Rreth orës katër të mëngjesit sot është sulmuar me koktej molotovi objekti i Kuvendit të Kosovës, vend në të cilin gjendet edhe Presidenca.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Ahmeti.
Policia ende nuk ka të dyshuar se kush është autori i veprës.
“Jemi duke punuar ne drejtim të identifikimit të personave të dyshuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Mediat kanë shkruar se me koktej molotivi është sulmuar zyra e Arbër Vllahiut, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Atifete Jahjaga.
Vllahiu ka thënë se për këtë rast shpjegimet nga ana e Presidencës i bën drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun, Safet Zejnullahu.
Por, Zejnullahu nuk ka qenë i arritshëm në telefon.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Presidencës së Kosovës.
Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet në objektin ku është edhe Kuvendi i Kosovës.
Ne asnje forme eper sje situate, vend e sistem politik e shteteror.Nuk mund te arsytohet sulmi me molotov i shtepise private te Kryeministrit, as rezidenca e Presidentit te shtetit.Kush e kryen kete veprim antishteteror e atnntikombetare,Nuk duhet te kete identitet me shtetin dhe qeverine kunder te ciles vepron.Kjo eshte opozita kosovare,Por, jo me pak edhge opozita shqiptare,Dy opozitare, qe vazhdimisht dnigrrojnn e shtetin dhe popullin e vet, nga i cili financohen dhe ushqejne familjet e tyre.Ky eshte mallkimi qe meritueshme duhet ta bartin ne shine e shpirt opozitarer shqiuptare,kendej e andej Dini.
Si opozita Dardaneze,po dhe opozita e SHqiperis jane anti SHBA-Perendimit.
Të jeshë shqiptar antiperëndimor, është e paarsyeshme, për të mos thënë çmenduri!
Me Amerikën përjetësisht…