SKANDALI/ Zbulohen politikanët që kanë fshehur paratë në Panama. Miliarda euro ne emer te njerezve te Putinit

3 Prill 2016, 21:24Sociale TEMA


Mediat botërore raportojnë se në emër të njerëzve më të ngushtë të Vladimir Putinit janë kapur miliarda euro në xhirollogari të ndryshme bankare, në botë. Ky është skandali më i madh financiar ku është përfshirë një lider.

Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave. Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.

Çështjen që tani njohet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e ëikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde.

Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.

Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.

5 komente në “SKANDALI/ Zbulohen politikanët që kanë fshehur paratë në Panama. Miliarda euro ne emer te njerezve te Putinit”

  1. koha says:

    Vetem per Putin nuk eshte e besuedhme ,GAZETARET NUK MERREN ME FSKTE POR VETEM ME LAJME .

    1. testimus says:

      E pse te gjithe keta te dyshimtet qe fshehin miliona e bejne per llogari te Putinit? Amerikanet qe fshehin miliona neper bankat e Zvicres dhe kudo ne bote e bejne per llogari te Obames? Urojme qe PUTIN tju prishi plane te tjera legenve, ashtu sic beri ne Siri!

  2. hapesira says:

    ti jetoke me kohen o zoti apo zonja koha

  3. taraboshi says:

    Une per vehte nuk jam ,por edhe po te isha kam 2000 vjet qe vjedh dhe nuk pyes per njeri,sepse nuk ka kush me gjykon se cfare bej une me parate e populli tim.Zogu i vodhi te gjitha,dhe te gjithe vendet e botes e pranuan vetem pse kishte flori me vehte,kudo qe shkoi asnje nuk i trha qe vodhe popullin shqiptare.Mendoni tani ti kerkojne llogari Putinit ku jane parate e popullit rus.,e kush ata jane hajdute per vehte.keto jen sensasione gazetash pa asnje vlere.Vjedhja ,prostitucioni dhe spiunimi jane profesionet me te nderuara.

  4. Kevin says:

    CIA prodhuesja me e madhe propagandash e shpifje ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje