FOTOT/ Projekti për Parkun në Liqenin e Kasharit

1 Prill 2016, 14:27Sociale TEMA
FOTOT/ Projekti për Parkun në Liqenin e Kasharit

Kryeqyteti do të ketë një tjetër hapësirë të gjelbër, ku qytetarët e Tiranës do mund të kalojnë kohën e e tyre lirë apo fundjavat larg zhurmës së qytetit. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të sjellë në jetë projektin e kthimit të liqenit të Kasharit dhe zonën përreth tij në një park të dytë urban, duke ia shtuar qytetit edhe një mushkëri tjetër të gjelbër. Ndërsa, vuri në dukje se projekti i Parkut të Kasharit është një nga premtimet e bashkisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prani të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, urbanistëve dhe arkitektëve të ndryshëm, si dhe banorëve të zonës, prezantoi sot konceptin-idenë e Parkut të Kasharit, duke nismuar kështu edhe diskutimet me qytetarët për projektin final.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi Parkun e Kasharit si hapësirën e dytë më të rëndësishme çlodhëse dhe argëtuese pas asaj të Liqenit të Tiranës, si dhe u shpreh se ky park do të shfrytëzohet nga një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës, kryesisht ajo e zonës veri-perëndimore e qytetit. “Ne synojmë që të ketë mbi 200 mijë banorë, të cilët do të mund të kenë mundësi ta aksesojnë këtë park, të cilët e kanë më afër këtë park se sa atë të liqenit të Tiranës”, theksoi Veliaj. Më tej, ai tha se investimi në këtë park është programuar të shtrihet në dy faza, deri në fund të këtij mandati, ku fillimisht parashikohen të bëhen ndërhyrjet e duhura për ta bërë më të jetueshëm, ndërsa më pas do synohet edhe kompletimi i tij me gjithë infrastrukturën dhe bazën e nevojshme materiale.

“Ne nuk i përgjigjemi baltës me baltë. Ne i përgjigjemi baltës me një zgjidhje konkrete, me punë konkrete, ndaj motoja e Bashkisë Tiranës është: Sa më shumë shpifin, aq më shumë u përgjigjemi me punë, sa më shumë fyerje, aq më shumë punë, sa më shumë baltë, aq më shumë punë. Kjo është mënyra se si ne i përgjigjemi histerisë, duke u munduar të bëjmë histori. Kjo është arsyeja pse një projekt i madh gjelbërimi do të funksionojë ose do të aplikohet edhe në këtë zone”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se ky projekt jo vetëm që do t’i japë kryeqytetit një hapësirë të madhe çlodhëse dhe frymëmarrje, por në të njëjtën kohë do t’i japë mundësi edhe banorëve të zonës që të rrisin vlerën e pronave të tyre, si dhe do të krijojë mundësi më të mëdha punësimi.

“Për çdo një lek të hedhur në infrastruktura si ky park, përfitimi është 10-fish për komunitetin. Pra, nëse ne shpenzojmë 1 milionë dollarë për të rregulluar këtë park, i gjithë komuniteti rreth e rrotull Kasharit përfiton 10 milionë dollarë, e kështu me radhë. Do të thotë se përfitimi nuk është vetëm i atyre që do të vijnë e të shijojnë në atë moment parkun, por i të gjithë atyre që kanë një pronë, e cila do të marrë një vlerë të jashtëzakonshme, falë këtij investimi, ashtu siç po marrin vlerë të gjitha pronat ku po investon Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se për këtë projekt, Bashkia e Tiranës do të zhvillojë një proces të gjerë konsultimesh me banorët e Tiranës dhe në veçanti me ata të zonës së Kasharit. “Ne do të bëjmë një sërë konsultimesh, fillimisht duke e prezantuar këtu me banorët e zonës, për të kuptuar vlerën që ky investim i bashkisë i sjell gjithë zonës së Kasharit. Së dyti, për të shfrytëzuar dy muajt e ardhshëm, duke filluar nga sot, në njësinë administrative të Kasharit, kushdo që ka një ide plotësuese ose sugjerim si mund të bëhet më mirë, mund ta sjellë. Më pas do të bëjmë një diskutim të dytë për të parë se cilat ide mund ta pasurojnë akoma më shumë këtë projekt”, tha Veliaj.

Gjithashtu, duke marrë shkas edhe nga debati për këndin e lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund çdo lloj pune publike, në dobi të qytetarëve të Tiranës. “Nuk do të tërhiqemi nga asnjë premtim dhe nuk do të thyhemi nga asnjë lloj presioni. I vetmi presion që unë mirëkuptoj është presioni i atyre që na votuan dhe që na kërkuan të punojmë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që në fund të këtij mandati, Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. “Ne duam që të mbyllim këtë mandat të parë pas tre vitesh e gjysmë me një “pajë” që i mbetet Tiranës, me parqe urbane të një niveli shumë më të sofistikuar dhe shumë më pranë shërbimeve për qytetarët të liqenit të Tiranës, liqenit të Kasharit, të Vaqarrit, Farkës dhe parkut të Dajtit. Këto janë pesë parqet që ne duam t’i  kthejmë plotësisht në përdorim të qytetarëve”, përfundoi prezantimin e tij Veliaj.

11 komente në “FOTOT/ Projekti për Parkun në Liqenin e Kasharit”

  1. popolo di tirana says:

    Ore ti Veliaj :
    Tirana nuk ke nevoje per parqe per ty çlodhur, por per pune per tu lodhur.

    1. enter"" says:

      Veliaj nuk eshte prodhues punesh, eshte tregu I punes. Veliaj menaxhon Tiranen.
      Tung!!!

      1. mirel says:

        Ku me d kjo lopa minorikare ne komente

        1. enter"" says:

          E mo mirel, cte te them, je nje bajge shqipfolese, dhe po tregohem I kulturuar.

  2. Illyrians says:

    Po nxirrni ca pamje nga parku, jo vetem punetore qe presin tuba..

  3. Gjergji says:

    Po tani po flet per kasharin apo per Tiranen se jane dy gjera te ndryshme.

    1. enter"" says:

      Kashari eshte Brenda Tiranes

  4. Termal says:

    Eh mor juve te fantaksurit nga Berisha edhe mjalti ju duket “mender” .Po cfare duhet te beje tjeter bashkia qe te behet e vlefshme per komunitetin.Halli nuk eshte tek ato qe thoni me siper por sepse me keto pune del fare zbuluar paaftesia e asaj bashkie qe keni mbeshtetur ju.Ky eshte thelbi i problemit edhe tek “protestat”per parkun e liqenit te Tiranes. Ato perrallat me ruajtje te pemeve dhe hapesirave te gjelbra sikur nuk shkojne te tregohen nga ata qe nuk lane pyll e park te Shqiperise pa e shkaterruar e zhdukur nga faqja e dheut. Por ky park ashtu si dhe ata te tjeret qe do te behen me vone per te cilet flet kryebashkiaku Veliaj nuk do te zbresin nga qielli por do te behen me pune domethene me hapje vendesh pune.Nuk thote kush se u zgjidhen probleme t e pafundme te Tirane por eshte levizje ne drejtimin e duhur per zgjidhje hap pas hapi.Verejtja qe une do ti beja Erjon Veliajt ne kete rast eshte te perdore sa me pak fjale te huaja te panevojshme ne fjalimet e tij sepse kjo nuk e tregon ate e cilindo tjeter me te kulturuar por perkundrazi me te varfer nga kjo ane.Per te mesuar se si flitet shqip le te lexoje pershembull Rexhep Qosen.

  5. Altin says:

    Po përse nuk shprehet zoti veliaj për liqenin e farkes? Perse keni nderprer punimet tek liqeni farkes? Nje objekt i financuar nga qeveria Rama, dhe qe ka 1 vit qe jan nderprer punimet si pasoje e mos interesimit te punonjesve te rinje te njesis Bashkiake.. Projekt i mbeshtetur fuqishem nga zoti Rama # të paaftë.

  6. bib3roni says:

    parku sha-karit
    kënd lojrash alternativ.

  7. "Horri i Bulevardit" says:

    Pse meriteni ju shpellare, rruga tek SHQUP-i, eshte mire, me zift, sju bohen kundrat me lluc.
    Blloki gjithashtu e ka rrugen te shtruar.
    Do ti coj Erjon Velise nji mesazh dhe ti them, qe ne projektet e ketyre parqeve, te fuse edhe ndertimin e shpellave, qe te mbetemi te kenaqur te dyja palet, shqup-isto-shpellare me shpella dhe ne me parqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje