Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka goditur dje me një frazë e cila të kujton atë valë humori të shpërthyer kohë më parë në rrjete sociale me figurën e kreut të demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka, të cilit i viheshin në gojë shprehi gjysëm humoristike dhe gjysëm absurde.
Basha ka thënë se “rritja e punësimit është mënyra më e mirë për uljen e papunësisë”.
Fraza e kreut demokrat, është shkëputur këtë të enjte gjatë prezantimit prej tij të një programi ekonomik përgatitur nga ekspertët e opozitës, me premisën për ta zbatuar kur të vijnë në pushtet.
Edhe Nardi Do e kishte zili për këtë thagmë.