“Do merrni 1,1 milion shuplaka. O reformën në drejtësi, o zgjedhje”. Berisha refuzon si reformën, ashtu dhe zgjedhjet. Basha shprehet ndryshe

17 Mars 2016, 15:18Politika TEMA

Kur demokratët po bënin ritualin e braktisjes së Parlamentit pas apelit nga Sali Berisha, socialistët artikuluan shumë qartë se cilat ishin dy opsionet mes të cilave opozita duhet të zgjedhë.

“Ti po mundohesh bashkë me partinë tënde të vonosh reformën në drejtësi, por të jesh i sigurt, o reformën në drejtësi, o në zgjedhje të parakohshme. Po nuk do të kesh më 1 milion shuplaka, do të shtohen edhe nja 100 mijë të tjera. 1  milion e 100 mijë shuplaka”, tha nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Përgjigjia e demokratëve për këtë tezë, të artikuluar fillimisht nga kryeministri Rama, ka ardhur nga Uashingtoni.

Lulzim Basha, i cili i ka përqendruar takimet me anëtarë të Kongresit tek lidhja që kanë mes tyre procesi i dekriminalizimit, reforma në drejtesi dhe zgjedhjet e lira, thotë se ka edhe një opsion tjetër për të luftuar korrupsionin dhe për të ndëshkuar keqqeverisjen.

“Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi, edhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është mesazhi që dua të ndaj sot nga Uashingtoni dhe për të cilin kam marrë mbështetjen e plotë e të gjithanshme të partnerëve tanë dhe të përfaqësuesve të tyre në Kongresin amerikan”, deklaron Basha.

Në Tiranë, Sali Berisha, që po drejton strategjinë e opozitës për reformën në drejtësi, mendon ndryshe.

Ai është si kundër reformës në drejtësi, ashtu edhe kundër zgjedhjes.

Berisha thotë se reforma në drejtësi mund të presë, pasi ajo do 2-3 vite të vihet në zbatim.

Sipas Berishës, fillimisht duhet të miratohet Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ndërkohë, edhe për zgjedhjet e parakohshme Berisha është kundër.

Ai thotë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.

“Ai nuk bën zgjedhje brenda partisë, si mund të bëjë zgjedhje të përgjithshme.

Është si Enver Hoxha”, tha Berisha për mediat.

Pra, Berisha nuk kërkon as reform në drejtësi, as zgjedhje, sepse në kushtet që ndodhet, e di që opozita do të humbasë sërish keq.

Shpresa e tij e madhe ishte një koalicion me LSI-në dhe për këtë punoi muaj të tërë, në mënyrë që të krijonte diversion dhe përçarjes mes PS-së dhe LSI-së.

Tashmë që çarja nuk ndodhi, Berisha ka zgjedhur rrugën e ashpër, atë të rrugës.

14 komente në ““Do merrni 1,1 milion shuplaka. O reformën në drejtësi, o zgjedhje”. Berisha refuzon si reformën, ashtu dhe zgjedhjet. Basha shprehet ndryshe”

  1. koli says:

    Ky eshte si Velo partizani

    1. enter"" says:

      pusho Koli, se do hash 1,1 million shkelma bytheve

      1. e verteta says:

        Po flet si Balla , magnetafon I prishur…Meqe e futi Saliun ne burg po krekoset kaposhi I librazzzhzhdit.

  2. Xhozi says:

    Nese maxhoranca do te sjelle per miratim Byrone e Hetimit, Basha do te dale me tezen tjeter sic doli para nje muaji. Jooo, me pare duhet miratuar reforma ne drejtesi.

  3. tani says:

    eshni se po flet i zgjuari i librazhdit se jo per gje i pelqen e vetja shume haron qe ne cdo zgjedheje vetem humbet
    elektorat si force politike

    1. heu bre says:

      ku jeton ti mor budall,ne bote virtuale ?

  4. Popull says:

    Ky eshte i neverishem!

  5. darmian says:

    Po foli ky, i ndershmi i rilindjes …….. eshte e sigurte qe ashtu do jete
    se jo me kot, eshte mor ky me miratimet e gjithe emerimeve neper drejtori ………… e jo me kot, eshte ky sekseri i gjithe privatizimeve te aksioneve shteterore

  6. socialisti jo rilindas says:

    Hajde Balle testohu me zgjedhjet te parakohshme dhe te shohesh SE si delet qe mendoni
    Do kthehen ne grenxa. Jo per gje por bete shtet per xhepat e juaj dhe te farefisit tuaj.Drejtesia Juaj nuk u pa ne asnje qosh te administrates por vetem nepotizem .paaftesi, servilizem. kodoshizem dhe ballizem ne emerime sidomos ne elbasanin ku ti je deputet. Ju presim ne zgjedhje. Tung

    1. opa opa says:

      Ti sikur nuk deshe zgjedhje mer kodosh ?

  7. Shkodrani says:

    Ps nuk ka ma kundershtar pd. Pd asht force e trete ose e katert. Vetem po u ndertu nje e djathte duke lane jashte kurvat pdiste te Sali shpelles dhe Luljeta transvestitit do kete opozite

    1. I RIU KOMUNIST says:

      Opozita e vertete do behet Partia Komuniste ?

  8. asd says:

    Kete e beri VIP Berisha, kur e shau nga motra dhe nusja. Njerezve u erdhi keq dhe i kushtuan vemendje, por …doli mut Librazhdi.

  9. koli says:

    E cuna …nuk ju duket si Velo partizani ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje