Sivjet nuk do të zgjidhet vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Beteja për Shtëpinë e Bardhë me gjasë do të zhvillohet mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, ndërsa për postin e sekretarit të OKB-së kanë shprehur interesim kandidatë nga shumë anë të botës, më së shumti nga Europa Lindore, sepse sipas një rregulli të pashkruar mandati i ardhshëm i takon europianëve lindorë.
Në Serbi e ka propozuar veten ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, i cili ka qenë kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mbahet mend si kundërshtar agresiv i çdo integrimi të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Me një rast Jeremiq kishte thënë se Kosova do të hynte në OKB vetëm mbi kufomën e tij; në kundërpërgjigjen e tij shkrimtari shqiptar Ismail Kadare kishte thënë: “Vogëlush, pak si tepër po i jepni rëndësi kufomës suaj”. Gjasat që Jeremiq të zgjidhet janë të vogla.
Procedura e evaluimit të kandidatëve ka nisur, deri më tani janë dorëzuar tetë kandidatura. Pasi që deri më tani të gjithë sekretarët e përgjithshëm të OKB-së kanë qenë burra, një e treta e 193 vendeve anëtare të OKB-së kërkojnë që në krye të organizatës të vijë një grua.
Bullgaria ka propozuar Irina Bokovën, aktualisht shefe e UNESCO-s. Por, siç bëjnë me dije agjencitë e lajmeve, Bokova ka treguar njëfarë afërsie me presidentin rus Vladimir Putin dhe kjo i pengon amerikanët. Kandidate e Kroacisë është sociologia Vesna Pusiq, e cila ka qenë ministre e Jashtme dhe me vite të tëra si deputete ka mbikëqyrur procesin e integrimeve europiane. Shanse të mira ka edhe ish-kryetari i Sllovenisë Danilo Türk, i cili ka një karrierë të gjatë si zyrtari OKB-së, mes tjerash ai ka qenë edhe zëvendës i sekretarit të OKB-së Kofi Annan. Për Kosovën Türk ose Pusiq do të ishin mjaft të favorshëm duke pasur parasysh se janë njohës të mirë të rajonit dhe të historisë së shpërbërjes së Jugosllavisë. Me kandidatë janë paraqitur edhe Maqedonia dhe Mali i Zi. Qeveria e Shkupit ka propozuar Sërgjan Kerimin, një diplomat shumëvjeçar me origjinë turke, i cili ka qenë ambasador në Gjermani dhe mes viteve 2007-2008 ka qenë kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Podgorica ka propozuar ish-kryeministrin Igor Lukshiq. Para disa vitesh është folur që edhe Shqipëria do të kandidojë ndonjë personalitet dhe në këtë kontekst është përmendur emri i Pandeli Majkos.
Përtej Ballkanit si kandidate serioze shihet Helen Clark, e cila ka qenë gati një dekadë kryeministre e Zelandës së Re dhe ka udhëhequr programin e OKB-së për Zhvillim (UNDP). Portugalia dëshiron ta shohë si shef të OKB-së Antonio Guterres, i cili deri më 2015 ka qenë Komisar i OKB-së për Refugjatë. Me shanse minimale kandidon ish-ministrja e Jashtme e Moldavisë Natalia Gherman.
Nga e marta deri të enjten kandidatët do të prezantohen para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Secili kandidat ka nga dy orë për të prezantuar agjendën e tij. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së drejton një aparat prej 44 mijë nëpunësve, por ndikimi i tij politik është i kufizuar për shkak se fjalën kryesore e kanë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sali Berisha
kussssssh ???
Kandidatet jane te paraprogramuar ne kte bote ,
gjithcka tashme i takon nji trashgimie Klanesh Mafies Politike te ksaj Bote .
Psh,
mundet ta ul sumen ne ate post gjithkush ,
gruaja e toni bler,
ose motra e kameron,
Merkel nqs del ne pelnsion,
gruaja e Eskobar ,
gruaja e Dominique Kahn,
xhorxh bush,
klintons,
dashnorja /artiste e Holland,
ose ndonji nga sekretaret seksi qe fiton 20€ ne muaj, e shkerdhehen mbi tavolin zyrave te brukselit,
karla bruni ,
Lady kaka,
pra lista eshte e pafund …………………………
20 mila €
Z. Bamir Topi do bëhet sek i përgjithshëm i OKB -së. (e konfirmuar)