Gjatë intervistës në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka qenë e pamundur të ndaloheshin fishkëllimat ndaj deputetit Ben Blushi në takimin e Elbasanit. Ai ka thënë se fjala e Blushit ishte e paparashikuar dhe se ai as nuk ishte i ftuar në takim, megjithatë i është dhënë mundësia për të folur. Rama ka deklaruar se pavarësisht se nuk kanë mundur t’i pengojnë fishkëllimat, arsyet ata i dinë shumë mirë. Gjithashtu ai i është përgjigjur me ironi pyetjes së gazetarit Fevziu se çfarë ishin ata që fishkëllyen. “Ata ishin 2800 kriminelë,” – ka thënë Rama, ” të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Kriminelë nga të gjitha moshat dhe nga të gjitha grupet dhe shtresat.”