Opozita u shpreh sot në sallën e Kuvendit se nuk do të bllokojë seancat, por do të largohet nga punimet. Dhe, pa dhënë shpjegime deputetët e saj dolën nga salla duke lënë pas vendet bosh. Megjithatë, kamera ka kapur deputetin Edi Paloka në një nga lozhat e Kuvendit, ndonëse ai qe i pari që deklaroi se do të largohej nga seanca. Nuk dihet nëse kjo mund të merret si një thyerje e bojkotit apo mosmbajtje e fjalës së dhënë, por siç raporton “BalkanËeb,” ai është parë duke dalë nga salla vetëm kur Kryetari i Kuvendit tha, “dhe dy fjalime dhe pastaj kalojmë në votim.” Pas kësaj, Paloka ka lënë menjëherë sallën duke shkuar t’u tregojë shokëve çfarë ndodhi në parlament.
Si ka mundesi keta e trajtojne kete pune sikur paguhen vete dhe jo nga taksapaguesit shqiptare.. Si ikin nga puna si te duan pa asnje arsye dhe ulen ne menxe kur parlamenti voton per ligje te rendesishme qe kane efekt ne jeten e tyre.. Keta perfaqesojne popullin ?!?! Si u perfaqesoka populli duke lene seanca pa arsye dhe hyjne e dalin ne parlament sikur eshte han.. Jo or mik nuk eshte kafene parlamenti.. Po nuk erdhe ne séance mos hajde kur te zgjohesh nga gjymi dhe po vajte ne séance dhe iken sipas qejfit priji diten e rroges.. A ka rregulla parlamentare ai vend ?!?! C’jane keto I-peda duke pare stipera e modele e budadalleqe ne gazeta e celulare e mesazhe e telefonata dhe as nuk ja kane haberin c’fare propozohet e miratohet. Je ne pune shteterore or mik.. Nuk je ne pune private te besh sipas qejfit.. C’fare jane keto fotografi deputetet me 3-4 telefona ne tavoline e me qytetare dixhitale.. Se kuptoj sa poshte kemi degraduar.. Ke qejf te shohesh parlamente evropjane dhe vende te qyteteruara ku dikush perdor celularin dhe te gjithe e shohin si mungese rrespekti.. Albanistani ne dixhitalizim..