Shpërthimi i Gianni Pittellas: Shqipëria, Lideri i rajonit! Dhe një batutë me Ballën për De Biasin

19 Mars 2016, 12:29Politika TEMA

Lideri i Aleancës Progresiste Social-Demokrate, politikani italian Gianni Pittella, është treguar i papërmbajtur në Kongresin e PS.

Ai ka komplimentuar qeverisjen e socialistëve dhe e ka cilësuar Shqipërinë lideri i rajonit.

“Shqipëria është padyshim lideri i Ballkanit perëndimor”, tha Pittella në fjalën e tij.

Ai ka shkëmbyer edhe batuta me Taulant Ballën.

Kur Balla e prezantoi tha se “ai që do të vijë në kujton një emër të rëndësishëm për ne, Gianni De Biasin”.

Pittella iu përgjigj po me humor.

“De Biasi është më i fortë, sigurisht. Por të gjithë Gianni-t kanë treguar vlerën e tyre”, tha ai.

3 komente në “Shpërthimi i Gianni Pittellas: Shqipëria, Lideri i rajonit! Dhe një batutë me Ballën për De Biasin”

  1. Edo says:

    Pittella, qe ne 1980 ne politike. Nuk u shkulen te ndenjurat nga karriget. Dinastia Pittella e Bazilikates italiane. Njerez qe nuk e kane idene se cfare eshte puna, por tere jeten ne kolltuqe. Eshte e mbushur me te tille Shqiperia, Italia po edhe Europa.
    Vetem nje rregull i thjeshte mund t’i ndyshoje gjerat: “Dy mandate zgjedhore te cfardo niveli politik dhe kthim ne jeten e perditshme”.

  2. tr says:

    Uaaa cfare batute ,kalamajsh. Balla mbetet nje idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje