Parlamenti i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro. Dy deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 4 të tjerë kanë abstenuar.
Parlamenti ka filluar seancën pasi opozita është kthyer në Kuvend, ku është bërë i mundur edhe votimi për mandatin e Kokëdhimës.
Kokëdhima u ndal tek çështja e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar edhe një herë se nuk ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit. Kokëdhima u shpreh se emri i tij do të përjetësohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi brezat që do të vijnë do të shqyrtojnë rastin e tij. Ai foli edhe për kompaninë Abisnet, duke theksuar se ajo është ngritur nga të rinj dhe të reja të shkolluar.