Basha flet si Berisha: Byroja, pastaj reformë në drejtësi. Al Kapone shqiptar është Rama

25 Mars 2016, 13:07Politika TEMA

Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë sot, pas kthimit nga SHBA.

Ashtu si Berisha, edhe Basha ka ndryshuar qendrim dhe deklaroi sot se Byroja Kombëtare e Hetimit është para reformës në drejtësi.

“Byroja Kombëtare e Hetimit në veçanti dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit europian. Askush nuk do të ndalë, deformojë apo devijojë këtë vullnet që në fakt buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe në gjendje që të vendosë politikën para drejtësisë”, deklaroi ai.

Sipas Bashës, reforma në drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por t’i japë fund krekosjes dhe arrogancës qeverisëse, që sipas tij po u vjedh shqiptarëve edhe kacidhen e fundit nga xhepi.

Ndër të tjera, Basha tha se kishte siguruar mbështetjen amerikane dhe garancinë e tyre që ligji i dekriminalizimit do të zbatohet, por edhe angazhimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai ka përmendur edhe Al Kaponen që u mor si shembull dy ditë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë, duke thënë se ai është ulur në Kryeministri dhe është Edi Rama.

8 komente në “Basha flet si Berisha: Byroja, pastaj reformë në drejtësi. Al Kapone shqiptar është Rama”

  1. hasan says:

    Ore i ngjan shume Dulles ky mo.. apo e kam gabim

  2. Azio says:

    Lulzim,mbreme mos ke fjetur me Saliun?
    A te dha te pish qumesht,sepse degjova se ke qare shume naten.
    Ah more teveqel.Si nuk je bindur qe Saliu po te detyron te hapesh varrin tend me duart e tua?
    Megjithate keshtu I do mushka drute.Ti je vertete nje mushke qe mban ne kurrizin tend,barren e krimeve te tua,por vecanerisht barren e rende te kryekriminelit Sali Berisha.

  3. Urimi says:

    Sot mund te besh çfar te duash dhe te sillesh si te duash,deshmi e mire e kesaj eshte vete lul basha qe sot sapo pashe ne TV duke u mbajtur ders gazetareve per viziten e tij te sukseshme ne Amerike edhe pse nuk epermendi fare takimin vllazror me lobin grek,filloj ta sulmoje Edi Ramen siq ka bere tash e 20 vjet te tij apo mbi 25 te sali berishes,sipas lulit edhe dielli duhet te jetoje sipas urdherave te lulit,prandaj eshte e qarte se opozita ne krye me lulin dhe sali berishen te vetmin qellim ka tensionimin e situates ne menyre qe te mund te jetoje edhe ndonje dite duke kerkuar forma se si ta shkaterroj vendin,thot se nuk e pranojme qe Rama te emeroje gjykates e te tjere ne nje kohe qe sa ishte luli minister vendoste dhe emeronte ke donte,tash ku eshte friga,pa fije turpi llomotit para gazetareve edh gjera qe skan fare lidhje me situaten,kerkon zbatimin ekushtetutes qe sipas tij nuk respektohet nga Rama prandaj thrret popullin ne revolucion!!!!!
    Kush ia do vendit te tije katastrofen pos nje i shitur dhe i qmendur aspak me keq ska menduar as vepruar millosheviqi per kosoven dhe vete shqiperine,mua me ben te trishtohem kur shof ket kriminel para gazetareve duke u thirrur ne respektim te kushtetutes,po vrasja e 4 qytetareve qe u be nen urdherat tua kush duhet te pergjigjet lul basha!!!
    Per mua ti je vetem nje kriminel qe ke marre imunitetitn politik nen siglen PD.

  4. Angjelini says:

    Po mor Lul hajduti ke te drejte. Te vrasish njerz te pafajshem, te shitish pasurite nen-toksore dhe mbi-toksore, te vrasish 26 puntore ne fabriken e demontimit te sy-peshkaqenit, ti falish detin greqise dhe te privatizosh te gjithe pasurin kombetare dhe mos e besh nje dite burg verteton se Rama eshte po aq i inkriminuar sa shpurra e jote. Andaj, te gjith politikant shqiptare duhet te perfundojne ne burg. U zhdukte rrace e juaj per te gjithe ato te zeza si i keni bere dhe po i beni popullit tuaj.

  5. vlonjati says:

    Luli po ben emer ne politike si nje udheheqes largpames, por do mbahet mend si nje kukull qe komandohet nga poshte me shkopa si teatri kukklave

  6. DASH CUBAKU says:

    ik o bandit i degjeneruar qurrash hajdut vrases

  7. Zizau says:

    Si cdo gje ne kete bote, ka nje fillim ka dhe nje fund. Dhe me duket se ky eshte fundi. Fundi juaj, i te gjitheve ju. Pozite apo opozite. Cmimi qe do paguani do jete goxha i madh. Edhe pse kjo nuk do te na ktheje prapa vitet qe na keni marre, te pakten do u jape femijeve tane mundesine te jetojne ne nje Shqiperi ndryshe nga ajo qe ne po jetojme. Jo ne nje shqiperi ku hajduti quhet i zgjuar dhe i ndershmi budalla.

    Do ndodhte, jo per merite te Rames e ndonje tjetri. Do ndodhte per shkak se ShBA-te dhe EU duan. Edhe pse kjo do na kushtoje ne ndonje favor gjeopolitik. Pune e madhe, te pakten do jetojme ne nje vend me te drejta te plota ku drejtesia do denoje ate qe duhet.

  8. 01 vlora says:

    Brava shpetimtari i shqiperise votoni sa me pare reformen qe ta kalbim ne burg Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje