Tre destinacionet që Tour Radar sugjeron në Shqipëri

18 Mars 2016, 13:29Turizëm TEMA
Tre destinacionet që Tour Radar sugjeron në Shqipëri

Tour Radar ka përzgjedhur muajin gusht të këtij viti për të shpalosur për të gjithë turistët e interesuar se cilat janë tre aventurat kryesore që mund të kryejnë ata në Shqipëri.

Të ndarë me paketat specifike, numër një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë dhe kushton 590 euro.
Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend dhe kushton 790 euro.

I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të apasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan “ Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, kushton 520 euro dhe përfshin edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezha.

1 komente në “Tre destinacionet që Tour Radar sugjeron në Shqipëri”

  1. Haaaaa says:

    Po ne Vicidol nuk do vene turistet?
    Atje ndodhet KULLA e vendlindjes se KRIMINELIT ME TE MADH SHQIPTASR TE TE GJITHA KOHRAVE,Saleh Ramallah Berishovic!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje