Ka qenë data 3 shkurt, kur një prej kushërinjve të biznesmenit Jani Zarka ka denoncuar në polic kërcënimet që ka marrë, ai vetë dhe kushëriri i tij.
Në pamundësi për t’u larguar nga Shqipëria, Mitro Zarka ka treguar telefonatat kërcënuese dhe shantazhin për t’u paraqitur tek Emiliano Shullazi nga persona që nuk i njihte.
Panorama sjell dëshminë e tij të plotë:
“Jam banor i Tiranës dhe kam adresën dhe gjeneralitetet e sipërpërmendura. Unë jam me profesion jurist dhe punoj si noter në qytetin e Durrësit.
Unë kam një kushëri dhe konkretisht djalin e hallos time, i cili quhet Jani Zaka, që banon në Tiranë te Nesharaku. Jani është me arsim të lartë, por aktualisht është i papunë. Në datën 02.02.2016, rreth orës 14:15, më ka marrë në telefon Jani dhe më thotë që kishte nevojë të takohej me mua.
Unë me Janin jemi takuar te Libri Universitar dhe jemi ulur në një lokal të zonës, që nuk ia fiksova emrin lokalit dhe ai më ka thënë se kishte një problem. E kam pyetur se çfarë problemi kishte dhe ai filloi të më shpjegonte se ka blerë një pronë afër banesës te shtetasi Fatmir Sinanaj, dhe konkretisht një parkim nëntokësor me sipërfaqe rreth 1000m2.
Jani më shpjegoi se këtë pronë e kishte blerë para katër vjetësh me kontratë sipërmarrjeje me një vlerë 250.000 euro, të cilat i ka paguar me këste sipas kontratës para noterit.
Shtetasi Fatmir Sinanaj para 2-3 muajsh i ka dërguar djalin e vogël të tij në lagje Janit, i cili i ka thënë t’i jepte 30.000 euro për parkingun dhe të tjerat t’ia jepte më vonë kur të ndërtonte ndonjë pallat, pasi ai pretendon se Jani kishte shfrytëzuar momentin e ngushtë ekonomik të babait të tij dhe ia kishte blerë pronën shumë lirë, pasi ajo, sipas tij, kushtonte 500.000 euro.
Jani i kishte thënë djalit të Fatmirit “O djalë, unë nuk e shes më këtë pronë se ushqehem me të” dhe djali i Fatmirit ishte larguar. Disa ditë më vonë, Janin e takon një djalë lagjeje, të cilit unë nuk ia di emrin dhe i thotë që do të takojë pak Emiljano Shullazi. Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim shtetasit Fatmir Sinanaj e i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm probleme nuk dua.
Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj, i kishte kthyer përgjigje duke i thënë “tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’u bindesh se e di se çfarë të gjen”. Në datën 02.02.2016, rreth orës 11:00, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona te Nesharaku.
Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë që marr taksi dhe vij vetë, dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta se ai nuk do të presë ty.
Jani shkon te një lokal i kuq mbrapa qendrës “Glob” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim të kalojë pak atë pronën në emër të tij.
Pa i lënë mundësi që ai të flasë, Emiljanua i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë.
Sot në datën 03.02.2016, rreth orës 14:00, jam takuar me babain e Janit, i cili i ka thënë se te parkingu paradite kishin vajtur katër persona e kishin takuar rojet dhe i kishin thënë që na lidhni me Janin, ose të përgjigjet në telefon se do “ti q… robt” dhe janë larguar.
Rreth orës 14:30 të datës 03.02.2015 më ka ardhur një telefonatë nga numri 0688393… dhe me thotë “Mario je?”.
Dhe unë i them “po, po kush je?”. Personi me thotë jam Blerim Shullazi i thuaj kushëririt tënd Janit të vijë për dy minuta te lokali se përndryshe do të vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë nuk kam qysh t’i them se nuk kam numër të tij dhe unë nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjtë e mi.
Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte duke më thënë “O djalë do më qash në duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu!”, por unë i kam thënë nuk vij se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin.
Personi më ka marrë përsëri dhe më ka thënë ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë as dua të të njoh, dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë në orën 19:00, por ai më tha në 17:00 të jesh te lokali, pasi jam unë ai që i përcaktoj oraret dhe jo ti, dhe duke sharë mbylli telefonin”.
Pyetje: A e ke njohur më parë shtetasin Blerim Shullazi?
Përgjigje: Unë nuk e njoh këtë shtetas dhe në telefon kam folur për herë të parë dhe nuk e di se ku e ka gjetur numrin e telefonit.
Pyetje: Me çfarë numri ju ka marrë në telefon dhe a ju ka kërcënuar në telefon shtetasi Blerim Shullazi?
Përgjigje: Shtetasi Blerim Shullazi më ka marrë në telefon me numrin 0688393… më ka sharë dhe më ka kërcënuar duke më thënë “do më qash në duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent te lokali!”.
Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?
Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar. Procesverbalin, pasi e lexoj, e gjej të rregullt dhe e firmos pa vërejtje.”
Si gjithmone gazetaret e Temes jane “profesioniste” te shkelqyer, shkruajne fjale per fjale rrefimin e nje personi dhe hec e merre vesh se per çfare behet fjale, nje rremuje fjalesh, emrash, ngjarjesh, adresash, nje mish mash i vertete. As nuk e kane idene çfare eshte “permbledhja, shkurtimi, reduktimi”, por shkojne e gjejne nje histori dhe e botojne ashtu siç eshte. C’te thuash, gazetare Kristali..!!!
Kur them une qer Maks Velo ka te drejte nuk me besuat . Po tani ??
Kjo eshte fillimi Reformes ne Drejtesi.
Filloi nga Shullazi, deri sa te dalin Kulici , Noka e Berisha qe e ka mbeshtetur ne krimet qe ka bere.
O YLIRIANS VETEM PO TE JESH RROT KARI SI TY MUND TE MOS TA KUPTOSH QE NE CA NIVELI E KA NGREJT RAMA ME TAHIRIN SHULLAZIN QE TE MARI PRONEN DITEN PER DIELL NE MES TE DURRESIT DHE NE MES TE TIRANES PLUS GJOBAT BIZNESIT E SHUME TE TJERA PO RILINDASIT SI SHULLLAZI DO PERFUNDOJNE PER LESH KARI
Nuk kane faj Shullazet,por drejtesia dhe qeveria qe e ka lene kete vend pa SHTET!
Pse te mos “LULEZOJNE” Shullazet?
Ja une tani qe e lexova kete shkrim dhe qe dikush me ka nje borxh te mire prej 15 vjetesh e nuk ma jep,as me gjyq,as me prokurori e as me permbarim,mesova se kete borxhin mund ta merrja vetem me “SHULLAZET”!
Se ky shtet ka marre fund me kohge!
Sic e lexuat SHULLAZET te mbarojne pune shpejt!
Ja ky eshte morali i fabules me SHULLAZET!