Edhe pse sezoni veror zgjat vetëm 3 muaj, për të marr një leje ndërtimi sezonale duhet t’i bësh mirë llogaritë. Përveç dokumentacionit të plotë, duhet të dorëzosh dhe dy zarfe, një për nëpunësin e drejtorisë së shërbimeve dhe një tjetër për titullarin e Bashkisë Himarë, që firmos lejen e ndërtimit.
Fiks Fare zbardhi sot skemën e marrjes së një leje ndërtimi provizor në plazh nga Bashkia e Himarës në prag të sezonit turistik
Një emigrant shqiptar qe vjen nga Italia për të investuar në Borsh, tregon sesi në Bashkinë e Himarës pervec dokumentacionit, i kërkojnë të dorëzojë edhe dy zarfe me para. Ai bashkë me bashkëshorten e tij italiane ishin kthyer në Shqipëri për të hapur një biznes sezonal veror në zonën bregdetare të Borshit.
Jerin Kruja u paraqit fillimisht në Njësinë Administrative të Lukovës, ku në datën 2 mars 2016 dorëzoi një kërkesë për leje ndërtimi sezonal. Në planin e biznesit sezonal përfshihej ndërtimi i një kampingu, i një bari veror, si dhe një kënd lojrash për fëmijë. Pasi nuk mori asnjë përgjigje, ai iu drejtua Bashkisë së Himarës, ku mori vesh se kërkesa e tij e parë për lejen sezonale nuk ishte regjistruar, praktikisht nuk ekzistonte. Ai bën një kërkesë të dytë për leje ndërtimi sezonale në Bashkinë e Himarës.
Pasi dorëzon të gjitha dokumentat e kërkuara nga nëpunësit e Bashkisë së Himarës, Jerin Kruja vendos të filmojë çdo gjë pasi dyshon në afërsinë që tregon me të një inxhinier i drejtorisë së shërbimeve pranë Bashkisë Himarë.
Sokrat Kreku është inxhinieri që i tregon Jerin Krujës për dokumentat që duhet të dorëzojë dhe i thotë të mos shqetësohet se çdo gjë do të rregullohet. Gjithashtu i rekomandon që mund të kthehet në Itali dhe të vijë sërisht pas 20 apo 30 ditësh, kur leja të dalë.
Biseda zhvillohet në zyrën ku ai punon, në drejtorinë e shërbimeve të Bashkisë së Himarës. Inxhinieri Kreku është një nga personat që miraton lejet e ndërtimeve sezonale në zonën e plazhit.
Gjatë bisedës në zyrën e tij, inxhinieri i Bashkisë kur qytetari e pyet se sa janë kostot për këtë leje që ai kërkon të marrë, i përgjigjet se nuk mund t’i japë një shifër të saktë, pasi më parë dueht të bisedojë me zyrtarin që firmos lejen e ndërtimit.
Vetëm pasi të marrë OK nga titullari që do të firmosë lejen, mund t’i thotë se sa shkon pagesa, pasi “mund të ta hedhë firmën tjetri, por ka një kosto”.
Inxhinieri i Bashksië duke parë habinë e emigrantit që vinte nga Italia, i kujton se “Në Shqipëri kështu funksionon”
Ai madje i sjell si shembull edhe rastin e një çifti tjetër emigrantësh po nga Italia, të cilët kishin të njëjtin problem, nxjerrjen e një lejeje provizore ndërtimi.
“Zonja që erdhi nga Italia e kishte parashikuar vetë. Tha këto janë të tuat, këto janë për atë dhe ashtu u bë, as që bëra pazar, asgjë.Qe nga shtatori deri sa mori ate (vendimin e lejes) vijne një here ne muaj per ate ceshtje dhe mbaroi punë. Dhe dokumentin ja k u e ka, këtë dokumentin që po kërkon ti”, i tregon inxhinieri i drejtroisë së shërbimeve të Bashkisë së Himarës
Pas këtij takimi në zyrën e Bashkisë, biseda me inxhineirin Kreku u la e hapur, ata ranë dakord që do të bisedojnë në telefon për çdo gjë. Dy ditë më pas Jerin Kruja telefonon Sokrat Krekun dhe ky i fundit i thotë se këto biseda nuk bëhen në telefon dhe e fton që të takohen. Gjatë bisedës telefonike, punonjësi i Bashkisë edhe pse ngurron që t’i japë shifrën që duhet të paguajë qytetari për lejen e ndërtimit, i kujton atij edhe një herë se në këtë bisedë nuk është i vetëm dhe pasi të marrë aprovimin, ai do ta lë në dorën e Jerinit çdo gjë…
Disa ditë më vonë, dy zotërinjtë takohen përsëri, por bisedat këtë herë, janë krejt të ndryshme nga hera e parë kur kanë folur. Sokrat Kreku, ashtu siç tregohet dhe në videon e filmuar nga vetë qytetari, mban një qëndrim formal, duke i kërkuar këtij të fundit një sërë dokumentash të tjera për të plotësuar. Ai i thotë se për lejen duhet të presë në muajin maj, kur të merret vendimi. Arsyeja pse nuk po e ndihmojnë është fakti, se këtë bisedë Jerim Kruja e kishte bërë me shumë persona në Borsh. “Të thashë që do të ndihmoja, por kur më merr mua gjithë Borshi, tërhiqem”, e mbyll bisedën punonëjsi i Bashkisë
Qytetari ankohet se kthimi i përgjigjes nëse kërkesa e tij do të miratohet apo jo në mes të muajit maj e pengon për fillimin e investimit, pasi sezoni turistik fillon në atë periudhë dhe investimi është i pamundur të realizohet në kaq pak kohë
Pas ankesës së këtij qytetari, gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan Bashkisë së Himarës, kur drejtori i drejtortisë së shërbimeve, z. Arqile Bolloni, sqaron se personi që ka aplikaur për leje ndërtimit, z Jerin Kruja ka mungesa në dokumentacion dhe se nuk ka dorëzuar dokumentin e pronësisë së truallit. Ndërkohë që vartësi i tij, që është njohur me dosjen dhe ka bërë edhe bisedat e mëparshme me qytetaritn, tregon për gazetarët se ky dokument është dorëzuar pranë kësaj drejtorie.
Në Bashkinë e Himarës deri tani janë bërë kërkesat për 50 leje sezonale shfrytëzimi.
Drejtori i shërbimeve të Bashksië së Himarës tregon se në mes të muajit maj do të dalin përgjigiet për lejet e ndërtimit, ndërkohë që sezoni turistik fillon dhe këtyre bizneseve nuk u jepet mundësi që të fillojnë investimin
Në bisedën e parë mes Jerin Krujës dhe inxhinierit të Bashkisë së Himarës thuhet:
Inxhinieri: Po tani unë djali, nuk mund t’i them më jep direkt idenë tënde pa marrë ok përfundimtar, se në fund fare firmos kryetari i Bashkisë.
Inxhinieri: Ti jeton në Itali?
Qytetari: Unë jetoj pra në Itali…
Inxhinieri: Ti jeton në Itali, unë kam studiuar dhe jetuar në Greqi.
Qytatari: Unë s’po di ça të bëj… se i kam…
Inxhinieri: Tani, ke punë urgjente në Itali?
Qytetari: Si?
Inxhinieri: Ke punë urgjente në Itali, që të pret urgjentisht?
Qytetari: Po kam punë urgjente , kam…
Inxhinieri: Data është 25 , nuk mund të rrish ti 20 ditë ose një muaj sa të bëhen dokumentat gati të rrish ti c’do ditë të presësh. Po ik o zotëri në Itali, bashkë me familjen tënde mbaro punët e tua që ke. Njëkohsisht komunikojmë nëpërmjet telefonit dhe nga Italia.
Qytetari: Jam mësuar të dij? Sa është, sa s’është. Kështu jam mësuar unë t’i bëj llogaritë plako. Dua të di se edhe unë kam ato…
Inxhinieri: Po nuk bisedova me atë që do të vejë firmën tek ty se sa mund të shkojë, nuk të jap dot. Mund të të jap nga ana ime … kjo për mua x lekë, mbasi ti ke marrë ok-in se sa shkon, se në Shqipëri kështu funksionon .Se mund të ta japë lejen, të ta hedhë firmën tjetri, po ka një kosto.
Qytetari: Me një fjalë duhet të marrë drekën ai tjetri?
Inxhinieri: Ki besim…
Pas dy ditësh qytetari telefon inxhinierin e Bashkisë
Inxhinieri: Jerin, bëj pak durim deri nesër, do të kthej përgjigjë
Qytetari: Kështu me hamëndje nuk e di ti? Nuk e ke parasysh?
Inxhinieri: Jo, jo nuk fliten këto kështu… Mbi të gjitha mund ta lë dhe në dëshirën tende, mbasi të marr ok-in, mos ki merak.
Qytetari: Si me dëshirën time, mbasi të marr ok?
Inxhinieri: Ore mos u shqetëso tani , unë po të them ki durim..
Qytetari: Nuk e kuptova ça do të thotë.
Inxhinieri: Do flasim nga afër…
Pagesa per te korruptuarit e administrates shteterore,tashme eshte bere praktike fare e zakoneshme.Nqs duhet te marresh nje dokument,nje leje qe duhet te te takoje,bazuar ne ligjet e shkruara te ketij vendi,duhet te paguash….perndryshe….harroje,packa se duhej te ishte e jotja….
Gjykuar drejte,nuk eshte faji vetem i Rilindjes…Rilindja erdhi te marre pjesen e vet,ne kasaphanen shqiptare,mbas nje urie 8 vjecare….Te gjithe derrat nje turi kane…!!
po ki krrici me bisht prej Kruje me do ”pune” m’Italie c’kerkon ne Xeimara……..!!!??
ik ore qafpalare hap nje qebap m’Tiron i ne Lac e je tu dhje m’taliro[5evro]…………….bixnec i sigurt!
E e, e dime qe topechanelli e ka dobesi Himaren edhe vecanterisht ata me emra kaur qe jetojne atje
Po ky cdo ne himare, ike hape nje ne durres a shengjin
Eshte kryemafiozi i Edvin Rames dhe koqo Kokedhimes Gjergj (Jorgos) Goros qe e drejton ate biznes eeeeej!
tgf1… to ladhose to proktiko to sabato kiriaki
kur do vije dita qe te behemi njerez ,te mos kemi frike te shkojme neper zyra, te kryejm hallet pa futur doren ne xhep kudo qe shkon sa degjon qe je refugjat te rjepin skam per ta aruar kure legenin qe ishte ambasador ne gjermani,e quanin ilir i LSIse ne ishilm ne moshe mbi mesataren ,nuk fitonim aq sa te jepnim bakshishe te majme .deri sa morem pashaportat zoti dhe shpirti yne e di .ambasada jone ishte ne berlin ,dmth 700km larg nesh po duhet te shkonim, ishte nje dhome e vogeldhe nje sallon qe mund te presnin 2 veta,kishim udhetuar 8 ore qe te arinim ne kohe me falni kishim nevoje per te hyre ne wc i them ku ka tualete se cmurmuriti neper dhembe gruaja ndegjova mbylli deren nje kosovar me thote banjen dhe nje dhome jeton ky me gruan o zot cfar nakagjet ne te shkreteve te tjerat vvazhguan shume vite ne kete menyre stili i ajdutave njesoi …heren e pare na priti ou i them shoqerusit sa mire ketu ( NE BON SGJEJE NJERI VETEM ROJEN TE TERET ME BASHKIMIN NE KRYE BENIN PUNE PRIVATE OBOBRI MBUSHUR ME BICIKLETA RANGALLE PERJASHTA MAKINA TE PRISHURA E NJEJTA GJENDIE ISHTE DHE NE BERLIN SKISHE NEVOI TE PYESIE AFER NJERA TJETRES TABELA ME STAMPEN E SHWIPERISE DHE BICIKLETAT RANGALLE ) U DUK SIKUR DO NA NDIMONTE NA U HOQ SI KUR SKISHTE ETJER ETJER U PREKEM NE FUND LLOGARIA PER KETE E PERATE 500 marka ( FILLIMI ME MARKA VAZHDIMI ME EU ) I PAGUAM KUR PO IKNIM NA DHA NJE LETER KUR TE KALONI ATY KETU ESHTE FILAN BANGE BENI KETE PAGESE / NE NGELEM TE UTUAR KJO LOJE VAZHDOI 8 vjet NJEREZIT VININ NGA ANA E ANES PRISNIM ME ORE TE TERA TE CILAT VETE I PAGUANIM /AS NJE PUNE SNA BERI / AI TANI VAZHDON KARIEREN TE LSI JA FEMJA IM KA MBARUAR UNIVERSITETIN PERKETHYS FLET E SHKRUAN GJUHEN GJERMAN E NE MENYRE TE PERSOSUR ANGLISHTEN E FLET MIRE ME GJERMANISHTEN ESHTE RITUR KRYESORIAE TE GJITHAVE ESHTE FEIJE QE CGOPRIND E DESHIRON TA KETE PO PA PUNE /DUAN RYSHFETE
Padrejtesia nuk mund te zhduket kurre. Edhe me ia dhene ketij lejen pa korrupsion, do te mbeten me gisht ne goje pese kerkesat e tjera. Jane dhe do mbeten me gisht ne goje te gjithe ata qe ne Himare jane pa pune dhe pa leke per te investuar. Problemi kryesor i shoqerise sot eshte varferia dhe mungesa e mundesive per te punuar. Pa zhvillim te pergjithshem do te paguhet gjithnje nen dore.