BATUTAT pa mikrofon: Çfarë nuk u dëgjua nga debati mes Ramës, Blushit, Xhafës e Ruçit

20 Mars 2016, 09:12Politika TEMA

Në përfundim të kongresit, aty ku të gjithë prisnin që delegatët t’u drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, debati u rikthye sërish te statuti dhe mandati i kryetarit të partisë

Ishte deputetja Arta Dade, e cila kërkoi nga kongresi që të diskutohej kërkesa e disa deputetëve dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që kongresi të shprehet lidhur me zgjedhjet për kryetarin e PS­së. Kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, e rihapi debatin duke kërkuar nga palët që të shpreheshin për këtë çështje duke ia dhënë fjalën kryetarit të partisë, Edi Rama.

Duke përsëritur arsyet pse nuk u bënë zgjedhjet në PS në 2013­n pas mbarimit të mandatit të tij, Rama i kërkoi kongresit që të miratojë thirrjen e referendumit në parti për të vendosur nëse mandati i tij rinovohet automatikisht apo për këtë kërkohet zgjedhje me parimin një anëtar­një votë. Ai i cilësoi alibi pretendimet e ngritura nga Ben Blushi, duke e akuzuar se ai kërkon të rrëzojë qeverinë e Partisë Socialiste.

Blushi, i cili e mori menjëherë fjalën pas Ramës, akuzoi Edi Ramën se i trembet votimit nga anëtarësia, ndërkohë që kërkon referendum po nga anëtarësia me arsye që të mos ketë kandidatë rivalë.

Pjesë e këtij debati u bë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili e akuzoi Blushin se kërkon që përmes statutit të bëhet Kryeministër. Në fund, Blushi e cilësoi nul referendumin, ndërsa Edi Rama e quajti atë rebel që nuk do të donte të kalonte ekstremin e përjashtimit nga Partia Socialiste.

Debatet

Arta Dade: Ka një propozim nga një grup anëtarësh të Asamblesë Kombëtare, që të zhvillohen zgjedhje për kryetar të PS­së sipas parimit një anëtar­një votë dhe se do të ishte kongresi që do ta vendoste këtë gjë. Ne kërkojmë thjesht zbatimin e statutit. Ju po mbyllni kongresin dhe kjo kërkesë u la në hije, pasi nuk u votua rendi i ditës për kongresin.

Gramoz Ruçi: Nuk mund ta mbyllim kështu, do të diskutohen të gjitha çështjet që janë lënë për në kongres. Ia jap fjalën kryetarit të partisë.

Edi Rama: Duhet votuar apo jo, ky është një debat i njohur. Përtej aspektit politik, ka dhe një aspekt formal, për të cilin askush nuk mori masa që në momentin e parë për të bërë zgjedhje të kryetarit, për të mos krijuar situata si kjo, është artificiale, por e mbështetur në një formalizëm. Vota e marrë për të qeverisur është e barasvlershme me rikonfirmimin e mandatit të kryetarit të partisë. Kështu e kanë partitë europiane që e zgjedhin kryetarin me një anëtar­një votë. Pavarësisht shumicës absolute që thotë se pas dy vjet e gjysmë në qeverisje nuk duhet të bëjmë zgjedhje për kryetarin, ka nga ana tjetër një pakicë, sado e vogël, që mendon të kundërtën. Bindja ime është se shumica dërrmuese e këtij kongresi nuk duhet të marrë fuqinë e atyre që e përbëjnë partinë, pra anëtarësisë. Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stisur skarco. Nëse anëtarësia nuk do ta konfirmojë mandatin e kryetarit nga kongresi, bujrum të bëjmë zgjedhje, të bëjmë një punë që nuk është puna jonë sot, puna jonë është të qeverisim. Unë kërkoj që kongresi të japë miratimin që kjo çështje të zgjidhet me referendum te të gjithë socialistët. Do t’i japim mundësi edhe asaj pakice të ndihet mirë duke marrë përgjigje nga anëtarësia e PS­së.

Ben Blushi: Parafolësi është në konflikt interesi me këtë temë, megjithatë është mendimi i tij. Referendumi nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhen për njerëz. Ne sapo e votuam statutin dhe ai nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. Është thënë që në vitin 2013 ne nuk patëm kohë për të bërë zgjedhje. Edhe nëse është kështu, askush nuk e pengonte këtë kongres apo asamblenë të mblidhej në atë kohë. Është e pavërtetë që partitë në mbarë Europën nuk bëjnë zgjedhje kur vijnë në pushtet. Është cenim i dinjitetit tuaj. Nëse i vendos partia, partia vendos se kush do jetë Kryeministër. Angela Merkel është Kancelare e Gjermanisë, ka 16 vjet në pushtet, votohet çdo dy vjet me statut, edhe pse i fiton zgjedhjet. Nëse partia e saj e rrëzon atë edhe nëse ka fituar zgjedhjet, ajo nuk është më Kancelare. Partia vendos, nëse je në pushtet apo në opozitë. Referendumi nuk i zëvendëson zgjedhjet. Çfarë ndryshimi ka që anëtarësia votoka për referendum dhe nuk votoka për zgjedhje? Këtë referendum e konsideroj antistatutor, të papranueshëm dhe një hile për t’i ikur garës brenda PS­së. Ka 3 vjet që ndodh kjo. Nuk është demokraci siç po veprojmë sot. Ky është privatizim i një njeriu që nuk zgjidhet

(Nga salla: Ka fituar në dy zgjedhje)

Nuk mund të lihet kjo parti kaq pak demokratike dhe të merret peng nga një njeri. Një mandat që merret me referendum si çështje nuk ka për të qenë kurrë një mandat legjitim dhe do vërë gjithë jetën në pikëpyetje legjitimitetin e mandatit të PS­së, pavarësisht se kush do të jetë ai.

Vangjush Dako: Doja të bëja një ndërhyrje, neni 92 i statutit e ka shprehur shumë qartë se statuti i 2011­s është shfuqizuar. Pak më parë ne të gjithë, me tri vota kundër, e miratuam statutin dhe për mua ai është i miratuar. Për mua fjala e kryetarit që të bëjmë referendum më duket se kërkon t’i bëjë qejfin Ben Blushit, por nuk do të thotë se do të bëjmë referendum. Statuti nuk e përmban që të bëjmë referendum. Nëse duam të largojmë kryetarin, i jepet e gjithë mundësia Grupit Parlamentar, anëtarësia e partisë, për ta shkarkuar kryetarin, por jo Ben Blushi për ta shkarkuar. Ne nuk mund të vazhdojmë të merremi me statutin se do Ben Blushi të bëhet Kryeministër. Kemi gjithë këtë kohë që merremi me statutin, dhe nuk të bën statuti Kryeministër, por është vota e popullit.

Gramoz Ruçi: Të shpreh edhe unë nja dy mendime se sikur u personalizua çështja mes Ben Blushit dhe kryetarit të partisë. Kemi kohë që diskutojmë për çështjen e mandatit të kryetarit. Për mua problemi nuk është statutor, po politik dhe duhet t’i japim përgjigje edhe politike, edhe statutore. S’duhet ta marrim statutin si një pikë të vetme, por duhet ta lexojmë të gjithë nenin. Unë e kam kërkuar që atëherë që të bëheshin zgjedhje, askush nuk e mbështeti, dhe pse ishte formale, sepse ky njeri sapo kishte marrë votat e qytetarëve në zgjedhje. Ne jemi votuar që kryetari është automatikisht Kryeministër dhe këtu vëmë në diskutim legjitimitetin e Kryeministrit dhe forcës sonë politike. Statuti na jep mundësi që të diskutojmë legjitimitetin e mandatit përmes mocionit të mosbesimit nga 1/3 e anëtarëve, nga asambleja dhe delegatët. Por nuk kemi asnjë kërkesë për mocion mosbesimi. Nuk ka.

Ben Blushi: Edi Rama ka mandat të skaduar.

Gramoz Ruçi: Të lutem Blush, më dëgjo. Jo, nuk i ka skaduar mandati, sepse në 2013 në krah të tij ti dhe unë, me këtë program, me këtë emër, kërkuam që kjo parti të vijë në pushtet dhe ky njeri të bëhet Kryeministër. (Duartrokitje) Kjo parti ka dhe Grup Parlamentar dhe mundet aty që pasi të kemi gjetur një emër tjetër, të shkarkojmë Edi Ramën dhe të votojmë tjetrin. Por nuk ka një kërkesë të tillë.

Edi Rama: Më fal se do rrosh më shumë se unë, se ma more fjalën që doja të thosha. Mbase ka dhe një rrugë tjetër statutore, por me këtë rast vëmë dhe një kapak mbi këtë pjesën tjetër, si po qeverisim, si s’po qeverisim etj.: mocionin e besimit, që i bie ta kërkoj unë. Por unë jam i prirur të them që në këtë rast e gjithë kjo është një farsë dhe kësaj farse duhet t’i japë fund anëtarësia. Këtë di unë. (Duartrokitje)

Gramoz Ruçi: Që ta mbyll çështjen. Pra, në rastin është ose jo statutore, kur nuk ka kërkesa për mocione, unë e përgëzoj edhe këtë diskutim që është hapur. Le të vijmë te çështja e referendumit. Neni 45 thotë që referendumet bëhen për probleme statutore, problemore etj. Meqenëse kemi lexime të ndryshme, unë për këtë nen kërkoj referendum në parti.

Ben Blushi: Cila është kërkesa për referendum?

Gramoz Ruçi: Të lutem Blush, të respektoj, por mos bëj zhurmuesin. E thotë neni i statutit për referendumet, jo ky statuti që miratojmë, por ky që kemi. Për mua kjo çështje duhet hedhur në votë. Kush është dakord që të shkojmë në referendum për të interpretuar një çështje të statutit, nëse duhet bërë zgjedhje ose jo për kryetarin? Pyetja është: Duhen apo s’duhen bërë zgjedhje për kryetar partie?

Fatmir Xhafaj: E ke gabim nga fillimi e deri në fund! Një gabim s’mund të zgjidhej me një gabim tjetër. Kolegu Blushi kishte shumë të drejtë që trajtoi çështjen e funksionimit të zgjedhjeve, por nuk ka asnjë të drejtë nga dita e sotme. Sot kemi miratuar një statut.

Ben Blushi: Është votuar vetëm në parim.

Fatmir Xhafaj: Nëse është votuar në parim, duhet votuar në tërësi. Por nga sot ka hyrë në fuqi statuti i ri dhe ne nuk mund të bëjmë një proces mbi një ligj që është shfuqizuar (duartrokitje), ashtu siç është e gabuar ideja e referendumit. Unë do votoj kundër mbajtjes së referendumit, sepse nga sot përgjigjen e mandatit të kryetarit e ka dhënë kongresi. Nëse duam t’ia bëjmë qejfin kryetarit, hajde t’ia bëjmë, nëse duam t’ia bëjmë qejfin Ben Blushit, hajde t’ia bëjmë, por nga sot kemi statutin e ri.

Ben Blushi: Akoma ne nuk e dimë se kush është pyetja. Është referendum i parë në botë që bëhet pa një pyetje dhe Edi Rama, përveçse vendosi të garojë përballë vetes, duke shmangur të garojë me referendum kandidatët, e konsideroi veten çështje. Është i pari njeri në botë që vuri shenjën e barazimit mes vetes dhe një pyetjeje. Është një mënyrë amatore, e qëllimtë për ta kthyer partinë në një trung partie. Referendumet nuk zëvendësojnë zgjedhjet. Nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eliminimit të kandidatëve. Unë referendumin e quaj një nul. Ky nuk mund t’i japë fuqi një njeriu, por një çështjeje.

Edi Rama: Nëse anëtarësia do të kërkojë zgjedhje për kryetar, do bëjmë zgjedhje. Nëse anëtarësia do të konfirmojë vendimin e kahershëm dhe të sotëm për të mos bërë zgjedhjet pasi janë pakuptimta, çështja është e mbyllur për sa na takon, mbase jo për ata që kanë alibi. Ky është një shembull i mënyrës se si PS arrin t’i shtrijë kufijtë e përpjekjes për durim përtej çdolloj limiti dhe besoj se kemi bërë diçka të mirë për të respektuar një moment, që e dini të gjithë, që është një alibi false. Rebelët çmohen, por nga ana tjetër, PS është një parti që ka vepruar menjëherë kur rebelimi ka shkuar përtej parimeve dhe vlerave të përbashkëta dhe jashtë horizontit të qëllimit tonë të përbashkët. Shpresoj që ky të mos jetë rasti dhe nuk do të doja të ishte rasti./Panorama

23 komente në “BATUTAT pa mikrofon: Çfarë nuk u dëgjua nga debati mes Ramës, Blushit, Xhafës e Ruçit”

  1. ledi says:

    Referendumi I kerkuar nga Rama eshte ana me komike e kongresit ,bashke me mbeshtetjen servile te njeriut xhuxh ,pra Dakos . Zgjedhjet I I fitoi PS dhe jo Rama ,prandaj kerkesa e Blushit eshte legkitome dhe prandaj Rama eshte kthyer ne qesharak ,jo vetem nga opozitaret e merzitshem.,por dhe nga armata e madhe e socialisteve ne baze dhe jo te delegateve te emeruar nga Rama per te votuar si robot tekat politike te tij .

    1. kaktus says:

      Po Rama do të fitonte, nuk diskutohet, karshi Blushit Robert Camcakicit, ja seu bënë zgjedhjet. Te jesh kryetar Partia duhet të kesh kellqe, ti biesh Shqiperisë kryq e terthorte. Blush je shume i lodhur, me vjen keqe por je bere legen, ose bloze.

      1. pilo lala says:

        Ka 10 vjet qe kandidon Blushi, edhe sa here do kandidoje ky pa marre asnje vote?

  2. Centrale says:

    Beni Blushin me ndonje post se na çau ….

  3. Treviso says:

    Partia Socialiste duhet te kete kujdes qe te mos mesoje si partia Demokratike Italiane, duke u pere shume grupe. Keto grupe do te punojne ne interesat e tyre duke anashkaluar statutin e partise.
    Partija Socialiste ka rrezik te bie ne eufori me drejtimin qe po iben vendit. Pse? Eshte nje parti qe drejton vendin pa nje Opozite dhe pa sindikata.
    Opozita e sotme eshte e shkaterruar nga korrupsioni qe beri gjate qeverisjes per 8 vjet dhe lufta e saje eshte drejtuar per shpetimin e lekures nga drejtesia, nese vendoset.

  4. demokrati says:

    Liberal demokrati Rama kujtoi se do te rinovonte nje kenete si PS, kujtoi se hienat mund te behen qingja. Kush nuk e mban mend vitet 2000-2005 kur hienat qe u moren me ndarjen e prese Shqiperi e cuan vendin ne degradim ne pashembullt. Aq shume e frikesuan ushtaret e vegje te Nanosl sa Rama i beri edhe elozhe degraduesit me te madh te figures se sherbetorit publik, Nano. Kujtoi Rama se zonja qe nuk perendon do t’ja falte faktin qe nuk e beri ministre te jashtme, ka pase nje kohe te trishte kur edhe dade u be zedhnese e Rusise ne Shqiperi, kujtoi Rama se munf t’ja falte majko qe nuk u be dot minister pasi u be kryminister kur vendin ja la nje klloun si nano.Kujtoi Rama se bijte do t’ja falinin faktin qe ai u be kundershtari me i eger i baballareve te tyre ne 90. Rama nuk mund ti coje perpara reformat me Hafizet, Dadet, Lakroret, Majkot, Finot. Per hir te Shqiperise per te cilen betohet edhe “SAZANGURI” i politikes shqiptare Beni i dinastise serbofile te Shuteriqeve, Rama ose duhet te beje piazza pulita ne PS ose PD ta kooptoje si bashkekryetar dhe te riktheje Kastriot Islamin ne partine e Fatos Nanos qe do te drejtohet by proxy nga Blushi. Gjendjen e mjerueshme te PS e tregon fakti qe njeriu me me bonsens politik ne ate parti eshte ish sekretari i pare i Tepelenes, ish Ministri i Brendshshem i qeverise se fundit komuniste, shoku Gramoz Ruci. Per reformat Rama ka vetem nje rruge, front qytetar kunder mbetjeve komuniste antireformiste ne te dy kahet e politikes shqiptare, te cileve ne 3 vjet Rama u preu ne mes kordonin ombelikal korruptive.

    1. Grigor says:

      Eh shyqyr qe me ne fund foli njeri ashtu sic duhet dhe ashtu sic eshte. Nuk po shtoj asgje se I ke thene te gjitha. Respekte. Nuk lexoj asnje lloj mllefi tek shkrimi jot, ashtu sic lexohet tek disa te tjere si ai Ledi me siper qe duket se nuk e kane future ne pune dhe eshte gjithe inat.
      Megjithese nuk jam ndonje simpatizant I Rames, me pelqeu shume realizmi I shkrimit tend I nderuari Demokrat. Nuk kam si te jem simpatizant I ndonje partie sepse kam 20 vjet jashte Shqiperise dhe nuk kam asnje lloj interesi partiak.
      Edhe nje here respekte

    2. LORA says:

      Demokrati,ne respekt te komentit tuaj te mencur dhe plot informacion,mendoj se Rama e ka bere me kohe zgjedhjen e frontit qytetar per shpetimin e Shqiperise,demokratizimin e saj dhe prosperimin e jetes se shqiptarve nepermjet punes se ndershme.
      Kete zgjedhje ai e ka bere me shume mund dhe me qindra gure ,shkarpa e hunj nen rrota,sidomos prej nahijes se nano-kurvave,,,shume me teper se prej nahijes se mortjemdhit brekedhjere.Kjo rruge e mundimshme e ka maturuar dhe perfeksionuar bindshem Kryeministrin tone.
      Jo me kot u karikua (ne prag te reformimit qilizme ne drejtesi) maksimalisht blush-dalzotesi,zari me I sofistikuar I kenetes se tranzicionit kriminal,per te zhbere me kurvlliqe statutesh verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit 2013 dhe 21 qershorit 2015.
      Dua te them ,se shoh me syte e asryes time qe Rama eshte I bindur se shqiptaret e kuptojne shume mire dhe dakortesojne perdite rrugen e zgjedhur prej tij.Kjo nuk eshte pak ne motivimin e tij,si politikberesi dhe vendimarresi me I besueshem dhe me I pranueshem per shqiptaret e 26 vjetve te fundit,ne shumice te cilesuar.
      Ne kete udhe ai ka bere gabime te cilat per mua nuk kane qene te qellimshme,por gabime te natyrshme te rritjes se tij.
      Mendoj se vendi yne dhe shqiptaret e kaluan periudhen e tmerrshme te tranzicionit rraskapites,qe perzuri gati nje te treten e njerezise jashte kufijve,fale sensit dhe sakrificave mbijetuese te tyre,,,por edhe fale kontributeve rrezellitese te Edi Rames dhe stafit qe punon ne sinkron me te.Rrjedhimisht nuk shoh rrezik nga dadet,hafizet,majkot,finot,,,,te cilet duhen ne PS, per te mos harruar kurre historine e kasaveteve rrenqethese,shkaktuar prej nano-kurvave.
      Pershendetje ,Demokrati.

    3. Romeo Trapi says:

      Mua me pelqen byreku. Prandaj ky Maqua eshte king fare. Pse donte ti a zinte vendin Blushi? Maqua konkuroi heren e pare per Kryetar, tani dashka Blushi. Pune byrekesh. Beni paska qene fiks per ate filmin e babi Kicos.

  5. Socialisti I vertete says:

    Mbaj mend ne Kongresin e PS te 2005 Edi shperndau gjysem ore para votimit Statut in e Ri te PS I cili edhe u votua.Kush nga delegatet mundi ta studioje kete statut ne gjysem ore?Ndryshimit ne statut duhen te diskutuar ne organizatat e partise muaj me pare.E njejta gje u perserit edhe ne kete Kongres.Ne votimin e pare me statutin e Ri u shkeput nga Nano,dhe ne kete votim u shkeput nga Edi I barabarte per te Edi per andor. Sa gabim.

  6. kapo says:

    Blushi mnnd te ket nje thes me gabime por ne kete rast ka te drejt.
    Duhet te behen zgjedhje ne baze te afateve kohore te paracaktuara per te zgjedhur a rizgjedhur kryetarin e partise.
    Vetem kjo menyre eshte demokratike.Fshehja mbas termit”fitus i zgjedhjeve”…nuk eshte bindese..nuk eshte demokratike.

  7. Xixa says:

    Loje fallco per tu mbyllyr gojen kujt mendon ndryshe,

  8. Ndizni nje qiri per PS says:

    Ju beni sikur nuk kuptoni dot, por
    prej dje PS nuk ka më. Nekuptimin qe shumica e majte ne Shqiperi, nuk ka me PS.

    Ata te gjoret nuk e kuptojne se duke e bere PS-ne parti Europiane nuk eshte me ajo qe dine ata te shkretet!
    Eshte Parti Klub, Parti vetem elektorale: behen zgjedhjet dhe perfitojne ata qe fituan. Antaret duhet te kthehen ne shtepi, ne punet e pronat e tyre. Por, a kane prona e pune socialistet e thjeshte?! Nuk kane.

    Blushi ua tha: nje grup jo socialistesh e pushtuan PS-ne. e Privatizuan. E kthyen ne SHPK, per te mjel lopen Shqiperi.
    Sapo te humbasin…Rama e te vetet do t’ja mbathin, sa here ua kam thene…!
    Rama ia mbath, pas parave qe ka nisur andej matane…As qe i plas per PS e PD…
    Kjo eshte ajo qe e ndan edhe nga Koco Kokedhima. Koco eshte I Majte i vertete, edhe memedhetar eshte, por Kocua do te mbetet aty, ne Shqiperi, sic ka qene, denbabaden. Nuk iken Kocoja. Sikur te ishte pak me pak materialist, Koco do ishte shembull, por ne krahasim me Edi Ramen ai eshte ku e ku…
    Ndizni nje qiri per PS-ne…nuk eshte me…

    1. passionanti says:

      Po ata qe ishin atje nuk ishin njerez, apo po te jete vetem Blushi paska ps! Sa te irrituar jane njerezit per te marre ate qe nuk u takon. Kjo kohe do quhet e Sali berishes se ai i mesoi tu japi disa njerzeve ate qe s’u takon. Megjithate une qesh, qesh se ku jane katandisur keta njerez te “irrituar”.

  9. qytetar says:

    Cfare behet keshtu ??? Duan te qeverisin gjithe jeten ,NUK ASNJE ALTERNATIVE ME KY VEND ?
    RAMA & META , ME VONE RAMA & BASHA ,PASTAJ
    BASHA ,& META , ,META & META .
    KATASTROF !!!!

  10. ruzhdi says:

    Blushi po kapet per qime te flokut n’vo (veze) !

  11. 17nentori says:

    ja ta zeme se bene zgjedhjet per kryetar, dhe ja ta zeme qe per pak vota i humbiska rama dhe i fitoka bushi!!! ja ta zeme thashe… se mos ka kuptim!
    me pas kryeministri pa asnje parti mbeshtetese nuk kalon dot asnje ligj apo te beje pune me parlamentin.
    kaq do pd-ja te bertase qe legjitimiteti i kryeministrit ka mbaruar … dhe duam zgjedhje qe ta zgjidhim dhe ndryshe do bejme ashtu dhe keshtu.
    kush do ta coje PSne ne zgjedhje? me te zene si e filluam i bie kryetari i ri!!!!
    domethene kryetari i ri do te behet edhe kryeminister!!!!
    me te zene e morem, se realisht pse duhet nje parti qe eshte ne fuqi te beje zgjedhje ne mes te mandatit?
    apo qe ti prishi pune vetes per inatet e bushit?

  12. LORA says:

    Nuk e shoh kete lajm si “batuta pa mikrofon” .
    Ketu shoh nje klime mese te shendetshme te lirise se shprehjes e perplasjes se argumenteve ,qe sejcili I sjell ne menyren e vet.
    Kjo dhe vetem kjo (balle per balle dhe ne menyre transparente,,,,qofte edhe agresive ) duhet te jete udha e ecjes se nje force politike serioze,per t’i thene vetes europeiste.
    Une e cmoj si nje vlere shendoshjeje kete debat.

  13. ANTIKORUPSIONI says:

    Nenet per te cilat duhet te “denohet” Bushi.
    1- agjitacion e propagande
    2- tradheti ndaj Partise
    3- sabotim
    4- tentative per grusht shteti
    5-shfaqe te huaja
    6-poliagjent
    Ben. Bej 100 Amin se per keto vepra qe te akuzuan
    Rau-Tau-Sau-Xhau -Ruçau & coo jo ty qe te kishin zhdukur por edhe sojin.

  14. ANTIKORUPSIONI says:

    Faleminderit PS dhe Nardi Nokes qe ekzistoni dhe na i beni jeten me te bukur

  15. maximus says:

    pa EDI RAMEN, partia socialiste nuk vinte kurre ne pushtet, vetem EDI RAMA ja thyen koken baces se maleve i solli ne pushtet , dhe tani duan drejt e ne thele, pa bere aspak fushate , e haruat EDI RAMEN se sa shume punoi per te fituar zgjedhjet.

    1. I mashtruari says:

      sa shume mashtroi doje te thoje??????

  16. e verteta says:

    Sa naive o dele te Partise.Nuk e kuptoni ska me as PS ,as PD ne Shqiperi por nje dore gangsterash, te pashkolle ,hajdute dhe kriminele…
    SHIKONI listen e ansamblese…nje dore rrugacesh pa shkolle , enverista dhe kriminele…mjaft po lehni si qente…thjesht ka mbaruar aty gjithshka…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje