Jie është shembulli i dramës së mijërave fëmijë kinezë.
Ajo u martua vetëm 13 vjeç me të fejuarin e saj Wen, të cilin e kishte njohur gjatë një festivali pranvere.
Ndërsa vizitonte prindërit e të fejuarit 18-vjeçar, ai e bindi atë që të qendronte dhe të martoheshin.
Por, ajo mbeti shumë shpejt shtatzënë dhe u detyrua që të lërë shkollën.
Fotografi Muyi Xiao ka vendosur të dokumentojë rastet kur fëmijët kinezë martohen si Jie.
Kjo, pasi janë me mijëra të tillë, edhe pse ligjërisht një femër duhet të martohet pasi të mbushë 20 vjeç në Kinë, ndërsa mashkulli pasi të ketë mbushur 22 vjeç.
Drama bëhet edhe më e rëndë, pasi këta fëmijë që martohen shpejt, kur rriten largohen nga shtëpia dhe shkojnë në qytete, duke ua lënë fëmijët e tyre gjyshërve.
Në Kinë tashmë po krijohet një brez i humbur i fëmijëve.