Tirana, me koston e jetesës më të ulët në rajon

10 Mars 2016, 19:11Sociale TEMA

Shqipëria ka indeksin e kostos së jetesës më të ulët në rajon. Kështu rezulton sipas një studimi të përditësuar edhe me të dhënat e 2016 të realizuar nga Expatistan.

Nëpërmjet një harte, kemi një listë të indeksit të kostos së jetës të shumë qyteteve në botë, ku me ngjyra të ndryshme tregohet kostoja e jetesës. Me të kuqe janë shënuar qytetet më të shtrenjta, ndërsa me të gjelbër ato më të lira.

Tirana (Shqipëria) renditet e 236 sipas renditjes botërore për koston e jetesës, indeksi i së cilës është 74. Krahasuar me fqinjët rajonalë, renditet në vend të fundit, nga ku më e shtrenjta është Mali i zi i renditur i 188 në botë, ndjekur nga Serbia, e renditur e 204 në botë, më pas Bosnja e Hercegovina e 2018 dhe Maqedonia e 226.

Expatistan është një kalkulator i kostos së jetesës, që lejon krahasimin e kostos së jetesës në mes të qyteteve në mbarë botën, duke u bazuar në çmimet kryesore të jetesës.

1 komente në “Tirana, me koston e jetesës më të ulët në rajon”

  1. Ben says:

    Shyqyr duhet te thoni,se ta kishim edhe te larte koston e jeteses,lene fare pastaj.
    Qe kemi te ardhurat e ulta dhe kostot e ulta te jeteses, me se normale.dihet.Nuk ka ndonje cudi ketu.Sigurisht qe fqinjet tane kane standart me te larte dhe kosto me te larte.Me nje fjale sondazh koti.Gjera qe i di edhe bufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje