Në mbledhjen parlamentare të PS është diskutuar dhe për çështjen e armës pa leje me të cilën deputeti demokrat Gent Strazimiri është parë në protestën që opozita zhvilloi të hënën tek parku i liqenit.
Socialisti Piro Lutaj që është pjesë e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka shprehur rezerva ndaj punës së policisë atë ditë.
“Pse nuk ka reaguar policia kur e pa të armatosur”, citohet të ketë thënë Lutaj duke ju referuar Strazimirit.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura ai është shprehur se nga PS duhej reagim më i ashpër për të treguar se ne nuk veprojmë si Saliu, raporton Ora.
Mësohet se në grup është kërkuar që të vijohet puna për të përmbyllur procesin zgjedhor në kuadër të organizmit të strukturave.
piro mavria medet o shoke medet, mezi belbezon lumi,e deti