Thuajse çdokush në jetën e tij ka vuajtur nga problemet e imazhit të trupit.
Disa duan të jenë më të gjatë, më të shkurtër, më elegantë, të duash trupin tënd është shpesh një nga sfidat më të mëdha me të cilat mund të përballeni, sidomos kur përballë vihen modele aspak realiste nga media.
Artistja Britanike Jody Steel ka vendosur të sjellë një video, e cila trajton pikërisht këto probleme. Në të ajo shfaet duke vizatuar mbi trup, për të dhënë iluzionin se stomaku i saj është duke u përdredhur e ngushtuar gjersa krijohet një nyjë vërtet e ngushtë.
“Ka patur çaste kur shihesha në pasqyrë dhe dëshiroja të kisha një trup perfekt,” shkruan Steel në një koment për videon. “Dikur e kuptova se natyrshëm, nuk kam linjat perfekte dhe atëherë fillova të çlirohesha nga presioni për të arritur pamjen, të cilën shoqëria e ka cilësuar si kulmi i bukurisë.”