Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 7 persona kryesisht zyrtarë dhe farmacistë të cilët akuzohen se janë përfshirë në skemën mashtruese në lidhje me rimbursimin e ilaçeve.
Organi i akuzës ka kërkuar 20 vite burg për 7 të akuzuarit të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 56 milionë lek të reja.