Haradinaj dhe Meta drekojnë gjatë në Tiranë

12 Mars 2016, 19:49Rajoni TEMA

Në një drekë të gjatë, tek restorani Sofra e Ariut, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar Kryetarin e LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit në Shqipëri, Ilir Meta. 

Kjo nuk është hera e parë që Meta takon liderët kryesorë politikë në vend. Më herët, kryetari i LSI-së, kishte qëndruar edhe në Prishtinë, në një përpjekje për t’i afruar qëndrimet antagoniste të forcave politike të këtushme. 

Express, përmes burimeve të saja, mëson se gjatë drekës aty është biseduar për situatën më të fundit në vend, por dhe opcionet për të dalë nga kriza. 

Mbetet e paqartë nëse do të pasojnë edhe takime tjera. Mirëpo cfarë dihet është se z. Meta ka raporte shumë të mira edhe me homologun e tij në Kosovë, Kadri Veseli. 

Aktualisht është vetëm z. Meta ai që mund t’i unifikojë pozitën dhe opozitën. Nëse jo të gjithë, atëherë së paku ata që mund ta zhbllokojnë krizën në vend. 

Me fjalë të tjera, z. Meta tash mund të konsiderohet njëfarë “Presidenti” i munguar i vendit tonë.

3 komente në “Haradinaj dhe Meta drekojnë gjatë në Tiranë”

  1. hajrie hom'ni says:

    Amon mereni, j’ua kemi fal kancerin me gjithe lecka!!!!

    Dac bojeni president, dac vejeni n’parlament, dac n’kry t’sofres, dac n’hale…..
    …… amon ku te doni vejeni, vetem t’na zhduket nga syte!!!!!

  2. qiratori i qirtores plot drita says:

    e kujt po I ha kari se cfar po bojn kta bolet!?

  3. rifaka says:

    si duket edhe kosovari qesdi te flas eshte si ky yni dhe japin mend njeri tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje