Helikopteri në Shkodër, Shkëlzeni në Panama

8 Prill 2016, 09:58Politika TEMA

Ngjarja tragjike e Shkodrës ku 2 ushtarakë humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit i cili po bëntë një stërvitje rutinë, nuk ka mbetur pa u bërë edhe instrument politik. E si në të shumtën e rasteve, ekskluzivitetin e gjithë shamatës politike e ka marrë në dorë ish-kryeministri Berisha.

Në mëngjesin e djeshëm Berisha shkruante se sipas burimeve të tij helikopteri transportonte mermer drejt Vermoshit pasi sipas tij, rezidenca e ministres kishte nevojë. Ska vonuar edhe përgënjeshtrimi mbi këtë teori. Kompania SHEGA TRANS komunikoi se “Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje. Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje. Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit”

E pasi i ra kjo teori, në harkun e 2 orëve, ai nxorri teorinë tjetër. Këtë herë ishte “qytetari dixhital” i cili i shkruan Berishës se në fakt po transportohej njëfarë mielli nga ky helikopter. Por është i njëjti helikopter, ndaj bie dhe teoria e dytë e doktorit.

Kjo na kujton edhe 21 janarin, ku Berisha asokohe kryeministër në harkun e pak orëve ndërroi verisonin e tij të ngjarjes disa herë. Nga çadrat pistoletë te thikat me helm, pas një videoje ku dukej qartë nga dolën plumbat vrasës, ai do të ndërronte version. Kjo tregon edhe njëherë se në momente krize e sikleti, Berisha nuk e ka aspak problem të ndërrojë versionet e ngjarjeve. Këtë bëri edhe sot.

Por, përpos gjithë këtyre pseudongjarjeve që Berisha krijoi sot dhe vëmendjen e plotë mediatike që mori, me shumë mundësi rëndon një peshë tjetër e rëndë. Ajo quhet PANAMA PAPERS. Super investigimi i gazetarëve në parajsën e parave të jashtëligjshme nxorri se Shqipëria është e përshirë në këtë skandal.

I pari që doli ishte Ismail Mulleti, një biznesmen i cili që në 1992 ka patur marrëdhënie të ngushta me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Këtë e konfirmon edhe gazetari Mero Baze i cili njihet si gazetar që e njeh mirë politikën e këtyre 25 vjetëve dhe që ka nxjerrë në dritë jo pak të pathëna. Baze shkruante para pak ditësh “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. Sështë keq Burgu Bënçës”.

Si rrallë herë, Berisha heshti për këtë çështje dhe lidhjen e tij me biznesmenin Mulleti. Si rrallë herë, Berisha nuk reagoi as në Facebook e as në media. Sepse akoma nuk kishte ardhur momenti që do ja këpuste shpatullat. Dhe ndodhi. Pas Mulletit,një tjetër emër u punlikua nga PANAMA PAPERS. E këtë herë kishte lidhje direkte me të birin, “sy peshkaqenin” Shkëlzen Berisha. Ishte emri i Efraim Diverolit. Ishte biznemeni vrasës që u dënua në SHBA me 4 vjet heqje lirie për dërgimin e armëve dhe fishekëve në Afganistan.

“Emri i Diverolit është i njohur në Shqipëri pikërisht si ai i pronarit të firmës që merrte municionet nga Gërdeci. Fishekët kinezë që ai ia dërgonte nga Shqipëria ushtrisë amerikane në Afganistan duke u falsifikuar origjinën, çuan në arrestimin e tij në 2008-n.”, shkruajnë mediat.

Kjo e tërboi Berishën i cili si në 21 janar të 2011-ës, ndërtoi versionet fiktive të ngjarjes së Shkodrës për një arsye shumë të thjeshtë, frika nga PANAMA PAPERS dhe përfshirja e mundshme e të birit në listën e zezë.

Fakti që Diveroli, ortaku i “sypeshkaqenit” Shkëlzen Berisha është në atë listë ka bërë që Berisha të hidhet në sulm në krah krejt të kundërt, vetëm që të mund të përqëndrojë vëmendjen diku tjetër, larg skandalit Panama. Kjo taktike që në gjuhën e komunikimit quhet “Pseudongjarje” shërben për të larguar vëmendjen nga një temë e cila rrezikon reputacionin e subjektit. E subjekti që i cënohet Berishës është i biri dhe padyshim, vetë ai.

Ndaj dje Berisha i ishte sulur helikopterit duke e bërë herë me miell e herë me mermer, kur në fakt ishte veçse i larë me gjakun e dy djemve që sot, janë heronj të atdheut. Shmangja e vëmendjes nga përgjegjësitë e Gërdecit dhe parave të pista e të përgjakura është qëllimi i Berishës që deri diku e arriti dje. Në vijim ai do ketë një tjetër version të ngjarjes së Shkodrës, pasi kjo është e vetmja mënyrë që Panama Papers-i të mos jetë debat publik, debat i cili familjen e tij e bën të djerësijë.

Lexo.al

12 komente në “Helikopteri në Shkodër, Shkëlzeni në Panama”

  1. kasem gahinji says:

    Per kuriozitet:-dje parlamenti mbajti 2 minuta zi per pilotet e vrare aksidentalisht ne krye te detyres.Po saliu a ishte ne salle? A eshte ngritur me kembe ne nderim te tyre?Atehere ,sipas deshmive te vete Saliut, ai dhe grupi i tij jane ngritur per te nderuar” trafikante”.Po mire keta ne kuvend, po Basha si eshte e mundur dhe beri homazhe te pallati i kongreseve.Njerez shpirtezinj,perfshi edhe deputetet e PD qe nuk distancohen prej mafiozeve te politikes shqiptare.Te leme zotin dhe ligjin te merret me ta.

    1. niko says:

      Shkelzeni eshte ne Panama por ne endrrat dhe deshirat tuaja dhe jo ne letra

      1. aleksander says:

        Ku shkrimi e ku titulli. Vaj medet cfare gazetarie

    2. shqipe says:

      i dashur Sport, nese ke durim ndiqem ne kete histori… Diku nga vitet 50. Nje hoxhe ne fshatin x… mbasi dilte ne maje te minares per te palltur… si do zoti dhe ky tjetri ne parlament!… Hidhte syte posht minares,ne nje avlli shtepie, fqinj’ me xhamin.Aty dilte dhe hynte nje grua e bukur… Hoxha neper kenge e siper, kepuste dhe romuze gruas!…Nje dite ajo i thote burrit, keshtu,keshtu… ” Lere grua, se do e gjeje nga Perendia ai…” i thenka burri. shkuan dite dhe hoxha vazhdonte ngacmimet deri ne bezdi…. Gruaja,i thote djalit…. Djali qe te nesermen i shkoj hoxhes nga mbrapa ndersa ngjitej ne minare dhe e hodhi qe andej,vdiq hoxha. Ne darke burri i thote gruas: ” Te thash grua qe do e gjeje nga Perendia?!” Nderhyn djali: -Perendia,Perendia / Por ishin dhe duart e mia! –

      1. shqipe says:

        I dashur kasem gahinji,komenti im me larte eshte per ju,gabimisht te quajta ,sport,okay?

  2. tomsojeri says:

    Sali qeni mundet te ver nje pras e te fluturoj, mundet te nxjer nje bisht sirene e te notoj me shpejtesi pashkaqeni ,te ver brir e te kerkoj si demat e fushes toreadorve te godas ter kundershtaret ne parlament ku te gjith per te kan ngjyren e kuqe te eksitimit,mundet me ne fund te filloj te nxjer jarget e terbimit nga goja e te kafshoj kedo ,se me kto ftyra kameleoni,me kto shpifje e skenare sa her ja do bytha i ka ber kta deputet ne kte “fush” qe quhet parlament,pula ,qingja,e “tigra” pa dhemb ! Jam i sigurt qe do hedh ne kte mocal, ku po noton gjith politika shqiptare, ter skuadren e zhytur ne korupsion qe e ndjek dhe e mbron si kollonen ku mbahet ter PDja e degjeneruar ! Te shohim si do rreshqas e si banda qe ka futur ne breket e tij do gjej rugdaljen per ta shpetuar familjen ! Ajzbergu ka aritur majen me te lart dhe tashme duket nga shum larg e nese nuk do jen ne gjendje ,kte kriminel ,hajdut e shkaktarin e ter katastrofes t ksaj Shqiperie qe po lengon nga “plaget” e ksaj bande ,ateher or shqiptar shkoni e mbytuni ne nje pik uji e shkoni ti hani edhe mutin ,se kjo ngeli tani ! Mos u ndal Mero Baze ,turpi do ju mbetet shqiptareve e atyre qe mbyllin sy e vesh, Ky nenshtrim (ishalla jo) do shkruhet me germat me te zeza te historis se ktij kombi ! MJER SHQIPTARET ……….

  3. Shqipe says:

    Kur shikon këtë foto habitesh se si “standardet” e hipokrizizë nuk paskan kufi…….. i biri(sypeshkaqen) ja kalon te atit!

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.
    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”
    I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  4. vezhguesi says:

    E mban kastile Rama Berishen se sa here vjedh Rama i thote mir une po vjedh po skam vrare njerez ne shesh si ty. Berisha eshte komoditeti me i mire i Rames qe mbulon tere vjedhjet e tij sheshit duke paditur bemat e Berishes. Dhe Berisha neser do e ruaje Ramen si etalon te se keqes e sa here te beje paudhesi Berisha e Rama te bertase ja hajduti do i thone po kjo qe bere ti po ajo. Ky eshte qerthulli i se keqes ne Shqiperi.

  5. Marjan says:

    Helikopteri u nxorr per prove sepse Edi Rama do udhetonte me ate helikopter te nesermen !!!

  6. Atros says:

    Plaset nga inati qe nuk po del emri i Berishes ne “Panamas paper”
    Prisni ti dalin pastaj flisni se ndoshta nuk i del fare e behen genjeshtare dhe ju dhe pastaj nderroni histori dmth behen hipokrite……..

  7. apostulli i trembedhjete says:

    ala se keni vra kte qenin ju
    vriteni qe t pshtoni
    ju beko edhe zoti

  8. Loni says:

    Dmth nje proces i dyte nga drejtesia Usa per Diverolin mund te çoje ne arrestimin e Berishajve per llogari te drejtesise amerikane(se drejtesi shqiptare nuk ka) ? =me terbimin e Berishes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje