Kjo është gruaja që u vra në tualet nga bashkëshorti biznesmen

19 Prill 2016, 14:44Kronika TEMA

Kjo eshte foto e gruas, e cila u vra ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj biznesmen në Melgushë të Shkodrës.

Ajo është Suela Sula 45 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në tualetin e mobilieri “Europa”, që rezulton të jetë nën pronësi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula.

Kanë qenë punonjësit e mobilierisë ata që e kanë gjetur atë të pajetë dhe kanë lajmëruar Policinë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por ekspertiza mjeko­ligjore vërtetoi se gruaja është mbytur me duar në fyt.

Për këtë ngjarje u arrestua bashkëshorti i saj, Sadetini, i cili akuzohet për vrasje me dashje. Dyshohet se ai ka patur një konflikt me bashkëshorten për çështje familjare, por që nuk bëhet i ditur saktësisht.

1 komente në “Kjo është gruaja që u vra në tualet nga bashkëshorti biznesmen”

  1. tfgs1 says:

    GABIM FATAL,eshte jo etike paraqitja e fotos se te ndjeres.
    Ne te kundert nje zoom per arabin killer,qe ta shofin gjithe shqiptaret…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje