Nga Fatjona Mejdini
Përpara një samiti madhor të komuniteteve shqiptare në diasporë kudo në botë, Shqipëria po peshon mënyrat më të mira për të shfrytëzuar diasporën e vet të madhe.
Në nëntor 2016, për herë të parë, qeveria planifikon të mbajë samitin e parë të diasporës, për të shënuar gjithashtu 25-vjetorin e emigrimit post-komunist.
Kryeministri, Edi Rama, tha në një takim me shqiptarët në Nju Jork të hënën e shkuar se samiti do të hapë një kapitull të ri për vendin.
“Samiti i nëntorit do të jetë çasti kur ne do të tregojmë kush jemi, çfarë mund të bëjmë dhe se kemi mjaftueshëm eksperiencë për të bërë edhe më shumë,” tha Rama.
Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigratë para dhe pas komunizmit.
Organizatat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit e kanë pritur prej kohësh krijimin e një ministrie për diasporën dhe kërkesa e tyre mbështetet nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani.
Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDIU, që përfaqëson komunitetin çam dhe është pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga Rama, gjithashtu e konsideron të rëndësishëm krijimin e një ministrie.
Çamët janë shqiptarë etnikë të dëbuar nga veriu i Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Marselino Troshani, kryetar i forumit të shoqatave shqiptare në Emilia Romana, Itali, FARE, i tha BIRN se shqiptarët në Itali kishin dorëzuar një kërkesë formale në parlamentin shqiptar për krijimin e një ministrie.
“Ministria do të ndihmojë në votimin e emigrantëve në zgjedhje dhe gjithashtu do të ndihmojë në promovimin e vendit jashtë kufijve shqiptarë,” tha ai duke cituar ministrinë kosovare të diasporës si një model.
Por jo të gjithë përfaqësuesit e diasporës shqiptare mbështesin idenë e një ministrie. Ish-drejtori i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, Avni Mustafaj, i tha BIRN se fuqizimi i ambasadave të vendit do të ishte mënyra më e mirë për të tërhequr talentet e diasporës.
Ai bie dakord se bashkimi i anëtarëve të diasporës shqiptare nga e gjithë bota është një ide e shkëlqyer, pasi shumë prej tyre kanë arsimi, aftësitë dhe eksperiencën e duhur për të ndihmuar atdheun.
“Nuk bie dakord me një ministri të diasporës, por jam pro fuqizimit të ambasadave, në mënyrë që të bëhen më aktive me komunitetet shqiptare në vendet e tyre,” tha ai.
“Koordinimi i kësaj duhet të bëhet nga ministria e jashtme. I druhem strukturave paralele brenda ministrive,” tha Mustafaj.
ja vini emrin si tju gudulisi me mir ne ate vend juve ,
por historia eshte kokeforte ,
ajo s’lejon riPjerdhje shqiposh dhe si e tille e quan kte Event Bolesh ,
SIMITET DHE DIASPORDHA
Propozoj qe te behet nje muze per shqiptaret e shquar te diaspores gjate gjithe historise sone shekullore. Ku te jete psh vepra e shquar e arkitekt Sinanit ne Turqi, Karl Gega qe ndertoi hekurudhen malore ne Austri, Muhameti Ali I Egjyptit me origjine shqiptare, Nene tereza , Aleksandr Moisiu ne Austri, Vellezerit Belushi, Bekim Fehmiu e shume te tjere.
Eshte bukur qe brezat e ri te dine per talentet shqiptare Kudo, Jo vetem ne Shqiperi.
Qeveria e Tiranes kerkon te monopolizoje e ta shperdoroje Diasporen per interesat e shtetarve dhe palo-politikaneve. Do te kthehet ne nje shtojce ne sherbim te klientelizimit dhe korruptimit nga lart – poshte, ashtu si dikur ujet buronte i kulluar nga lart. Shfaqje propagandistike. Me sa shoh do te jete me shume perjashtuese se sa perfishirese.
genjeshter dhe pordhacira , une jam ne gjermani qe prej 26 vjetesh dhe as me kontaktuar njeri dhe as di asgje per kete , keta qe e bejne jane ca servila dhe bashkpunetore te qeverise !!!
Problemi eshte se Edi Rama, po percane diapsoren ne SHBA me disa “merceneare” servile si dhe te interesuarit per te zhvate ndonje cope prej Shqiperise se shqyer nga korrupsioni. Si flet dhe mashtron ai se Diaspora ne SHBA eshte nismetare e ketij Samiti te tij dekorativ? Ate e kane bojkotuar ne takimet e Nju Jorkut, jO vetem Vatra, qe eshte organizata me e vjeter, me aktive, me dege ne shume shtete te Amerikes dhe kanada, por e bojkotoi edhe masa e rinise, me e organizuara shoqate Rinore, Albanian Roots(rrenjet Shqipatre”, Rinia e Vatres dhe organizata te tjera. Me ke do t’i perfaqesoje shqipatret e Amerikes ky njeri?!
Toni, Nju jork