Ish-studenti i nxjerr të “palarat” kandidatit për rektor: Askush nuk do të ta shohë fytyrën!

19 Prill 2016, 11:16Sociale TEMA

Rektori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni, njëherësh kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës, në garën që mbahet më 20 prill, ndan shpesh deklarata dhe njoftime në faqen zyrtare të hapur në rrjetin social Facebook.

Një ndër to ishte edhe deklarata përmes së cilës deklaronte se do të vazhdonte garën për postin e rektorit të UT-së, pavarësisht kërcënimeve të marra, për të cilat policia është duke hetuar.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”, shkruante Koni në Facebook.

Por ajo që bie në sy është komenti “ndryshe” i një ish-studenti në këtë status, mes vlerësimeve të shumta që Mynyr Koni ka marrë nga kolegë dhe studentë të tij.

Ai thotë se për 4 vite në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë të takojnë Konin, për të shprehur shqetësimet e shumta që ata ndainin në lidhje me të drejtat e tyre dhe jo vetëm.

“Më në fund e patëm mundësinë të ta shohim fytyrën. Për 4 vite te FSHN-ja, askush nuk të pa, askush nuk pati mundësinë të të takonte për shumë e shumë probleme, që nga katrahura me modulet e lëndëve që ju dogji vitin shkollor sa e sa studentëve, shkelja me të dyja këmbët e të drejtave të studentëve etj etj” komenton ai.

Ish-studenti i Shkencave të Natyrës flet në këtë koment për një situatë mjaft kritike në Fakultetit, ku pedagogët e besuar të dekanit Koni, i bënin presion nxënësve, së fundi edhe për të votuar për Konin si rektor në Universitetin e Tiranës. Nën drejtimin e Mynyr Konit, thotë studenti., Fakulteti u degjenerua dhe asgjë nuk funksiononte:

E dimë shumë mirë të gjithë, madje edhe ti vetë që ti nuk do fitosh, asnjë student i FSHN-së nuk do të ta shohë bojën se nuk të pa asnjëherë kur pati nevoje për sqarime apo ndihmë me problemet që ju krijoheshin për fajin tuaj, nga keqmenaxhimi i atij universiteti. Qëkur erdhët ju, ai universitet vetëm u degjenerua këtë e kanë parë të gjithë. Dhe boll ju bënë presion studentëve pedagogët që të votojnë dhe të flasin mirë për ju. Ju nuk e meritoni të jeni rektor i UT.

Falenderoj zotin që nuk jam më student te FSHN-ja se e di çdo më bënin ata “pedagoget” tuaj më të besuar (pasi më të vjetrit dhe më të mirët te FSHN-ja nuk kishin simpati për ju). Shko takoji studentët e FSHN-së nëpër salla, pa ju bërë presion dhe pa ju marrë emrat shënim pyeti se çfarë funksionon si duhet aty pasi po të më pyesësh mua në atë universitet nuk funksiononte asgjë, luftohej vetëm për t’u nxirë jetën studentëve. Nuk më intereson kush fiton por juve ju uroj një humbje sa më të thellë!

Studenti jep edhe një argument të tijin se pse në statusin e prof. Konit ka vetëm komente pozitive:

Por sot paske staf aktiv te kjo faqe, çdo koment negativ po fshihet me shpejtësinë e erës, kanë ngelur vetëm servilat si K.Vatoci që kanë shërbyer për të justifikuar dështimet katastrofale në çdo aspekt te FSHN-ja”.

33 komente në “Ish-studenti i nxjerr të “palarat” kandidatit për rektor: Askush nuk do të ta shohë fytyrën!”

  1. Merita says:

    Nuk është korrekte, që Gazeta tema e Mero Bazes, edhe nga komentet, që shkruan në emër të një studenti, dhe të pa verifikuar, të bëhen lajme senzacionale!
    A mund të jetë ky koment i një kundër kandidati për rektor! Padyshim se më shumë se çdo kush tjetër, të interesuar për të penguar njëri tjetrin janë ato vet! Pikërish, sepse, nëse kërcnimet ndaj Profesorit Mynyr Koni do të rezultojnë të vërteta, ato rrënjët i kanë te njëri nga kundërkandidatët,….! Po të ketë drejtësi, që fatkeqësisht ende mungon në Shqipëri, këto zgjedhje do të anuloheshin për kohë të pacaktuar, deri sa të zbardhet nga drejtësia e vërteta e kërcnimit, dhe jo të vazhdohen shantazhe në forma tjera për një vend që duhet të zgjidhet personi i merituar dhe jo i imponuar!!!!

    Larg duart e politikës nga tempulli i dijes!

    1. elvis says:

      pse moj Merita te benka pershtypje ku artikull i ketij studenti qe sduhet publikuar po ato qe publikon xha Saliu nga denoncuesit dixhital nuk te bejne pershtypje…

      1. ben says:

        Kjo eshte e turpshme
        Kjo eshte e neveritshme
        MbasI kete profesor qe nuk e njof e kercenon me jete nje bandit (qe kuptohet) ka qene e orkestruar.
        Mqs nuk beri pune kercenimi banditesk kercenimi behet dhe nga mediat e qeverise.
        Nuk do jete cudi qe ta sulmoje dhe vete kryeministri tani.
        Skemi pare gje akoma.

        1. Pilo Lala says:

          Gjithe kjo histori eshte sajuar nga sahani Berishes.
          E mbani ment kur gjoja Ylli Pangon, Dekan, dhe zagar i Berishes, gjoja i vune bomba dhe mina tek Garazhi?
          Keto jane marifetetet e Berishes.

          Me duket se ai Studenti ka folur realitetin.

      2. Merita says:

        Jo Elvis, mendimi yt nuk e pasqyron atë që kam shkruar unë, aq më pak kur berishizmin e urrej më shumë se enverizmin, që realisht është vështirë të thuhet në cilën kohë shqiptarët vuajtën më shumë! Por, këtu jam për një Rektor të pangjyrosur, të paktën politika të qëndron larg këtyre zgjedhjeve, prandaj kërkoj të anulohen zgjedhjet për Rektor, deri sa të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, ashtu si e meriton një tampull i dijes!

        1. Daliu says:

          Po Merita ke te drejte, A e ke pare se kush e shoqeron, KUJTIM DULE, Kasapi i Matematikes, Ngrihuni studente kunder shpures me te keqe te fakultetit dhe universitetit

          Banda Mafioze e DH. Kules, kerkon te mbaje peng Universitetin

      3. Artemisa says:

        O Elvis ! Merita po te thote qe te mos behesh Koqe Gomari dhe te hash cfaredo supe qe te vene ne pjate .
        Nese ti, per hir te partise dhe bindjeve, te hahet edhe muti , mire te befte dhe ishalla shendoshesh.

    2. ANTIKORUPSIONI says:

      Po ç’thua o Merita?! Na habite. Pse nuk shkoi ne polici menjehere, zoti kandidat , ashtu si duhet te veproje “bota akademike”, por shkoi ne fillim te berisha i dha materialin atij dhe ai si mjeshter i shpifjes qe eshte ja bashkengjiti ate asaj qe po ndodhte ne prokurori e polici. Perfundimin e dime. Mynyri humbe, zgjedhjet kontestohen si te kryera ne teror. Po sikur te dali kandidati tjeter e te thote qe me kercenuan cdo bejme do ta besojme. Mos duhet t’u veme eskorte. A thua po behen zgjedhjet ne USA.
      Pra Merita?

  2. loli says:

    hallall mero. tani e qave, mendimi i ketij studentit eshte aksiom per zgjedhjet, tani koni i humbi, sepse djalintha qe asnjeri sdo e votoi
    por kam vetem nje pyetje per ty mero, kur shahet lali eri ne fb pse nuk e bene lajme ti?

  3. arbeni says:

    Nga sa lexova duket se sjenari i kercenimit eshte i stisur nga ky vet dge saliu.Si duket ai e pret humbjen dhe gjasat jane qe do ta perqafoj.saliu vet eshte i baravarte me 1 milion shullazer,prandaj duhet shperfillur.

  4. eda says:

    Une nuk e njoh fare kete pedagog, por se pari, vetem fakti qe tha nepermjet gojes se Berishes se u kercenua nga banditi Shullazi, e ben shume te pabesueshem kete njeri si Kandidat per rektor, pasi po futi turinjte Berisha dihet se eshte merjonete e tij.
    Se dyti, nuk doli ne medja te japi asnje sqarim ne lidhje me ngjarjen, por vetem e hodhi ne treg. Ky eshte skuthllek, paburreri.
    E treta, pse nuk shkon ne prokurori ky njeri, por eshte mbyllur ne shtepi pasi sipas tij eshte shume i tronditur nga ngjarja. Kjo eshte burracakeri.
    E katerta, kur nga ngjarja na qenka kercenuar edhe vete shoku Dhori Kule, e imagjinoj se si eshte e verteta, pasi mjafon fakti qe Rektori i sotem eshte nje njeri pa shtylle kurrizore, vegel qorre e Berishes, pa integritet dhe i pafytyre per pushtet. Keshtu qe ne fund te fundit me duket e gjitha nje trill i shemtuar, ashtu sic di dhe ben Berisha per gjithshka.

  5. vezhguesi says:

    Te dashur miq une kam qene per nje kohe te gjate ne Universitet.Te them te drejten jam skandalizuar nga thashethemet intrigat dhe manipulimet qe behen ne Universitetin e Tiranes.Sidomos kur eshte fushata e zgjedhjeve te organeve drejtuse.Atje ka klane te cuditshme qe ne pamje te pare te lajne dhe te lyejne dhe mbrapa krave te punojne qindin.Maanipuluese me e madhe eshte Dhori Kule qe me makinacione nga me te cuditeshmet ka shum vite qe ha buke.Mund te jete nga njerizit me te pa afte.Mendoj se dhe kete incidentin e fundit e ka sajuar ay bashke me Prtine Demokratike bashke me Saliun.Shullazi mund te jete mafiozi me i madh ne Tirane por nuk mendoj se ketij maskarai i ka vajtur mendja tek bota akademike .TANI DO TE SHIKONI PLANIN TJETER TE DHORI KULES DO TE LUAJ TE GJITHE GURET QE TA HEQI NGA POSTI I DEKANIT SULO HADERIN DHE PERSERUI TE SHKOJE DEJAN TEK FAKULITETI E KONOMIK KA KOHE QE ESHTE DUKE PERGATITUR KETE SKENE KY MAFIOZ.ME BESONI KETE DO TE BEJE SICK BERE SHEZAI RROKAJ E TE TJERE.ESHTE E PA MUNDUR QE MAFIA E UNIVERSITETIT TE LJPJE TE ZGJIDHET REKTOR NDONJE PEGAGOG I AFTE ESHTE E PA MUNDUR ME BESONI KOHA DO TE TREGOJE PER KETO QE THEM UNE

    1. kiço says:

      Do qe mir te mendonit para se te flisnit o popull injorant. Sikur te mendonim pak sdo ishim ktu ku jemi sot.kshu mendojeni mir ate qe do thoni e mos futni politiken ne mes

    2. kiço says:

      I ke par ato qe ke shkruar se çke thene?mesa duket nuk I ditke ato ça ndodhin brenda ekonomikut kshu kur te marresh vesh ndodhit aty hajd e flasim bashke

  6. TITI says:

    KY PALO PETAGOG NUK ESHTE VETEM JE SERVIL I PD

  7. arben says:

    Fatkeqsisht, te gjitha qe thote ai student jane te drejta. Te tjeret qe nuk flasin si ky student i guximshem, ose kane frike ose nuk duan te ngaterrohen me te. Stafi qe ai mbante afer eshte nga me te korruptuarit dhe me arrogantet, duke nisur qe nga sekretarja e tij.

    1. joel shkodra says:

      Ky student flet sepse, siç e thote vete, “nuk eshte me student i atij fakulteti”. Ndryshe nuk do te kishte folur. Pra, edhe kjo nuk eshte burrni.

  8. Endri says:

    Mos e luj Vezgues…Dhori Kule eshte krye maskarai i UT…si ka ngrene buke ky pederast ,lafioz e delenxhi,nje zot e merr vesh…Para ca kohesh u mor dicka media,per ndertimet pa leje te tijeme miulionat qe ka grabitur nga UT,por persewri e lane ne harese,sepse i ka futur turinjete kryedelenxhiu i shqiperise Sali Berisha. Te gjitha keto sajesa jane te ketij te fundit.Koni eshte eshte fytyra e tyre e vertet

    1. katalani says:

      Sille njeher mamane ose tet moter kteje nga lagjja ta tregoi ai kush esht pederast mer legen

    2. kiço says:

      Sille njeher mamane ose tet moter ketej mga lagjja pa ta tregoje ai kush esht pederast mer legen

  9. Sadush Cani says:

    Pse o, kot merrte Argita Berisha rroge te pa pame ? Rroge ne 3-4 universitete . Madje i takonte qe ne te njejten ore te jepte mesim ne dy universitete. Ne nje privat ene nje shteteror? Po pse,o tu mbyllte dera, mos kujton se Berishes iu hap barku per Konin,apo Kulen? Po jo mor tu mbyllte ,duhet dora e Berishes ,duhet ai qe te vazhdoi rroga e cupes se babit,Cupes qe punon 28 ore ne dite e nate ,pavarsidhte se dita e nata thone qe ka 24 ore. Themi ne ,pa po pyetet Saliun ka 30 ore……..

  10. Lea says:

    Shume e vertete ! Mynyri nuk e meriton ! I uroj nje humbje te thelle .Studentet tane nuk meritojne te tille drejtues !

  11. adriana says:

    Edhe une jame dakort me theniet e atije studentu jme prinde i nje studenti qe ka patur zoti koni ja nxiu shkollen as nuke i ndihmonte fare po ai eshte i tille si saliu qe sajoi bashke me krye shullazin ate kercenim ,ai i kercenon studentet qe te votojne per te dhe te fotografojne voten ja ky eshte koni

  12. Linda says:

    Une do tju kujtoj vetem nje takim qe paten studentet e FShN ne rektoratin e Tiranes me dy kavjet e universiteteve
    Dhori Kule dhe Mynir Koni .Dhiori Kule ka letrat ne prokurori dhe eshte nje nga emrat qe eshte ne listen e ambasades amerikane per refuzim vize per vjedhjet e medha se bashku me fshatarin nga tepelena Robert Skenderin dhe drejtueset e Fakultetit ekonomik Sulo Haderi dhe kancelari pederast Ermala Haxhiaj.
    Beri mire Mostra Berisha qe mbrojti keto kavje se dhe ato pak vota qe do merrte ia coi ne minimum.
    Dhori Kule ka frike nga pasardhesi sepse do dalin ne pah nga auditimet qe mund te behen te gjitha vjedhjet e ketij hajduti te paafte qe ka subduar rektoratin per 8 vjet dhe FE po ashtu.Fundi i tij eshte dhe fundi i rrenimit te korrupsionit megalopant ne rektorat.Burgu eshte per ju. Urime per shtepine e re.

  13. Rektori says:

    Rektori i Fakultetit te Shkencave te Natyres ….!!???

  14. marta says:

    Pershendetje z. Baze! Per hire te lirise se media nuk duhet te lejoni gjithfare njerezish, me emra te rrem te shkruajne gjera qe nuk qendorjne. As personi qe shkruan se eshte student, nuk eshte student. Mediat online jane shprikur per te informuar dhe disinformuar publikin. Dhe aq me keq te perdoren nga njerez qe kane qejfmbetjen e tyre dhe shperthejne ne kete forme. Turp! Ashtu sic i kerkojne z. Koni qe te denonconte duhet ta bejne dhe vete. Te dalin me emer, mbiemer, institucion ku punojne dhe te na thone te vertetat sipas tyre.

  15. demo says:

    Kush rri me qenin mbushet me pleshta;

  16. kameleoni says:

    Kulja dihet mire se cfare mafiozi eshte, i kujtojme zotnise te tregoje bemat e tij dhe zarfet qe ka marre, nuk jane te pakta, po ku rrefehen te gjitha, nuk kane turp, intelektuale gjasme, o pika, te mjeret ne ne dore te kujt kemi rene, per 25 vjet ketu u instalua vetem vjedhje, mashtrim dhe pislliqe nga me te medhate qe ekzistojne.

  17. Baxhanaku nga Derdeci says:

    Berisha eshte kumbari i gjithe kesaj historie,per te perfituar sa me sh.politikisht,ekonomikisht.Por ai vepron me njerez,pa moral,te babezitur per fitime,dhe gjysem burra,sic eshte kule(italisht=bythe)-mjeshter per bythlepirje,e filloi me Gjinushindhe tash me Mafjozin e Tropojes.

  18. pedagogu says:

    Te dashur lexues!po ju sjell nje eksperiencen time direkte me “zotin” Koni.
    Kam mbaruar skollen e mesme per elektronik dhe universitetin per informatike ne fakultetin me te mire te shkencave te natyres ne Itali, kam kryer kurs pasuniversitar ne Suedi, te gjitha me nota te shkelqyera (110 e lode). Ne vitin 2009 jam kthyer ne Shqiperi edhe pse ne Itali fitova doktoraturen dhe nje vend pune si pedagog. Mora pjes ne nje konkurs tek shkencat e natyres te ku dekan ishte Koni per pozicionin e pedagogut (lektor) dhe e dini rezultatin: nuk fitova sepse sipas shkreses qe mu dha me firme te Konit dh Kules une nuk kisha gjuhe te huaj. Por e dini se kush fitoi: nje njeri qe kishte bere pagesen perkatese.
    Ky eshte klani Kone- Kule

  19. Drini says:

    Une e kam njohur Mynyr Konin si nje pedagoge te afte dhe njeri pozitiv. Mendoj se e meriton te zgjidhet rektor i universitetit. Sa per bindjet politike te Menyrit nuk i di por me sa mbaj mend me teper ka qene neutral ose thjesht nje simpatizant pa dale hapur, ndoshta i pd. Nga shkencat e natyres ku ka punuar Menyri vetem deputete dhe udheheqes te majte kane dale qe nga Kac Islami, Leke Gjiknur(rahmet paste), Rexhep Mejdani, Ethem Ruka, Edi Andoni etj.Por fundja bindjet e tij politike jane te tijat dhe kjo nuk i prish pune te behet rektor. Nga e gjithe fushata qe po behet kunder tij nuk ka dale asnje gje serioze kunder .Sa per nje ze kunder tij, ketu eshte e pamundur qe nje drejtues ti beje te kenaqur te gjithe , gjithemone do te kete zera kunder. Nuk me pelqen fakti qe sala iu bashkua kesaj meseleje, por ndoshta as Menyrit nuk i pelqen por ndodh qe nuk ke cbene. Menyri nuk ka pse te terhiqet nga gara sepse sala po shfrytezon situaten per te perfituar politikish.
    Menyr te uroj fitore , mendoj se eshte koha jote te behesh rektor i universitetit.

  20. ODISEJA says:

    PROFESORE GOMEWRE PA MENDIMIN E TYRE POR GJITHMONE QENER TE HALESE POLITIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje