FOTOT/ Çfarë do të ndodhte sikur të sulmohej SHBA?

19 Mars 2016, 11:47Politika TEMA
FOTOT/ Çfarë do të ndodhte sikur të sulmohej SHBA?

Çfarë do të ndodhte sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sulmoheshin nga pjesa tjetër e botës? Jo vetëm rivalët e saj tradicionalë, por dhe aleatët si, Mbretëria e Bashkuar, Franca apo dhe Koreja e Jugut?

Thënë shkurt – Amerika do t’i mposhte keqas ata. Sidomos, nëse SHBA-të do të mbroheshin nga territori i saj, raporton “Business Insider”.

Para se gjithash, SHBA-të kanë flotën më të madhe ushtarake detare në botë – Marinën. Me anijet luftarake që peshojnë 3,415,893 tonë, Marina e SHBA-ve është më e madhe se tetë marina të tjera pasuese së bashku.

Në tërësi, anijet amerikane janë më të avancuara teknologjikisht se anijet luftarake e të gjitha shteteve tjera. P.sh. Amerika disponon me 10 aeroplanmbajtëse me reaktor nuklear, ndërsa e 11-ta është para futjes në përdorim.

Ato do të përgjigjeshin ndaj sulmit, para Rojeve Bregdetare të SHBA-ve (US Coast Guard). Dhe, përderisa Rojet Bregdetare nuk janë forca ekspedite – Amerika do të mbrohej edhe më platformën C-130s, dhe platformat tjera me sensorë, duke i mundësuar kështu Marinës për të pasur kontroll edhe më të madh mbi hapësirën e luftës.

Njësitë e SHBA-ve kundër-terrorizmit ndërkaq, do të mund të mbronin liderët qeveritarë dhe portet amerikane.

Pra, të sulmosh Amerikën nga uji është një ide tepër e keqe, vlerëson Businnes Insider.

Së dyti, fuqia ajrore e SHBA-ve është më e madhja në botë. Aktualisht, SHBA-të disponojnë më rreth 14.000 aeroplanë dhe helikopterë, të shpërndarë në pesë divizione ushtarake. Kjo është më shumë se shtatë ushtri tjera bashkë-që vijojnë më radhë.

Aeroplani luftarak F-22  wshtw i vetmi i gjeneratës së pestë në botë që ndodhet në shërbim- do të mbante patrullime të rregullta përgjatë vijës ajrore të SHBA-ve për të ndaluar kështu hyrjen e bombarduesve të ushtrive armike.

Sistemi kundërajror, Patriot, do të parandalonte aeroplanët dhe raketat armike, ndërkaq sektori i raketave, Stinger/Avenger, do të rrëzonte secilin aeroplan apo helikopter që fluturon ulët.

Kështu, për të sulmuar SHBA-të, shtetet tjera të botës do të duhej ta sulmonin atë nga toka, në kohën kur mbështetja e tyre ajrore do plandosej përtoke rreth tyre, shkruan Telegraf.

Çfarë do të ndodhte më pas?

Rreth 9,000 tanke të trupave të Marinës dhe të Ushtrisë, do të bashkoheshin me mijëra mjete tjera motorike, me sisteme të drejtuara lëshimi të raketave anti-tank (Stryker Anti-Tank Guided Missile), pastaj me helikopterët Apache dhe Cobra, si dhe me njësitë me raketa kundër tankeve, Javelins dhe TOW, të cilat do të asgjësonin forcat e blinduara të armikut.

Tanket më të përparuara në botë, si Leopard ose Merkava, do të ishin kockë e fortë për t’u mundur. Artileria, aviacioni, këmbësoria kundër-tankeve armike do të duhej të sulmonin së bashku që të mund të përballonin këtë fuqi ushtarake.

Megjithatë, shumica e tankeve në botë janë tanke të vjetra amerikane apo sovjetike, siç janë Patton ose T-72, që do ta pësonin shpejt nga njësitë raketore amerikane apo projektilet e tankeve amerikane Abrams – që veprojnë si praparojë.

Trupat tjera të kombinuara, edhe nëse do të arrinin të depërtonin në territorin amerikan pas goditjeve të përjetuara, do të ndesheshin me trupat me teknologjinë më të avancuar në botë. Trupat amerikane po pajisen më armë që mund t’i bëjnë kundërshtarët e tyre shkrumb e hi. Mjetet e tyre të blinduara ndërkaq, janë avancuar tejmase.

Sipas parashikimeve, këmbësoria e Francës, Britanisë së Madhe, dhe e Rusisë, do të kishin telashe të mëdha për të depërtuar në këto kushte. Por, edhe nëse do të arrinin një gjë të tillë – Divizioni i 101-të Airborne, do të ishte në gjendje të përgjigjej nga helikopterët dhe mjete të tjera fluturuese, ndërsa Divizioni i 82-të Airborne, do të sillte mijëra përforcime nga avionët – për t’i mbyllur hapësirat eventuale për armikun.

Dhe të gjitha këto do të përdoreshin para nevojës dëshpëruese që SHBA-të të përdornin armët nukleare. Pra, edhe nëse armiqtë do të arrinin të depërtonin në territorin amerikan, ata do të ballafaqoheshin me sulmet nukleare – sa herë do të gjendeshin të grupuara para ndonjë qyteti. Ndërkaq, tentimi që forcat e tyre sërish të afrohen te kufiri amerikan po ashtu do të ndesheshin me sulme të tilla shkatërruese.

Raketat “Minuteman III” janë të dizajnuara të godasin shumë larg bregut amerikan, por ato mund të asgjësonin me lehtësi edhe forcat armike që nga Hjustoni deri në Dallas.

Raketat “Navy Trident” ndërkaq, mund të lëshohen nga nëndetëset që gjenden në Gjirin e Meksikës, duke shkatërruar njësitë që do të bëheshin gati të sulmonin kufirin amerikan. Meksika Veriore dhe Kanadaja Jugore ndërkaq, do të shndërroheshin në zona të rrezatuara.

Kështu që Amerika edhe nëse do të sulmohej, forcat armike do të  ndodheshin para një ferri, një muri të padepërtueshëm, përmbyll shkrimin Busines Isider.

26 komente në “FOTOT/ Çfarë do të ndodhte sikur të sulmohej SHBA?”

  1. undefined says:

    Mos do merziten bithkirat e janulles

    1. Edkari says:

      Mos e hiperbolizoni kaq shume se
      nuk kam se c’te them per 11 shtatorin
      apo per Pearl Harbor……….

      1. undefined says:

        11 shtatori dhe pearl Harbour ishin qe te dyja problem i sherbimit sekret të brendshem pasi informacionet nuk u moren ‘seriozisht’ dhe jo te potencialit ushtarak amerikan.
        Mos i ngatarro gjerat.

        1. Salkari says:

          Sa keq e pesoi Amerika! Nuk ngriti dot koken kurre mbas 11 shtatorit dhe Pearl Harbor. . .

          1. kevin says:

            Sa keq.Gjyna si jane katandis

          2. Altin says:

            Po mor tope nuk e ka ngritur se te gjithe jane me nga dy pune shko ne rusi te kujtosh kohen e tollonit

            1. Albatros says:

              O idiot Amerikanet bejne dhe tre pune me rroga minimale se nuk ju del te hane as buke me nje punemirepo tani kane ngel pa pune se jane mbi 100 milione Amerikan papune dhe pjesa tjeter punon me rroga sklla i.Amerika ka rrogen me te ulet mesatare nga te gjithe vendet e evropes perendimore.Amerika ka mbi 70 MILIONE VETE NE TALLONA SHTETERORE USHQIMORE OSE NDRYSHE FOOD STAMP.BORXHI AMERIKAN DHE DEFICITI JANE NE MBI 100 TRILIONE DOLLARE.NJE SHTET QE MBAHET VETEM NGA MANIPULIMET FINANCIARE QE BEN ME DOLLARIN SEPSE DOLLARI ESHTE MONEDHE NDERKOMBETARE.NJE SHTET QE KA MBI 50% TE ZINJ DHE AMERIKANO JUGORE DHE DO BEHET SI AFRIKA E JUGUT.AMERIKA KA IK PER LESH ME KOHE.RUSI KA KLASEN E MESME ME TE MADHE NE BOTW.TURISTET RUSE MBAJNE GJALLE EKONOMITE E GREQISE TURQISE ,EMIRATEVE TE BASHKUARA ARABE DHE TURQISE APO SPANJES

        2. Edkari says:

          Potenciali
          pa tru apo mend
          eshte si debili qe peshon 150 kg.
          atehere referohu lufterave qe ka
          zhvilluar SHBA qe asnje nuk ka fituar.
          Koreja apo Vietnami e po te duash
          dhe Afganistani.

      2. Amerikan says:

        Tamam edhe emrin e paske sic ke edhe llogjiken bosh

  2. bobi says:

    Kjo dihet qe te pushtoshe nje shtet duhet te kesh te pakten 30 here me shum force, kurse me rastin e americes qe e ndan nje oqean, duhet te jeshe te pakten 50 her me i fuqishem. Keshtu qe e gjithe bota te behet bashke dhe kemben ne tok amerikane nuk e shkel dote.

  3. Bebi says:

    Cke me bythkirat e janulles dhe ata per nje kothere buke e dhan bithkën, nga halli me nje fjalë

  4. korcari says:

    Me gjithe kete fuqi ushtarake Rusia s’ka asnje shanc te perballet me Ameriken.

  5. DEVOLLI says:

    Sipas kësoj logjike që thuhet në këtë shkrim i bie që Amerika nuk thyhet .Por në këtë shkrim nuk thuhet fare për faktorin e brëndshëm.Nëqoftëse Amerika sulmohej përshëmbull nga Rusia, mos marim fare arsenalin e armatimit luftarak që ka Rusia që Amrika e di mirë se çdo të dhotë Rusi dhe forcën e tmershme që ka ushtria Ruse në frontin e luftës .Por vetëm me destabilizimin e brendshëm të Amerikës ajo është e pushtuar .Në SH.B.A janë rreth 7.000.000 Rusë që këta munt ti quash ushtarë të desantuar që janë të gatshëm në çdo rrast që të luftojnë për vëndin e tyre Rusinë me çdo lloj mënyre lufte .Që me këtë llogjikë Rusia ka 7.000.000 ushtarë të dislokuar në SH.B.A. Vetëm bombardimi i disa qyteteve të rëndësishme të Amerikës me anë të raketave ndër kontinentale që janë të pa kapshme nga çto lloj antiraketë ,do të stillte një destabilizim të tmershëm të rendit dhe jetës në Amerikë .Parafytyroheni bombardimin e New Yorkut , mos ketë ujë drita ushqime atje do të plastë një kasapanë e madhe mes njerzve do vriten do plaçkitej duke ditur që të gjithë janë emigrantë dhe nuk njihen me njëri tjetrin dhe do plaste luftë e brëndshme civile dhe secili do ikte nga sytë këmbët dhe imagjinoheni kaosin .Dhe pë çfarë munt të duhen atmatimet e tjera dhe tanke avjonë anije luftarake për të pushtuar Amerikë .

    1. Erzen says:

      Devoll kjo eshte analiza me e mire e mundshme. Nje analize e holle me nivelin e duhur te nje personi qe zoteron fakte qe si ka kush tjeter dhe po te mundoheshin. Realiteti eshte per injorantet! Bravo…

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Futet ne Marshall law Devolli dhe inflitrimi I ndarjeve grupore behet brenda javes.. Shihet qarte pastaj kush grup krijon keas..Dhe dihen pasojat automatikisht pa gjyq..

  6. neutral says:

    Keto jane lajme kot. Lufta moderne nuk perfshin me perballjet ballore te fuqive te medha, por eshte asimetrike dhe e bazuar ne terrorizem ndaj te cilave jane teresisht te pafuqishem te gjitha mjetet e mesiperme. Inteligjenca dhe forcat speciale jane ato qe kane rendesi

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Harruan te fundit.. Te shohesh c’fare ka populli ku shitja e armeve eshte e legalizuar.. Edhe mitroloz e arme automatike te renda blen.. Edhe sikur ti kalojn te gjitha pengesat ushtarake vetem perballja me armet qe ka populli do tu duhet nje ushtri tjeter..

  8. dritan says:

    Si kudo te fashur bashkatdhetare gjykohet me po sikur…. kujt i plasi . Cfare do behet me ne qe s’bejme dot llogarite tona dhe jo te amerikaneve.

  9. karamahmuti nga albania says:

    pika me e dobet e amerikes, perberja e saj multi etnike qe do te thote qe te gjithe mendojne per atdheun nga kane ardhur.Turqit ,arabet qe jane pjese edhe shqiptaret nuk jetojne dot pa trahanan dhe groshet e tyre,meksikanet kujtojne specat e djegese te tyre,te mos flasim per muzhikun rus apo milingonat kineze ,indiane…….

  10. kuq e zi says:

    devolli e ka zgjidhjen per ceshtjen e ruseve ne amerike
    mbas pearl harbeor amerika mori te gjithe japonezet i futi ne vath si delet keshtu do perfundonin dhe muzhiket

  11. aa says:

    Fuqia ushtarake e nje shteti duket ne shpenzimet qe ben ne kete fushe. USA shpenzon cdo vit 610 bilione dollare ne fushen e mbrojtjes, dhe nuk ka asnje te krahasuar me vendet e tjera dhe eshte budallallek te mendosh te besh krahasime. Bashkoni te gjitha shpenzimet ushtarake qe bejne 6 shtete, Kina, Rusia, Arabia Sudite, Franca, Mbreteria e Bashkuar dhe Gjermania dhe kjo eshte e barabarte me ate qe shpenzon USA ne nje vit, bejeni kete cdo vit ne progression gjeometrik dhe…….
    Mendoni se ka ndonje me tru ne koke qe madje I shkon ne mendje se a mundet te fillohet nje lufte kunder Amerikes? IMAGJINARE? Si ne tregimet e Zhyl Vernit.
    Cka thote kjo online Page dhe e perkthyer ne shqip ka nje domethenje te thjeshte per ata qe jetojne ne Amerike dhe jo per ata qe bejne zum zum nga Shqiperia.

  12. rako ferra says:

    Por Rusia tende more karafil ka 40 milon popullesi jo ruse dhe myslymane qe shtypen dhe shfrytezohen prej shekujesh nga perandoria ruse
    Ne nje perplasje te pergjitheshme sic thua ti per qytetaret amerikan me kombesi ruse e njejta gje do te ndodh edhe me rusine tende
    Urrjejtja qe ndjejne ndaj ruseve eshte aq e madhe qe me rastin e pare do jene kunder tyre
    Eshte e ditur se si u bashkuan me Hitlerin popullsite jo ruse ne luften e dyt boterore Kaq e madhe eshte urrjejtja ndaj ruseve
    Ndersa per ty karafilin tjeter analfabet sa per dijeni
    Amerika deri tani nuK ka humbur asnje lufte ne fushen e betejes
    Vietnami qe permend si karamele ti dhe handikapatet e tjere qe s lexoni kurre nuk u humb ne fushen e betejs nga ushtaraket por ne at te televizorit dhe kundershtimeve ngabrenda me pyetjen qe shtronin forcat qe ishin kunder
    Se perse luftoJme!
    Amerikanet ne Vietnam kishin 55mije viktima nga te cilet mbi 35 mije ishin vietnamezo jugoret qe luftonin komunistet e veriut
    Nga ana tjeter Vietnamzet e veriut te mbeshtetur nga Ruset dhe kinezet kishin 220mije viktima te humbur ne kete lufte
    Shtrohet pyetja ne fushen e betejes thjesht ne aspektin ushtarak kush e humbi luften!!!
    Luften amerikanet e humben nga brenda e debil dhe jo ne fushen e betejes sic thua ti

    1. Albatros says:

      Viktimat ne Vietnam o legen ishin gra pleq dhe femije.Amerikanet pinin marihuana dhe Alkohol te gjithe diten. Ushtaret amerikan qe luftuan ne Vietnam kur u krthyen ne Amerike u quajten baby killers

  13. Petrol says:

    Nuk e kuptoj perse disa frymezohen kaq shume nga lufterat dhe jo per menyrat e ruajtjes se paqes. Lufta sjell vdekje e fatkeqesi ndersa paqja jete e mireqenie. Po te hulumtoni ne internet do te mesoni se ne rast lufte totale edhe SHBA do ta pesonte keq. Dhe jua them me siguri te plote: nga lufta e trete boterore, e cila nenkupton perdorimin e te gjitha mjeteve: atomike, kimike, bakteriologjike, sizmike (termete apo cuname artificiale) do te jete i bekuar nga zoti ai qe shpeton gjalle!

  14. ts says:

    Po cpo na duhet si do shkonte nje sulm ushtarak kunder Amerikes qe ska dyshim sot, me kto arm konvencionale qe kafsha njeri ka prodhuar ,planeti kthehet ne nje Ferr qe smbin me bar e te mos them qe nuk do egzistoj ma ,por na thoni me mir si parashikoni nje gjygj kunder Sali Berishes e si do reagonte ai per ter kto maskaralliqe dhe gjynahe ndaj Shqipris e shqiptareve ! A e imagjinoi dot kte perbindesh vrases,intrigant si do sillej,kuj do ja fuste e cfar do “villte” ? A imagjinoni dot kte kllas te re politike, dhe gjygjtaresh te mbyllur ne nje stadium passi tju kesh mar gjithcka kan vjedhur e ti leshosh rugeve si dele me nje vul ne ball per cka i ben Shqiperis dhe shqiptareve, si do te ndryshonte Shqiperia dhe shqiptaret !!!! A imagjinoni dot nje Shqiperi te lir me nje drejtesi te drejt e me politikan jo armiq te saj ? Pa mendoni sikur kto sikuret te beheshin realitet ,cfar do ndryshonte …………..

  15. Erdeta says:

    SIKUR BOTA TE SULMONTE SHBA, LUFTA DO VAZHDONTE VETEM 30 MINUTA, AQ SA I DUHET AMERIKES TE ASGJESOJE INSTALIMET INTELIGJENTE TE BOTES QE KONTROLLOJNE AJRIN, DETIN DHE TOKEN. [SHBA KA BAZAT DHE RRJETIN E NEVOJSHEM TE SAJ NË TE GJITHE GLOBIN DHE NUK E KA TE VESHTIRE KETE OBJEKTIV]. PAS KESAJ NË AJER, TOKE DHE DET ESHTE ZOT VETEM AMERIKA. AKTUALISHT PO PUNON QE DHE USHTARI TE ZEVENDESOHET ME SIVLLAUN TEKNOLLOGJIK.
    MOS TREGONI TE PUTINI…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje