Ja pse Putin është politikani më i paparashikueshëm në botë

16 Mars 2016, 17:22Bota TEMA

Vetëm dy ditë kanë kaluar nga vendimi i Rusisë për të tërhequr pjesën më të madhe të ushtrisë nga Siria.

Një njoftim surprizë që ka çuditur shumëkënd.

Dhjetra komente dhe analiza janë shkruajtur në shtypin perëndimor dhe atë rus për tërheqjen e befasishme të Putin nga Siria.

Por duket se gjithë artikujt nuk kanë kapur thelbin, të paktën kështu mendon analisti rus Vladimir Solovyov.

Të hënë Putin lajmëroi se operacionet ajrore në Siri kishin kapur objektivat e vendosur dhe Rusia do të nistë tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave që kishte në Siri.

“Me ndihmën e trupave ruse, ushtria siriane ka realizuar një kthesë të madhe në luftën kundër terrorizmit. Ka rifituar shumë qytete të pushtuara nga xhihadistët dhe ka krijuar kushtet për të nisur bisedimet për paqe”, tha Putin në deklaratën e tij.

Putin e kishte premtuar një tërheqje të tillë që në fillim të fushatës së tij”, thotë Solovyov.

Në një intervistë që Putin i kishte dhënë solovyovit në 10 tetorin e 2015, i pyetur se sa do të zjgasnin operacionet ushtarake në Siri, Putin i dha një përgjigje që shpjegon shumë mirë pse u tërhoq tani.

“Ne nuk mund të përkushtohemi në Siri më shumë se sa është e arsyeshme, dhe asnjëherë nuk e kemi bërë një gjë të tillë. E thashë që në fillim se faza aktive e operacioneve tona në Siri do të kufizohet në ofensivën e ushtrisë siriane. Synimi ynë është stabilizimi i qeverisë legjitime dhe të vendosim kushtet për të biseduar rreth një kompromisi politik”, pati deklaruar Putin në 10 tetor.

Me arritjen e marrëveshjes es Moskës dhe Uashingtonit për armëpushimin dhe nisjen e procesit të biedimeve për paqen, misioni i Rusisë mund të konsiderohet totalisht i kryer.

Solovyonov shton në fund, me shumë ironi, se “Putin jo rastësisht konsiderohet si politikani më i paparashikueshëm në botë, pasi gjithmonë bën atë që ka premtuar më herët”./a.l

4 komente në “Ja pse Putin është politikani më i paparashikueshëm në botë”

  1. Kris says:

    Edhe I paparashikueshëm ,edhe bën gjiithmonë atë që premton?! Ku shkoi logjika?

    1. Artur Duka says:

      O Kris. Ngaqe poltikanet e tjere nuk kryejne kurre ate qe premtojne. Pra ns thone keshtu, duhet parashikuar e kunderta. ndersa per Putinin nuk behet dot ky parashikim.

  2. Haha says:

    Kesaj o shoku I thone futja lopes e te Dali kale.

  3. zio says:

    Profil perverversi. Siria vazdon e digjet Asadi u forcua Isis nuk u mposht nuk kuptoj suksesin e Putingut ne kete koflikt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje