Një ngjarje që meriton të cilësohet skandaloze.
Një video e publikuar së fundmi shfaq dy pjesëtarë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt, në varësi të Policisë së Kosovës, të cilët u drejtojnë pistoletat dy shtetasve amerikanë që po udhëtonin në Fushë-Kosovë.
E gjithë skena është xhiruar nga një aparat celular dhe ka ndodhur një vit e gjysmë më parë, por publikohet vetëm sot.
Fillimisht shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë menduar se kishin të bënin me dy kriminelëve të armatosur, të cilët u kërkonin të ndalonin me qëllim grabitjen.
Por shumë shpejt është kuptuar se njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës, të identifikuar si Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi, që në atë kohë kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Bajram Gashi, një nga truprojat e Haradinaj, i ka drejtuar pistoletën veturës në të cilën ndodheshin amerikanët, si edhe shtetasit Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj.
E gjithë ngjarja ngjan me një film të frikshëm.
Në hyrje të autostradës në Gjurgjicë, civilët po udhëtonin në korsinë e shpejtë.
Prapa tyre vjen me shpejtësi të madhe vetura civile Toyota. Prej xhamit të saj, polici Bajram Gashi nxjerr revolen dhe ia drejton veturës duke paralajmëruar shoferin që ta lirojë aksin e shpejtë.
Kur udhëtarët shohin se dikush po u drejton revolen, thërrasin Policinë dhe i vihen pas veturës civile me të cilën udhëtonin dy policët.
Nisin të xhirojnë ngjarjen dhe komunikimin me stacionin policor në Fushë-Kosovë.
Mirëpo, në hyrje të Fushë-Kosovës në kryqëzimin e autostradës që çon për në Shkup, policët u bllokojnë rrugën udhëtarëve. Të dy të veshur me rroba civile, nxjerrin armët duke kërkuar nga ta të dalin nga vetura.
Fillimisht ata kanë hasur në rezistencë. Atyre nuk u hapet dera e as dritarja derisa të vijë patrulla e policisë nga Stacioni policor i Fushë-Kosovës.
Katër udhëtarët përfshirë shtetasit amerikanë shoqërohen në Stacionin policor në Qendër si të dyshuar. Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Basri Morina kishte dashur që t’u caktonte ndalim policor prej 48 orësh.
Pasi ishte njoftuar Ambasada Amerikane për incidentin, në stacion të Policisë kishte shkuar kryeprokurori, Imer Beka.
“Lirojini njerëzit se nuk ka vepër penale këtu”, kishte thënë ai pasi kishte shqyrtuar rastin.
Në rast ishte implikuar Inspektorati Policor i Kosovës për të kryer hetime penale kundër policëve. IPK kishte mbyllur rastin “në mungesë të veprës penale nga ana e policëve”.
Pasi ishte vendosur që të “dyshuarit të liroheshin”, Policia kishte kërkuar të fshihej incizimi. Ishte bërë presion mbi ta për ta fshirë atë. Personi që kishte incizuar kishte gënjyer se e ka fshirë incizimin. Pas kësaj ishin lënë të lirë.
Në Inspektoratin Policor kanë thënë se hetime nuk janë kryer për shkak se nuk ka pasur elemente të veprës penale. Kanë thënë se me këtë çështje është marrë Standardet Profesionale në Polici.
Por, Policia për më shumë se një javë nuk ka kthyer përgjigje nëse ka kryer hetime disiplinore apo jo ndaj policëve.
Për këtë incident nuk është përgjigjur as Ambasada Amerikane në Kosovë./Insajderi.com
Vetem mjekrat u mungojne!
Mire ja bene ti kishin vrare keta B..Q.. Amerikane sevijne e bejne te fortin ne
token tone.E vau nje fruaryw dd s www eq Shqiptare kot fare policia Amerikane ne Ta Nevada.Degjuat gje per gjyq dhe denim ndaj policit ju?
Ha mut ha
Kishte plas amerikanizmi “ca po don” te “insajderi”
Edhe Ramush Haradinaj,eshte armiku i madhe per kombin shqipetare,si Sali Berisha ne shqiperi.Qe te dy jane agjente te huajve.
dora qe te ushqen…..nuk kafshohet , quhet bukshkalje ………
Nga mesjetaret priten te gjitha .
po ç’pret nga njerez qe edhe mbas 200vjetesh qe eshte shpikur makina, ata akoma i therasin djali i gomarit( fike kerrin)
nuk shikoj ndonje teprim nga Policet. Nuk u hap rruga, (korsia) duke qene ne detyre, i thane mjetit qe nuk hapte rrugen se po kryente shkelje te rregullave te qarkullimit, e shoqeruan ne Polici dhe kaq. Nuk kuptoj se ku eshte shkelja ketu. Ata u verifikuan u sqaruan dhe iken ne pune te tyre. Sipas meje cdo gje eshte korrekte.
Tulo nuk ishte nevoja per te nxjerre armet si te Sicario apo tregonin rrezikshmeri civilet qe policet patakaluan? Keta jane ish trimat e uck qe tregojne perralla si kane vrare nga 7 me nje te rame…7 miza ama me nje te rame rrypi.
Asnje gabim nuk kane bere policet, e kane fajin budallenjte qe futen ne autostrade dhe qendrojne ne korsine e majte, e cila eshte vetem per parakalim.
Bq…. Po te jene kaq te forte tja u nxjerrin armet na nje serbi e jo me njerez te paarmatosur. Ta provojne se nuk i kap me 24 oreshi gjalle. Legena