FOTOT/ Një fundjave ndryshe në Tiranë: Hipizëm në sheshin “Dinamo”

18 Prill 2016, 10:37Sociale TEMA
FOTOT/ Një fundjave ndryshe në Tiranë: Hipizëm në

Ka qenë një e diel ndryshe ajo e djeshmja edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk preferuan periferitë e Tiranës, por qëndruan të shohin një nga spektaklet e garave me kuaj. Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj, organizuan në aneksin e stadiumit “Selman Stermasi” garën ndërkombëtare të kërcimit me kuaj ku morën pjesë 12 garues profesionit, nga vendi dhe rajoni.

Sport ky që ka ngjallur kuriozitetin e shumë qytetarëve që kanë mbushur shkallët dhe gjithë hapësirat e tjera për të ndjekur performancën e parë të këtij lloji në vendin tonë.

“E diela më e bukur e Pranverës në Kryeqytet! E transformuam sheshin “Dinamo” në një pistë të vërtetë kalërimi për fëmijët e familjet. Sport, muzikë, vallëzim, e dhjetëra lojëra nga stafi ynë i përkushtuar i Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetin social Facebook, duke postuar edhe një set fotosh nga gara me kuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje