nga pyetjet që ngrihen gjatë reportazhit. Si e kanë përjetuar ata dramën që po zhvillohet në pragun e shtëpive të tyre?