Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë gati fletë-thirrjet për shumë biznesmenë, zyrtarë të lartë e të ndryshëm të administratës shtetërore, noterë, gjyqtarë e profesorë të universiteteve, që do të pyetën për dosjen e Emiljano Shullazit.
Siç raporton ‘ABC News’, prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë bërë gati listën e personave që do të thirren me cilësinë e të dëmtuarve apo personave që kanë dijeni për çështjen, ku përfshihet emri i Shullazit dhe banda e tij.
Burimet thonë se në mesin e emrave që do të thirren, janë biznesmenët të ndryshëm dhe të njohur në Shqipëri, disa prej të cilëve janë ‘gjobitur’ nga Shullazi dhe pjesa tjetër janë personat që kanë ndërmjetësuar apo ndihmuar biznesmenët për shuma të caktuara parash.
Në mesin e këtyre personave me rolin e ndërmjetësve mes Shullazit dhe biznesmenëve të ndryshëm për të ulur gjobat e vendosura, janë përfshirë edhe prokuror, gjyqtar apo edhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore.
Burimet thonë se përveç këtyre, grupi hetimor thotë se do të marr në pyetje zyrtar të lartë të Hipotekës në Tiranë dhe Durrës si dhe punonjës të tjerë të cilët kanë kryer veprime konkrete për pronën e ish-hotel Vollgës apo pronave të tjera në kryeqytet.
Në pyetje, burimet thonë se do të merren edhe drejtor të ndryshëm të institucioneve dhe persona që rezultojnë se kanë komunikuar me Shullazin apo bashkëpunëtorët e tyre.
Por kësaj liste dhe hetimit të prokurorisë, nuk do i shpëtoi edhe kandidatja për rektore, Klodeta Dibra, në emër të cilës dyshohet se Shullazi ka kërcënuar profesorët Mynir Koni dhe Dhori Kule.
Kjo, për shkak se burimet thonë se Dibra, përveç se e kishte në lagje Shullazin dhe bandën e tij, dyshohet se ka komunikuar me ato pas përplasjes me profesor Konin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Për llogari të kësaj dosje, prokuroria thotë se do të pyetën edhe disa noter në Tiranë dhe Durrës që kanë përpiluar disa kontrata, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Po ashtu, pyetjes do t’i nënështrohen edhe gjyqtar të Gjykatës së Durrësit dhe Tiranës, të cilët janë shprehur në favor të Shullazit dhe bandës së tij, me vendime që bien ndesh me ato të Gjykatës Lartë dhe Kushtetuese.
Këto vendime, dyshohet se janë dhënën nga frika e presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke regjistruar edhe prona të caktuara, si ish-hotel Vollgën në Durrës apo prona në Tiranë.
Po saliun qe deklaroi i pari kete histori nuk do ta therrase prokuroria ?
Oh, sa here kemi lexuar nga keto lloj lajmesh! Une per vehte nuk u besoj fare, deri sa te kemi nje shembull te tille, qe fatkeqesisht deri tani nuk ka ndodhur!