Përmbytje të shumta janë shkaktuar në Texas të SHBA nga reshjet e shiut. Rrugët në pjesën më të madhë janë mbuluar nga uji. Në pamjet e mëposhtme shihet se si një person i bllokuar nga uji del nga makina duke notuar, ndërsa një reporter i pranishëm nxiton ta ndihmojë. Në fund, nuk mund të mbetej pa u zhvilluar dhe intervista.