Kamerat nuk janë të mirëpritura në zyrat e GFI Teknologies Albania në Mëzez, të vendosura në kilometrin e gjashtë të autostradës Tiranë Durrës.
Edhe roja i godinës nxiton t’u shmanget.
Thirrjeve telefonike nuk u përgjigjet askush, raporton Klan.
Emri i kompanisë, që në mes të vitit 2013 fitoi tenderin e markimit të karburanteve figuron në dosjet e Panamasë, skandalit më të madh financiar që ka njohur bota deri më sot.
Megjithatë, “GFI Technologies” e vijon normalisht punën për markimin e karburanteve, në depozitat e Porto Romanos.
Koncesionin e markimit të karburanteve e fitoi zyrtarisht Global Fluids.
Më pas shërbimi kaloi në kompaninë “Petroleum Consulting Partners”, që në fazën fillestare zotëronte 25 perqind te aksioneve.
Sot ajo zotëron 99.93% të aksioneve dhe vetëm 0.07% janë të GFI Technologies, me pronar shtetasin izraelit Assaf Halkin dhe ortak shqiptarin Ismail Mulleti.
GFI është regjistruar në ishullin Anguilla, në Amerikën Qëndrore.
Dy biznesmenët Halkin e Mulleti janë ortakë me nga 45 % të aksioneve edhe në kompaninë “IMAH”, një kompani me aktivitet në fusha të ndryshme.
Keta llumra bashke me Pecinin e skanimit, ortake te Berishes, qe gjobisin pa kryer asnje sherbim si mafioze shqiptaret, meritojne urgjent te ndalohen nga Prokuroria. Edhe ne se ligji eshte jo i plote, le ta plotesoje qeverria.
E dini se pse tani Klani po i bje kesaj kompanise?Sepse edhe Sandri u prpoq me marre kete koncesion,po Sala ja dha Il Mulletit.