Komandantët e UÇK-së, milionerë të privatizimit

14 Mars 2016, 11:52Rajoni TEMA

Ish-komandantë të UÇK-së, familjarë të tyre, udhëheqës partish, politikanë, kanë paguar shuma të mëdha parash për të privatizuar ndërmarrje shoqërore.

Lista e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka publikuar, ka nxjerrë në pah emra të ish-komandantëve dhe shuma të mëdha parash që janë paguar gjatë këtij procesi.

Për toka bujqësore, lokale e fabrika janë paguar shuma të mëdha kryesisht nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët sot janë pronarë të pronave që kushtojnë miliona euro.

Në listë të blerësve ndodhet ortaku i vëllait të Hashim Thaçit, vëllai i Sylejman Selimit, vëllai i Rexhep Selimit, kryetari aktual i AAK-së Ramush Haradinaj e shumë e shumë të tjerë.

Vëllai i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, bashkë me Fazli Cakiqin, një biznesmen nga Drenasi, janë ortakë në kompaninë “Iliria Bulding” SHPK.

Cakiqi më 25 shkurt 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen shoqërore “Metanb” në Prishtinë, në vlerë prej 2.6 milionë eurove.

Kurse në vitin 2011 ka blerë tokë në Prishtinë në vlerë prej 640 mijë eurove. Fazli Cakiqi, më 6 janar 2010, e ka privatizuar ndërmarrjen “Kosova Elektro” në vlerë prej mbi 1 milion eurove.

Në vlerë monetare shumë më të vogël në vitin 2010 ka privatizuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka privatizuar tokë bujqësore në Izniq të Deçanit në hapësirë prej 1,988,670.00 metra katrorë, në vlerë monetare prej 70 mijë eurosh…/ Zeri

1 komente në “Komandantët e UÇK-së, milionerë të privatizimit”

  1. Mir says:

    Shmire kane bere pse meteni me keta ju mo plerat e sorosit. Apo doni ta beni dhe kosoven si shqiperia me rama e lama. Me mire keta se plerat si kurti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje