Nga Gjergj Erebara
Të dhënat e Departamentit të Sigurisë së Brendshme të Shteteve të Bashkuara, të publikuara në faqen e saj të internetit, bëjnë të ditur se për periudhën 2003-2013, 39,151 shqiptarë u natyralizuan si amerikanë, e barabartë kjo me afro 1.4 për qind të të gjithë popullsisë së Shqipërisë, por ndryshe nga sa shpresohet nga ëndrra amerikane, një numër jo i vogël i tyre rezultuan të papunë që nuk punojnë jashtë shtëpisë ose përkohësisht të papunë.
Viti 2010 shënon numrin më të lartë të shqiptarëve të natyralizuar si amerikanë me 5,088 vetë.
Gjatë vitit fiskal 2013, (të dhënat më të fundit të publikuara), 3,538 shqiptarë morën nënshtetësinë. Nga këta, 1,013 vetë ose 29 për qind qenë 25-34 vjeç, duke sugjeruar se popullsia emigrante është krahasimisht më e re se sa popullsia që aktualisht ka mbetur në Shqipëri.
Rreth 73 për qind e të gjithë fatlumëve rezultuan të martuar në çastin e marrjes së nënshtetësisë.
Nga të 3,538 shqiptarët që morën nënshtetësinë, 1,122 vetë qenë të papunë. Mes tyre, 277 qenë në pension, 197 vetë qenë studentë ndërsa të tjerët qenë të papunë ose shtëpiakë. Mes atyre që punojnë, punët në sektorin e shërbimeve zënë pjesën më të madhe, të pasura nga sektori i prodhimit, transportit dhe lëvizjes së materjaleve si dhe ndërtimit. Vetëm 121 nga të gjithë emigrantët punonin në nivel menaxherial apo profesional.
Shumica e shqiptarëve të natyralizuar amerikanë jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, pasuar nga Miçigani.
Rezidenca e shqiptaro-amerikanëve të rinj. Nuk përfshihen 195 vetë që banojnë në “shtetet e tjera”
Që nga koha e rënies së Komunizmit në vitin 1992, mbi 2 për qind e popullsisë shqiptare ka kaluar Atlantikun për të jetuar në SHBA, shpesh përmes vuajtjeve të jashtëzakonshme.
Ja ka fut kot. Thjesht nje genjeshter e madhe. Shumica kane qene ne pune ose kane pension por shkuan per kete me te mire
Une jam pa dokumenta , biles jam me deportation , por kam krye pune si zyrtar . Ta dijn jeta koleget qe nuk kam dokumenta do cmenden se keta jane shum cmirezinj
Ca ti besh qe nuk kemi dokumenta
Ata qe kane dokumenta dhe nuk kane pune jane hajvan fare
Kush do pune , te me thote mua ketu dhe i them une si ta gjej punen
Ata qe jane te shkolluar e gjejn punen online , sic e gjeta une
Ndersa mbushesat e topit , ju tregojnune ku te shkojn dhe te punojn roje neper shkolla apo hitele