Reforma në arsimin e lartë pritet të nisë zbatimin në vitet 2016-2017. Ligji i ri fut një skemë të re financimi bazuar në buxhetin e shteti dhe vetëfinancim përmes të ardhurave që do të gjenerojë universiteti në sajë të një autonomie të re financiare.
Sipas këtij ligji: “Pronat e paluajtshme, në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet publike të arsimit të lartë, që i shërbejnë institucionit për të garantuar përmbushjen e misionit të tij, kalojnë në administrim të institucioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për arsimin.
Po ashtu në ligj thuhet se “Institucionet mund të zhvillojnë pronat me miratim paraprak të subjektit që i ka kaluar pronën në administrim”. Autoritetet thonë se sfida e universitetit pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe transferimit të pronave nën administrimin e ri do të jetë e madhe.
Si do ta perballojë këtë sfidë dhe konkurrencë me universitetet e mëdha private? Ndërtimi i kampusit të ri e të madh universitar është njëra prej tyre.
Megjithëse vendimmarrja do jetë kolegjiale nga bordi administrues, sigurisht peshë specifike do të ketë edhe zëri i rektorit të Universitetit të Tiranës. Të sapozgjedhurit edhe nën kërcënimet e mafiozëve, profesor Mynyr Konit.
“Qyteti Studenti” quhet i tillë sepse ka përmasa të tilla. Ai shtrihet në rreze të një zone kodrinore periferike të Tiranës, e shquar për vila dhe zona rezidenciale që e kanë bërë atë prej vitesh një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.
Me hyrjen në fuqi të ligjit për arsimin, e gjithë kjo zonë do të gdhihet pronë e Universitetit të Tiranës. Projektet për kampusin e ri universitar dhe 30 milion eurot që i mungojnë atij për ta ndërtuar, janë një arsye e mjaftueshme për të ngjallur interesat e investimeve private, përfshirë edhe paratë e grumbulluara nga aktivitete kriminale.
Këtu duhet gjetur edhe përgjigjja përse, sipas Prokurorisë, grupe kriminale si ai i Shullazit tentuan të ndërhyjnë në garën për rektor të universitetit më të madh në vend./ TCH
I gjithe lajmi eshte nje genjeshter e madhe. Sipas ligjit te ri Rektori merret me administrimin akademik dhe ska te beje me administrimin ekonomik per te cilin do kete nje bord administrimi. Sipas jush ky lajm nenkupton qe Mynyr Koni nuk do bashkepunonte me mafian ndersa kandidatja Dibra po. Turp per ju gazetare aspak profesionale qe botoni pacavurre te tilla parazitare marre nga media te tjera qe si dihen interesat ku i kane.
Pikerisht, ketu qendron dhe vazhdimesia mafjoze e Dhorkes, duke lene pasardhesin e pronave dhe bordin e administrimit. Bordi zgjidhet nga senati, ku ministrja bashke me rektorin kane ne dore kete bord, pra edhe ndarjen e trofese. Dhorka qe do ti ishte pa shprese, tashme ka aksionet e veta ne te nepemjet skemes mafioze te zgjedhjeve.
Prokuroria e dhime duhet te hetoje krijimin e skemave zgjedhore nepermjet,
1. punesimeve korruptive, te cilat nuk prodhojne edukatore por “tatimore” prodhimesh,
2. rrjeteve neopotike ne universitetet shqiptare te cilat prodhojne vetem votues te kumbarit, Dhorke,
3. kthimin e universiteteve ne shkolla te mesme, per shkak te mediokriteit qe mbizotron,
4. Shtrirjen parazitare te zyrave Ministrore me ne krye Ministren, per te financuar dhe mbeshtetur ligjerisht, neermjet ligjit te IAL-ve dhe rregullores se zgjedhjeve.
5. Rolin e politikanit qe deri me tash nuk ka folur, per kete rrjet, A eshte ai kumbari i gjithshkaje?
Mos ja fusni kot! Ligji i ri e ndan totalisht rektorin nga veprimtaria ekonomike e universitetit. Funksionet administrative me karakter financiar i ngarkohen administratorit.
“Këtu duhet gjetur edhe përgjigjja përse,sipas Prokurorisë,grupe kriminale si ai i Shullazit tentuan të
ndërhyjnë në garën për rektor të universitetit më të madh në vend”.
Perse pikerisht kerkuan terheqjen e Mynyr Konit?
Logjika eshte e thjeshte,per te favorizuar rivalen Klodeta Dibra,qe mund i kete “premtuar” shullazeve favore per “investime private”.
Nese qendron kjo logjike,pa folur per rastin si nje skandal te politikes shqiptare,kjo sepse Klodeta Dibra ishte e favorizuara e PS.
Eshte perfshire Klodeta Dibra direkt ne kete mesele?-nuk besoj.
Kush eshte porositesi qe trimeroi Shullazin,qe te kerrcenoi Mynyr Konin,kush,kush,kush??????????????????????????????????????????
Klodeta Dibra: Rama ma plotësoi dëshirën për të qënë në këshillin bashkiak
Zonja Dibra, ju kryesoni listën e Partisë Socialiste si kandidate për këshillin bashkiak të Tiranës, si e shihni këtë vlerësim ?
Nuk ka sesi mos të shprehem se ndihem shumë e vlerësuar në besimin që më është dhënë. Gjykoj se përzgjedhja për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të subjektit politik Partia Socialiste më obligon edhe më shumë ndaj qytetit tim, me të cilin kam qenë pazgjidhshmërisht në binomin individ-qytet, binom që më ka shoqëruar që në fëmijërinë time dhe që ka mbrujtur tek unë dashurinë e pakursyer për qytetin që më dha shumë nder, por dhe të cilit i kam shërbyer me shumë devotshmëri dhe që, pa mëdyshje, do të vazhdoj t’i shërbej me përkushtim e përulësi.
Keto skenare u organizuan nga mjeshteri i shpefjes dhe vrasejeve Sali Berisha dhe nuk kane te bejne fare me ate se cfare ndodhi ne realitet. Te gjithe rektoret dhe dekanet apo shefat e katedrave u zgjodhen ne qetesi, pa nderhyrjen e qeverise. Te ishte PD ne qeveri do te kish bere cdo gje dhe mashtrim e shpifje dhe manipulim per te vendosur njerezit e vet. PS i la te lira zgjedhjet dhe e gjeti veten ne karrigen e te akuzuarit nga mjeshtri i mashtrimit. Shume dobet PS. Kini parasysh qe SHISH akoma drejtohet dhe i sherben PD-se dhe Berishes. Jane SHISH ‘qytetari dixhital’ i Berishes. Edi vazhdon me naivitetin e tij. Vazhdo Edi Rama merr Xanax te behesh i lumtur se Berisha te beri lanet dhe po te nxjer bojen me geneshtra dhe mashtrime. Duhet thene qe ky artikull eshte nje tjeter strategji e perdorur nga PD dhe e mbeshtetur nga KGB dhe grupi Podesta per te demaskuar PS dhe Ramen dhe te vendose perseri proserbet ne fuqi.