VIDEO/ Partizani, prezantohen fanellat e reja për 70-vjetorin

1 Prill 2016, 15:59Sociale TEMA

Skuadra e Partizanit ka prezantuar fanellat e reja në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të klubit.

Në ambjentet e klubit të kuq u prezantuan uniformat e reja të 15-herë kampionëve të vëndit të cilat do të vishen që në sfidën e kësaj jave kundër Laçit, dhe do ti mbajnë deri në përfundim të kampionatit.

Lorenc Trashi dhe Felipe Gomes ishte dy futbollistët e kuq që pozuan me uniformat e reja ku bie në sy rikthimi i yllit të bardhë.

Në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i Partizani Dritan Dervishi u shpreh i lumtur për rikthimin e simbolit i cili është ylli i stampuar në gjoks.

Dervishi shtoi se për vazhdimësinë e kësaj steme do të vendoset më vonë, dhe vendimi i takon vetëm Presidentit Gazmend Demi.

15-herë kampionët e vëndit do të festojn në një ceremoni gala festimet e 70-vjetorit të krijimit të klubit më datë katër prill në Pallatin e Kongreseve./f.b

4 komente në “VIDEO/ Partizani, prezantohen fanellat e reja për 70-vjetorin”

  1. Shqiptar says:

    Urime ekipit Legjendar te Partizanit.

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Si nje nga tifozat e vjeter te ish 17 Nentorit, sot Sportklub Tirona, i uroj ekipit te Partizonit, suksese dhe bravo i qofte drejtuesve te ketij ekipi, qe arriten ta ngrejne perseri kete ekip, nga balta ku e hodhi politika.
    Do te desha qe edhe Dinamo te ringrihej perseri, ashtu sic dua, qe klubi i Tirones, te ngrihet aty ku i takon.
    I gezofshi uniformat e reja dhe suksese.

    1. KOZi says:

      Pyetje- Sot ne cilet shtete ka klub sportiv me emra ,Partizani, Dinamo ? tung

  3. + says:

    partikani skuader e enverit dhe e milotin popoviqit.Para ppsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje