Admirali italian: Shqipëria nuk do të jetë portë hyrëse për refugjatët

11 Mars 2016, 11:38Sociale TEMA

Shqipëria nuk do të kthehet në portë-hyrëse në Bashkimin Europian tha për EUObserver admirali  italian Luigi Binelli Mantelli.

Mantelli, ish shef i mbrojtjes në vitet 2013-2015, e argumenton bindjen e tij me faktin që Shqipëria, siç thekson në intervistë, ka një kontroll mjaft të kujdesshëm të kufijve dhe nuk vuan nga emigracioni i paligjshëm. Faktor të rëndësishëm në këtë drejtim Mantelli konsideron edhe vullnetin e fortë të vendit për të bashkëpunuar me BE-në, ku shpreson të anëtarësohet një ditë, apo dhe faktin që është anëtar me të drejta të plota i NATO-s.

Si një njeri që ka marrë pjesë në operacionet e krizës së emigrantëve në Itali në fillimin e viteve `90, admirali italian situata të tilla i ka përjetuar nga afër.

Kriza e 90-tës tregoi se flotat detare nuk i ndalojnë dot anijet e emigrantëve, thotë Mantelli. Ai kujtoi incidentin e “Vlorës” në 1991-shin, kur mijëra emigrantë shqiptarë detyruan anijen e mallrave të hynte në portin e Barit.

“Ne u përpoqëm ta ndalonim me mjetet tona lundruese, por qe e pamundur sepse ishte shume e rrezikshme për njerëzit në bord ndaj dhe në fund, ata hynë në port. Kur je në det, çdo operacion kthehet shpejt në operacion shpëtimi. Ndryshon shumë nga situata në tokë”, thotë Luigi Binelli Mantelli.

Italia, vazhdon ai, e stabilizoi krizën e atyre viteve duke punuar me Tiranën zyrtare  për t`i ndaluar anijeve me emigrantë nisjen nga brigjet e Shqipërisë. Ndaj dhe zgjidhja më e mirë, sipas Mantellit, do të ishte një marrëveshje me Moskën mbi Sirinë, me qëllim rikthimin e stabilitetit./ TCH

5 komente në “Admirali italian: Shqipëria nuk do të jetë portë hyrëse për refugjatët”

  1. Klimax says:

    Kush i dha “leje” Admiralit italian qe “vendos” se c’fare do beje qeveria shqiptare ne kufirin e saj????!!!
    Por, faktet tregojne se qeveria shqiptare ka dorezuar me kohe celsat e qeverisjes dhe te pavaresise se vendit tek padronet.
    Ndryshe nuk mund te kuptohet qe nje vend si Shqiperia pranon mbi tre mije terrorista me urdher nga “lart” dhe nga ana tjeter nga frika e kalimit tranzit te disa qindra refugjateve, femije, gra e pleq shumica, te larguar nga lufta e mjerimi, mbyll kufijte me Greqine, nje vendi te BE-se dhe sigurisht vendi te NATO-s me ndihmen e karabinierise italiane!!!!
    Kush? Shqiperia qe 25 vite me pare e ne vazhdim mban numrin rekord ndaj cdo vendi te Bllokut te Lindjes me largimet ilegale te qindra mijra shqiptareve per endrren dhe shpresen e tyre pertej kufirit shqiptaro-grek!!!!!!

    1. zz says:

      Mbajini aty se jane vellezerit tuaj te nje gjaku ata kane qene aty qe nga Antikiteti dhe perse te mos jene edhe sot jane ata qe moren pjese masivisht ne formimin e popullsise se atij vendi qe quhet Greqi prandaj dhe i takon te rrine aty sepse kane kontribuar.

    2. Eri says:

      Nuk e ka fajin Italia po Merkeli qe i futi te gjithe vendet e Be-se ne kete mesele. Pilafi nuk mban me uje. Qe edhe vendet jashte BE-se do prekeshin kjo diheshe po nuk u be asgje nga Merkel dhe Brukseli. Megjithate Greqia duhet ti merrte masat per momentin kur vende si Gjermania, Suedia ose Austria do thonin stop. Nuk e kuptoj perse Greqia i perkulet nje vendi si Turqia me keq se Brukseli? Apo i kane edhe greket duart i piseta ne kete qarkullim njerezish dhe e bejne me qellim qe te destabilizojne vendet veriore? Kete te fundit e thone politikanet maqedons.

  2. luftrtari says:

    Per te prit refugjat jemi ne, po ne jemi refutgjat ne vendin tone, e ben lesh e li Europen dhe tani tallen, te mjeret njerez, me femije te vegjel moren rruget dhe per ku. O zot ne cfare epoke po jetojme.

  3. aleko says:

    Besoj se do kete levixje te kontrolluar edhe gjate teritorit tone,Problemi qendron se shqiperia lidhet me det me Italine xhe mafia mund ta shfrytezoje trafikimin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje