Jo dhe aq i pasur! Ja sa është pasuria e miliarderit Trump

12 Prill 2016, 18:33Bota TEMA

Donald Trump ka deklaruar shpesh se ka një pasuri prej më shumë se 12 miliardë dollarësh, por ekonomistët nuk mendojnë njësoj si ai.

Bloomberg ka analizuar pasuritë e tundshme dhe të patundshme të Trump dhe vlerëson se ai nuk ka më shumë se 2,9 mld dollarë.

Ndërsa sipas Frobes ka diku te 4,3 mld dollarë.

Por përse është e vështirë gjetja e shifrës së saktë të pasurisë së tij?

Trump nuk ka ndërmarrje të kuotuara në burse dhe vetëm një herë në vit bën deklarimin e të ardhurave.

Të vetmet të dhëna janë ato që ai ka depozituar në “Federal Election Commission” para kandidimit në zgjedhjet presidenciale.

Ai ka deklaruar kullën e tij, disa fusha golfi në Skoci dhe Irlandë, prona në Manhattan etj/

Por vlera e tyre është e papërcaktuar qartë.

Trump ka bërë një vlerësim të fryrë të tyre, por sipas ekspertëve ai nuk zotëron më shumë se 3 ose 4 mld dollarë.

2 komente në “Jo dhe aq i pasur! Ja sa është pasuria e miliarderit Trump”

  1. Prec Ulaj says:

    Para 2 vjetesh pasuria e tij u percaktua si 2.7 Miljar Dollare.
    Ky eshte nje kompani qe shet Apartamentet qe ndertojne firmat e medhaja.
    Trump hiqet sikur i nderton vete ndertesat qe shet.
    Ju e dini kush fryhet? k…ri
    Mendohet qe Trump eshte i tille koke e kembe.

  2. sit .back. _and_ relaks says:

    vleren e vendos tregu, dje mund te kene vlejtur 10 miliard sot vlejne 4 neser hic pasneser 100 miliard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje