Pse të huajt e marrin seriozisht Berishën dhe kanë frikë nga ai?

21 Prill 2016, 21:31Politika TEMA

Deklarata e Sali Berishës për armatosjen e popullit kundër qeverisë, nga shumë njerëz në Shqipëri është marrë me humor.

Tashmë ai konsiderohet një i moshuar në krizë, që nuk rresht së thëni marrëzira.

Por, ndryshe ndodh me të huajt.

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare e kanë shumë seriozisht deklaratën e tij dhe i kanë kushtuar disa shkrime të gjata.

“Associated Press”, “Daily Mail”, amerikanja “ABC Neës” etj, kanë qenë disa nga mediat e rëndësishme ndërkombëtare që e kanë pasqyruar të shqetësuara deklaratën e Berishës.

Por, pse e marrin aq seriozisht mediat e huaja Berishën?

Shkaku është i thjeshtë.

Ai është njeriu përgjegjës i 97-s dhe mediat e huaja nuk mund ta harrojnë këtë gjë, pasi për muaj të tërë, Shqipëria u kthye në epiqendrën e lajmeve për Europën.

Këtë gjë e përmend edhe “Associated Press” në shkrimin e vet.

“Në vitin 1997, – kujton më tej “Associated Press”, – atëherë President i Shqipërisë, Berisha u rrëzua pas një revolte popullore dhe muajsh të tërë anarkie, pasi populli humbi të gjitha kursimet nëpër skema piramidale investimesh. Në atë kohë, thuajse të gjitha depot e armatimeve u hapën dhe shumë prej atyre armëve janë ende në qarkullim nëpër Shqipëri, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009”.

Të huajt Berishën e mbajnë mend pikërisht për ’97-n dhe kur një njeri që ka shkaktuar luftë civile në vend, kërkon armatosjen e popullsisë, ato e marrin seriozisht.

Nuk mund ta harrojnë ’97-n.

9 komente në “Pse të huajt e marrin seriozisht Berishën dhe kanë frikë nga ai?”

  1. shoku says:

    Pse ai eshte “burre shteti” apo jo Amerika, apo ser Lu. Ti çfare mendon? Apo ti di mire shqip dhe mesa duket dhe shprehje popullore te saj si:
    Sipas kokes dhe kapelen. Me duket vetja sikur po jetoj ne boten e trete. Po mire, nese neser une dhe nje pjese e madhe njerzish dalim ne rruge dhe kerkojme me te madhe se duam te armatosemi, policia do te na shoqeroj ne brenda? Apo duhet te marrim leje?

    1. kastrioti says:

      sepse dhori kule eshte mik i ngushte me moniken, dhe infon per shullazin nuk donin ta nxirrni. vet dhe ja kaluan sales

  2. Bjordi says:

    Te huajt nuk e harrojne sigurisht.Problemi eshte se e kemi harruar ne!Dhe e kemi harruar qe me 98-en!

  3. astroboj says:

    Sepse Sala gjithmone u ka puthur bythen te huajve. Asnje te huaji nuk i dhemb kur Sala djeg e shkaterron Shqiperine. Sado i eger te jete Sala, ai mbetet i dobishem per te huajt. Prandaj tumorin me emrin Sale do ta zgjidhin shqiptaret, jo te huajt.

  4. artiles says:

    Ne albanistanasit harrojme shpejt, falim shpejt pikerrisht sepse harrojme spejt gjerat e medha. …. por pergjerat e vogla te thajme piten. Per nje llaf goje, per nje shikim shtrember, per nje gervishje makine etj, etj, te vrasim ne vend.
    Prandaj na kane frike, jo se jemi te forte, por te marrim ne qafe per hic mos gje.

  5. Rigoni says:

    Qeni i Vici-dolit Cdo veprim e ben i urdheruar nga ustallaret e tij qe jetojne ne Amrike.

  6. dino didani says:

    Sala na turpuroi te gjithe ne pleqeve! Do na quajne edhe ne pleq te rrjedhur,ky eshte nje nga demet me katastrofike qe i shkakton Sala bashke moshatareve!!!! Jazek i qofte!!

  7. Tomorri says:

    Nje i cmendur kishte hipur ne nje peme dhe thoshte se do hidhej. Nje grup njerzish me sopata nga posht i thoshnin te zbriste se ndryshe do prisnin pemen. I cmenduri nuk zbriste por u thoshte se nuk e prisnin pemen ata. Erdhe nje i cmendur me nje brisk rroje dhe i tha qe te zbriste dhe ai i zbriti me njehere duke thene se e pret me te vertet se i cmendu eshte ai

  8. ZZZ....zz says:

    PO…., SEPSE OSE E VENE TE HUAJT KUR U DUHET TE FILLOJNE TRAZIRAT PER INTERESAT E TYRE OSE SALIU BENE NE DISA RASTE EDHE ME KOKEN E VETE PER TE TESTUAR TE HUAJT DHE PER TU THENE “JAM GATI A ESHTE KOHA TANI…”…..??!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje