Të afërmit e pilotit Donald Hoxha, i cili humbi jetën në aksidentin e sotëm tragjik të rrëzimit të helikopterit të FAve kanë folur për ngjarjen dhe për humbjen e të afërmit të tyre.
Donald Hoxha ishte nga Kuçova, 27 vjeç dhe kishte studiuar në Itali për aviacion. Ai mbante gradën e togerit. Familjarët tregojnë për “News 24” edhe takimin e fundit me të afërmin e tyre.
Donaldi kishte qenë para tri ditësh në Kuçovë së bashku me të fejuarën, duke lajmëruar prindërit se kishte vendosur të martohej në muajin korrik.
Ai humbi jetën në aksidentin e sotëm tragjik, së bashku me pilotin tjetër, Floran Delia, ndërsa ushtaraku Gerald Baramuça mbeti i plagosur.
Ngushllime familjeve dhe popullit shqiptar.
Ah sa mizore eshte kjo jete, ikin njerezit e mire e jetojne mostrat. Mjere familja, e tmerrshme te humbasesh femijen ne lule te rinise. Ngushellime!
Donald…Zoti ka nevoje per ty prandaj te mori,nje njeri i zoti dhe gazmor.Mbaj mend kur na tregoje ne klase pasionin tend per te fluturuar,doje te beje cka babai yt bente por ti ja kalove do jesh perjetesisht ne fluturim.Ngushellime te perzemerta familjes dhe se fejuares.R.I.P