Banorët tek “Stacioni i Trenit” që preken nga prishja e shtëpive për ndërtimin e bulevardit të ri, kanë dalë sërish në protestë.
Protesta është tensionuar dhe banorët kanë goditur me sende të forta policinë, pasi nuk kanë lejuar që fadroma e IKMT-së të prishë objektin e parë.
Mësohet se 3 gra kanë humbur ndjenjat.
Banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen të vendosur për të vazhduar deri në fund rezistencën e tyre.
Banorët kundërshtojnë dëmshpërblimet, pasi sipas tyre nuk u mjaftojnë për të ndërtuar një banesë tjetër.
Ata deklaruan se do të përshkallëzojnë protestat.
Nqs qytetaret kane te drejte,dhe eshte e drejte kerkesa e tyre,kur ata me ato leke nuk mund te blejne shtepi,atehere Bashkia dhe zoti Erion Veliaj e ka gabim.Demshperblimi duhet bere duke u krijuar mundesi strehimi,dhe jo tua prish ato shtepi qe kane.T’u siguroi strehim,pastaj te prishi e te ndertoi bulevardin.